Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet ambasada amerikane në Jemen

Shko poshtë

Sulmohet ambasada amerikane në Jemen Empty Sulmohet ambasada amerikane në Jemen

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 1:49 pm

Sulmohet ambasada amerikane në Jemen


Sulmohet ambasada amerikane në Jemen Largea_us-botschaft-in-sanaa1347530610
Zemërimi me filmin anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ka vazhduar të përhapet në gjithë botën myslimane.

Të enjten, demonstruesit kanë sulmuar ambasadën amerikane në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

“Zoti është më i madhi! Zoti është më i madhi!”, kanë brohoritur ata.

Ata kanë depërtuar përmes portës kryesore të kompleksit diplomatik, duke thyer dritaret dhe djegur automjetet, para se policia t’i dëbonte me topa uji dhe të shtëna paralajmëruese.

Po sot në Kajro, policia është përleshur me demonstruesit, në ditën e tretë të protestave para ambasadës amerikane.

Të mërkurën, protesta të ngjashme janë shënuar edhe në Tunizi dhe Sudan.

Si pasojë e sulmit të turmave të zemëruara me filmin që tall Profetin Muhamed, të martën ka humbur jetën ambasadori amerikan në Bengazi, Kristofer Stivens, dhe tre bashkëpunëtorë të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi