Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeprokurorja Ina Rama paditet për shpërdorim detyre

Shko poshtë

Kryeprokurorja Ina Rama paditet për shpërdorim detyre Empty Kryeprokurorja Ina Rama paditet për shpërdorim detyre

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 15, 2012 6:19 pm

Kryeprokurorja Ina Rama paditet për shpërdorim detyre




Kryeprokurorja Ina Rama paditet për shpërdorim detyre Largea_ramaina1347711115
Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama, paditet penalisht në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, për akuzën e Shpërdorim të detyrës në bashkëpunim, dhe pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës në bashkëpunim.

Duket se nuk kanë fund peripecitë e kryeprokurores Ina Rama për shkarkimet e disa prokurorëve, vendime këto të vlerësuar të padrejta nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje në rastin e prokurorit Bardhyl Shehu, një vlerësim i tillë është dhënë dhe nga Gjykata Kushtetuese.
Pavarësisht se gjykata në të gjitha rastet është shprehur që prokurorët të kthehen në detyrë, kryeprokurorja duket se nuk merr parasysh vendimet e asnjë prej gjykatave. Ky ka qenë motivi i kallëzimit penal të depozituar nga një prej prokurorëve të shkarkuar Tom Dedaj.
Peripecitë për Dedajn, në atë kohë prokuror në rrethin Kurbin, kanë nisur me Dekretin nr.6227 datë 02.09.2009 të Presidentit të Republikës, për shkarkimin Tom Dedaj nga detyra e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe bazohej në një kontroll (inspektim) në Prokurorinë e Rrethit Kurbin për periudhën 2006-2008, Gjykata e Lartë ka çmuar se edhe pse nga ana e Këshillit të Prokurorëve, në materialin e dërguar Prokurorit të Përgjithshëm, shkeljet e konstatuara nuk ishin vlerësuar në kategorinë përkatëse për shkarkim nga detyra porqë parashikohen me masë disiplinore më te lehtë për Dedajn, gjykata e Lartë vendosi në datën 3 nëntor të vitit të kaluar me vendim të formës së prerë për “Shfuqizimin e Dekretit nr.6227, datë 02.09.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.


Kthimin e paditësit në detyrën e mëparëshme të Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Dhënien paditësit Tom Dedaj të pagës së prokurorit nga data 22.05.2009 deri në kthimin e tij në detyrë.
Rrëzimin e kërkesë padisë për dhënien e një shpërblimi të drejtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi