Rrëfimi i incizuar në DVD i Nazim Bllacës
Faqja 1 e 1

Në vijim po botojmë transkriptin e DVD-së, deklaratës së dhënë nga Nazim Bllaca, vërtetësinë e së cilës dhe pohimet tha se i mbështeste me përpikëri.
Emrat e apostrofuar nga Nazim Bllaca:
Azem Syla, Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili, Fatmir Limaj, Ekrem Jashari, Sadik Abazi, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Kadri Veseli, Ferat Shala, Bekim Syla.
Plagoset atentatori
Në një atentat është plaguar Driton Hajdari, i cili ka qenë personi kyç rreth atentatit të z. Adem Salihaj. Në këtë atentat ditën që është plagosur në mbrëmje e kemi dërguar në QKU, Driton Hajdarin dhe kemi kërkuar ndihmë nga Fatmir Xhelili që ta bëjë organizimin sa më shpejt se ishte plaguar rëndë.
DVD-të janë shpërndarë për media nga deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci, të cilët pavarësisht se thanë se ndihen të kërcënuar nuk mund të ndalojnë që të mos dihet e vërteta, dhe se thanë se këtë e bëjnë me shpresë se EULEX-i do të ndërhyjë. Në vijim është rrëfimi i paprekur i dorasit Bllaca.
“Jam Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, komuna e Lipjnait. Jam i lindur me 1.4.1972. Kam fakulteti e gjeografisë dhe kam punuar në shkollën fillore Emin Duraka para luftë,s pas luftës kam punuar në shkollën e fshatit tim. Kam qenë pjesëtarë i UÇK-së, nga fundi i qershorit 1998 deri më 12 qershor 1999. Kam qenë i plagosur në tetor 1998 në një atentat në fshatin Godanc tek familja e Fatmir Qerimit. Ata e kemi bërë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, me urdhër të Komandantit të Zonës- Fatmir Limës. Pas luftës kam filluar të punoj si arsimtar në shkollën fillore Kadri Deda në fshatin Ribar si arsimtar i gjeografisë. Me të përfunduar lufta jam angazhuar në strukturën e SHIK-ut, dhe prej asaj dite deri në vitin 2007, ku kam punuar afër në strukturën e ekzekutimit që ka qenë shtyllë e veçantë e Azem Sylës, Xhavit Halitit. Që nga qershorit i viti 1999 kur kam filluar të punojë si anëtar i SHIK-ut, unë si Nazim Bllaca kam filluar kontaktet për herë të parë me Ekrem Jasharin. Nuk e kam njohur, mirëpo nëpërmjet një shoku të luftës i cili quhet Bekim Bytyçi nga Prishtina, që punon në Gjenevë, është dhëndër i Sami Demakut. Ai nëpërmjet Ekrem Jasharit është ardhur deri tek lidhja mes meje dhe Ekrem Jasharit dhe anëtarësimi im në SHIK. E kam fjalën për fundin e qershorit 1999. Për herë të parë me një person sikurse Azem Syla kam biseduar me Ekrem Jasharin në Lipjan dhe nga ai moment jam kyçur ne radhët e SHIK-ut, si person i besuar dhe i cili ka kontribuar në UCK. Vrasjen e parë pas luftës e kemi kryer me 15 qershor ora 9.00 në Varigovc komuna e Lipjanit. Viktima është Sali Gashi. Atje kemi shkuar me urdhër të Fatmir Xhelilit. Kam qenë dhe Faruk Gashi nga Shtimja. Quhet Faredin por emri me shkurtesë është Faruk Gashi nga Shtimja. Vrasjen e dytë e kemi bërë rreth 27 dhe 28 qershor në fshatin Kraishtë të komunës së Lipjanit. Viktima është Adem Lahi një kolaboracionist, por jo i nivelit sa që kemi vepruar na. Viktima e tretë ka qenë Ibush Kllokoqi në Prishtinë, nuk jam i sigurt rreth datës por natën kur është bërë ekzekutimi i tij kam biseduar unë me Azem Sylën. Faruk Gashi dhe Shpresim Uka. Shpresim Uka është person i cili ka lidhje miqësore me Azem Sylën. Ai e ka gruan nga fshati Halilaq, komuna e Fushë-Kosovës, ndryshe është mbes e Azem Sylës dhe punon në Radio Kosova e Lirë. Ditën kur është marrë vendimi unë nuk kam qenë aty. Në mbrëmje unë kam kontaktuar tek Viktoria dhe nga xhipi i Azem Sylës unë Nazim Bllaca e kam marrë “shkorpionin” dhe Shpresim Uka, Faredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla ka qenë aty dhe Sadik Abazi nga fshati Davidovc. Vrasje e tretë më takonte mua për arsye se sipas Azem Sylës ishte zinxhiri komandues që të gjithë të implikohen në vrasje. Në Varigovc vrasjeje e ka kryer Fardin Gashi. Në Kraisht vrasje e ka kryer Sadik Abazi, ndërsa në Prishtinë Ibush Kllokoqin unë Nazim Bllaca personalisht kam qenë me tre persona tjerë dhe e kemi bërë ekzekutimi e tij në prani të gruas së tij. Po përshkruaj vrasjen e Ibushit në pika të shkurta. Natën kur kemi shkuar ka qenë fillim i errësirës. Unë e kam ftuar që të dalë jashtë. Ka dalë e shoqja e tij dhe me të dalë kam thënë se duhet të kontaktoj me bacën Ibush për një pasaportë se dua të dal jashtë. Në atë moment ka dalë baci Ibush dhe është bërë vrasja e tij. Vrasja e tij kam dëgjuar se ka bërë jehonë të madhe sa që Sabri Novosella dhe Selatin Novosella kanë bërë pagesa darkash edhe në Tiranë. Vrasje e tij ku e kam zbuluar se prapa saj qëndron Azem Syla ka qenë në prill 2007, kur Azem Syla më ka thënë direk mua se unë Azem Syla kam pasur gisht direk te Ibush Kllokoqi. Sa i përket Selim Broshës, më kanë çuar mua ta shoh në “Dubrovnik”. E kam përcjellë, ka qenë një person i shëndoshë, shtatshkurtër dhe atë e kemi përcjellë deri në momentin në ditën e ekzekutimit. Nuk kam marrë pjesë në ditën e ekzekutimit të tij, por kam marrë pjesë në parapërgatitjen e vrasjes së tij. Selim Brosha e ka pasur banesën prapa “Qafës” dhe aty unë kam qëndruar 1 muaj duke shitur cigare pas orarit të punës kinse po shesim cigare, jemi tregtarë, ndërsa është përcjellë Selim Brosha, i cili në atë kohë ka pasur një Golf 2 të bardhë. Në atë kohë na ka ardhur urdhri që të punojmë në tri drejtime. Struktura e vrasjeve ka qenë të punojmë në tri drejtime. E para ka qenë vrasje e kolaboracionistëve, ashti si i quajtshin këta, është fjalë për Azem Sylën, Xhavit Halitin, Ferat Shalën, Kadri Veselin dhe Fatmir Xhelilin. Të gjithë këta i njoh, kam biseduar, përpos me Kadri Veselin, të cilin nuk e kam parë dhe nuk e njoh. Shifra ime me të cilën kam raportuar në linjën e Ferat Shalës ka qenë me shifrën “SEIKO”. E kam pasur një orë nga Zvicra dhe me atë shifër kam raportuar për terrenin e Lipjanit, Ferizajt, Shtimes dhe një pjesë të Vitisë. Në atë kohë na ka ardhur neve një urdhër i cili kishte të bënte me anëtarët dhe kokat me të njohura, më të fuqishme të LDK-së. Ardhja e Rugovës në Kosovë e ka destabilizuar SHIK-un, kështu që SHIK-u është dashur të forcohej dhe të fillojë strukturën e organizimit dhe vrasjet. Personalisht kam qenë i kyçur në përgatitjen e atentatit ndaj z. Adem Salihajt nga komuna e Ferizaj, i cili në atë kohë ka qenë person me ndikim të madh dhe e kemi ditur se nuk kemi çka dalim në zgjedhje në Ferizaj. Adem Salihajn nuk e kam njohur kurrë, nuk i kam pasur borxh as familjarisht asgjë, mirëpo Adem Salihaj si person me ndikim më ka ardhur urdhri nga Azem Syla dhe Ekrem Jashari se duhet të vritet. E kam përcjellë bashkë me Sadik Abazin nga Davidovci, Farfuk Gashin nga Shtimja, Shpresim Uka dhandër i Azem Sylës dhe Driton Hajdari nga komuna e Prishtinës. E kemi përcjellë pothuaj 1 muaj ditë me një “Omegë” e cila na u ka dhënë shpërblim nga një donator nga Gjeneva. “Omega” ka qenë 3 mijë kubikë, 24 ventila, ngjyrë metalike. Në momentin kur është përgatitur qe atë ditë të ekzekutohet Adem Salihaj ai është përcjell mirë sepse atë kohë ka qenë fushatë dhe në atë kohë ne kemi përcjellë me dy vetura. Në veturën që është dashur ta ekzekutoj kanë qenë Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe Shaban Syla. Këta tre kanë qenë perona kyç. Ne kemi qenë në tjetrën veturë duke pritur te dera e hyrjes së oborrit Adem Salihajn. Kjo ka qenë ajo e cila na ka shtyrë që unë të dal të veprojë përkushtimisht si anëtar i SHIK-ut duke marrë parasysh se Adem Salihaj ishte bashkëpunëtorë i UDB-së i sigurimit shtetëror të Serbisë, ashtu thoshte Azem Syla. Në prill të viti 2007 Azem Syla e ka pranuar edhe këtë te Adem Salihaj kinse unë qëndroj prapa përgatitjes së atentatit ndaj tij. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira miqësore në këtë fushë, është fjalë në fushën e vrasjeve me Ekrem Jasharin. Ekrem Jashari dhe Azem Syla janë të lidhur ngushtë mes vete duke përfshirë edhe Xhavit Halitin. Përgatitjen e atentatit ndaj Ismetit i cili ishte nga ish-Devet Jugoviqi dhe jetonte në Prishtinë e ka dhënë urdhër Azem Syla. Përndryshe Azem Syla, Ismetin e ka edhe mik të shpije dhe e ka pasur mik të shpije edhe në atë kohë. Ne në atentat kundër Ismetit kemi qenë unë, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla nga fshati Kishnarek. Aty nuk më kanë treguar mua se në atë banesë kanë shkuar edhe më herët dhe kanë tentuar njerëz që të bëjnë atentat kundër Ismetit. Azem Syla në mënyrë direkte në prill 2007 kur kam filluar unë të largohem nga kjo grup kriminale ka thënë që unë e kam mik të shtëpisë dhe ti nuk e njeh më mirë se unë, se ai punon për shërbim shtetëror të UDB-së. Në këtë atentat është plaguar Driton Hajdari, i cili ka qenë personi kyç rreth atentatit të z. Adem Salihaj. Në këtë atentat ditën që është plagosur në mbrëmje e kemi dërguar në QKU, Driton Hajdarin dhe kemi kërkuar ndihmë nga Fatmir Xhelili që ta bëjë organizimin sa më shpejt se ishte plaguar rëndë. Driton Hajdari nuk ka qenë në UÇK, mirëpo pasi që i kishte kanë një dëm i madh Azem Syla ja ka dhënë librezën dhe e ka bërë veteran të UÇK. Ky është zinxhiri komandues i vrasjeve në këtë nivel sa u përket urdhrave tjerë që i ka quar Azem Syla në mënyrë direkte ka qenë edhe Sefer Syla. Sefer Syla është mixha i Azem Sylës, mësues 30 vjeçar në shkollën fillore Bajram Curri në Nekovc. Ai ka punuar bashkë me nëj dajë timin Fehmi Gashin që të dy kanë qenë anëtarë të LDK-së dhe edhe sot janë anëtarë të LDK-së. Azem Syla një mbrëmje ka dërguar Shpresim Ukën dhe janë ardhur më kanë marrë në Ribar të madh. Është fjalë për korrikun 1999 më kanë marrë mu dhe kemi shkuar direkt në shtëpi të Sefer Syles. Sefer Syla ka pas një shtëpi vetëm katin e parë, i dyti i pa ndërtuar dhe ka qenë urdhri të ekzekutohet për arsye se gjithnjë sipas Azem Syles ky person e ka përcjellë nga afër Azem Sylen prej viti 1980-1998. Gjithmonë sipas Azem Sylës i referohem vendimeve të tij. Sefer Syla ka pasur me u vra në mes të fshatit Kishnarek dhe Nekovc. Jemi dalë, e kemi lokalizuar vendin ku t bëhet ekzekutimi dhe pasi që jemi dal aty kam pasur kontakte me dajën tim Fehmi Gashin. Në atë kohë daja im ka thënë që ky person nuk është për ta ekzekutuar dhe është anuluar ky vendim se Seferi një kohë ka jetuar në Prishtinë se ju ka frikuar këtyre. Përpos kësaj në Kishnarekë është rrahur në mënyrë brutale Nezir Gara. Nezir Gara ka qenë anëtar i LDK-së, po foli prapë për korrik 1998. Neziri është rrahur në mënyrë brutale, ditë e shtunë në tregun e kafshëve në Komoran, Bushat tash quhet në një shitore është përcjellë nga Sadik Abazi, por unë nuk kam marr pjesë në këtë rrahje. Kanë marrë pjesë Faruk Gashin, Shpresim Uka dhe t Hajdari, ata kanë marrë pjesë direk. Personi Nezir Gara me të kthyer nga tregu kthehet hynë në një shitore dhe aty e zane dhe e rrahin në mënyrë brutale. Sa i përket Kishnarekës dhe Ferizajit. Ndërsa prapë kanë filluar urdhrat nga ministria e mbrojtjes . Ne nuk kemi punuar në linin e askujt nën drejtimin e askujt përveç të Azem Sylës dhe Fatmir Limës.Azem Syla ka qenë ministër i mbrojtjes , ndërsa Fatmir Limaj zëvendësministër.Në atë kohë ka ardhur një urdhër që të merret Banush Berbatovci, kinse ka qenë kolaboracionist dhe të ekzekutohet. Banush Bërbatovci është nga Dobraja e madhe dhe është fakt që Banush Berbatovci e ka lexuar përmbysjen e Kushtetutës në kohën e Millosheviçit në Beograd dhe jemi shkuar e kemi marrë atë, unë, Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe Driton Hajdari. Pasi që e kemi marrë dhe e kemi qitë në një lokacion përtej minierës së Goleshit, Banush Bërbatovci e nxjerr një letër të thjeshtë dhe thotë: “Unë jam nën mbrojtjen e Fatmir Limës”. Në atë kohë ministria e mbrojtjes ka funksionuar normal në kohën e Qeverisë së Përkohshme. E kemi marrë atë letër dhe të nesërmen kemi shkuar tek Fatmir Limaj, në zyrë pranë Ministrisë Mbrojtjes, ka qenë edhe Azem Syla. Me të hyrë aty e kemi parë veturën e Banush Bërbatovcit i cili kishte shkuar para neve dhe bisedonte me Fatmir Limën , kinse s’ka ndodhur asgjë. Më vonë janë ndeshur Azem Syla dhe Fatmir Lima rreth kësaj çështjeje. Për arsye se Banush Bërbatovci nga Dobraja e madhe kishte shpëtuar nga regjimi i Serbisë vëllain e Fatmir Limës , Demir Limën, në atë kohë kur familjes Limaj iu kërkonte një pushkamitroloz është fjala për vitin 1996”. / Vijon në numrin e nesërm të gazetës

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
E kishim detyrë t’i vrisnim kokat e LDK-së

Pjesa e dytë e rrëfimit të Nazim Bllacës
Në vitin ’99, kur na ka ardhur struktura, skema dhe shtrirja, sektori i vrasjeve për ekzekutim kemi qenë: Unë Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Faruk Gashi, Sadik Abazi dhe Driton Hajdari.
Vrasje për PDK-në
E përmenda, kemi pasur për t’i ndjekur kokat e LDK-së, ku nuk ka pasur në ato komuna dhe nuk ka mundur të lëvizë asnjë hap PDK-ja, kanë qenë Besiana dhe Ferizaj, në rrafshin e Kosovës. Është fjala për Ferizajn ku kokë e LDK-së ka qenë Adem Salihaj e në Besjanë Agim Veliu dhe Ejup Visoka, këta janë tre personat, tri figurat që, gjithmonë sipas Azem Sylës, është dashur të ekzekutohen.
Te “Ana Benz”
Te “Ana Benz” ia kam vizatuar 17 vrasje, plagosje, përgatitje të atentateve dhe atentate. Azem Syla këtë e ka thënë direkt, kemi qenë vetëm unë dhe ai. Më ka kontrolluar mos kam telefona. Kam hyrë në “Ana Benz” që është e tij në një zyrë ku shkruan “rezervim”, kam biseduar në mënyrë direkte dhe më ka thënë që çka të duash të bëj në nivelin komunal, në nivelin qendror rreth vrasjeve, tentimvrasjeve të anëtarëve të LDK-së.
Këtë ma ka thënë edhe Banush Bërbatovci, sepse atë e kam edhe dajë të babës. Kjo ka qenë rreth Banush Bërbatovcit. Sa i përket vrasjes, tentimvrasjes së Agim Veliut e të Ejup Visokës, Shpresim Uka në mënyrë direkte më ka thënë mua: “Unë nuk kam marrë pjesë në atentat kundër Agim Veliut”. Këto që kam marrë pjesë direkt në atentat edhe i përmenda. Në vrasjen e Agim Veliut dhe të Ejup Visokës janë Shpresim Uka dhe Driton Hajdari. Këta dy janë, dy figura të cilët dy ditë pa u gjuajtur Agim Veliu më kanë ftuar mua, që nëse nuk kryhet një punë në regjionin e Besjanës duhet të vish edhe ti për të na ndihmuar. E njëjta fjali më është thënë nga Shpresimi edhe kur janë vrarë gazetari i Skenderajt, Kastrati, e Dajaku që në një farë forme më ka lidhur mua, për numrin e vrasjeve në regjionin e Drenicës. Sa i përket urdhrave unë, si Nazim Bllaca, kam kuptuar se nuk kam marrë urdhër nga Xhavit Haliti, as nga Fatmir Limaj, por kam marrë urdhër direkt nga Azem Syla. Po flas pak rreth strukturës organizative të vrasjes. Ne menjëherë pas luftës, kur jam radhitur në SHIK, kemi qenë tre persona që kemi marrë paga: Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe unë, Nazim Bllaca. Përndryshe kam qenë shpeshherë duke vozitë autokombajnën në korrik të vitit ‘98, paga më ka ardhur dhe dorëzuar në shtëpi. Shpeshherë ka ndodhur që edhe nëna ime e ka marrë pagën që ma kanë sjellë nga SHIK-u dhe më ka pyetur: “Si është e mundur, nga po të vijnë këto mjete”. Kam menduar, kam besuar se jam në një linjë duke punuar në rrafshin kombëtar, si duhet dhe në një pozicion, i cili do të na çojë përpara, jo vetëm mua dhe familjen time, por edhe tërë Kosovën, mirëpo kishte qenë e kundërta. Në vitin ’99, kur na ka ardhur struktura, skema dhe shtrirja, sektori i vrasjeve për ekzekutim kemi qenë: Unë Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Faruk Gashi, Sadik Abazi dhe Driton Hajdari. Në tri fusha kemi punuar. E përmenda, kemi pasur për t’i ndjekur kokat e LDK-së, ku nuk ka pasur në ato komuna dhe nuk ka mundur të lëvizë asnjë hap PDK-ja, kanë qenë Besiana dhe Ferizaj, në rrafshin e Kosovës. Është fjala për Ferizajn ku kokë e LDK-së ka qenë Adem Salihaj e në Besjanë Agim Veliu dhe Ejup Visoka, këta janë tre personat, tri figurat që, gjithmonë sipas Azem Sylës, është dashur të ekzekutohen për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror të Serbisë. Fusha e dytë e vrasjeve ka qenë rreth dëshmitarëve të Hagës. Unë mik të shtëpisë e kam pasur Ismail Bërbatovcin, i ekzekutuar gjatë luftës, i marrë mu nga dalja e shtëpisë sonë dhe është ekzekutuar në rrethinën e Kleçkës. Lidhur me bashkëpunëtorët e Hagës në mënyrë direkte kam qenë i kyçur në Carralevë, ku Azem Syla na ka çuar të ekzekutohet një bashkëpunëtor kundër Fatmir Limajt, dhe në fshatin Dobrajë ku në mënyrë direkte, kemi çuar kërcënime dhe në Gjykofc është fjala për Daut Gashin. Të tri këto figura kanë qenë që ne i kemi ngulfatur në mënyrë indirekte që të mos bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës. Ndërkaq pika tjetër ka qenë kundër kolaboracionistëve, duke përfshirë: Ibush Kllokoqin, Selim Broshin, Banush Bërbatovcin, Ajet Istogun, Sali Gashin nga fshati Varigovc, Adem Lahin nga fshati Kraishtë. Pastaj ka qenë një listë edhe në Shtime, të cilën nuk kemi mundur ta ekzekutojmë. Në të qenë Nuhi Syla, arsimtar i matematikës në shkollën fillore “Emin Duraku” dhe shumë të tjerë kanë qenë në listën e ekzekutimit. Ne kemi punuar në tri drejtimet që i përmenda edhe më herët dhe si rezultat i këtyre që është bërë në vitin 2005, filluan disa plasaritje, filluan disa burgosje dhe në një farë forme kam vërejtur që këta janë duke u munduar njëri-tjetrit t’ia hedhin fajin për vrasje. Në vitin 2006 kam acaruar dhe kam prishur marrëdhëniet me Azem Sylën dhe Ferat Shalën. Ferat Shala ka qenë në SHIK dhe sipas meje ka qenë dyshi, bashkë me Fatmir Xhelilin. Kam prishur marrëdhëniet në vitin 2006 dhe kam kërkuar që të takohem në prill të vitit 2006 me Azem Sylën dhe jam takuar te “Ana Benz”. Te “Ana Benz” ia kam vizatuar 17 vrasje, plagosje, përgatitje të atentateve dhe atentate. Azem Syla këtë e ka thënë direkt, kemi qenë vetëm unë dhe ai. Më ka kontrolluar mos kam telefona. Kam hyrë në “Ana Benz” që është e tij në një zyrë ku shkruan “rezervim”, kam biseduar në mënyrë direkte dhe më ka thënë që çka të duash të bëj në nivelin komunal, në nivelin qendror rreth vrasjeve, tentimvrasjeve të anëtarëve të LDK-së, Ibush Kllokoqit, Selim Broshit dhe Ismetit nga Nëntë Jugoviqi, ti nuk bën të lëvizësh. Këta m’i kanë pas obligim 220 mijë euro. Në vitin 2007 kam paraqitur në Stacionin 2 se Faruk Gashi, kam punuar biznes me të, ka obligim ndaj meje 220 mijë euro. Ka dëgjuar Azem Syla dhe më ka njoftuar që të takohem me të. Jam takuar me Azem Sylën e Shpresim Ukën dhe Azem Syla në maj të vitit 2007 ka thënë kështu, po citoj: “Unë jam Azem Syla, dhe unë do ta kryej obligimin ndaj teje”. Mirëpo këta nuk e kanë kryer obligimin dhe kanë filluar parapërgatitjen e atentatit ndaj meje. Në vitin 2007, po foli për muajin maj, kam filluar kontaktet e para me UNMIK-un dhe një hetues të Tribunalit të Hagës, i cili ka qenë i angazhuar në procesin Haradinaj. Kam biseduar me të dhe në atë kohë nuk dihej cili është mandati, cila është fuqia e UNMIK-ut në atë kohë, kështu që jam i interesuar dhe kam shkuar në Stacionin numër 2 të policisë dhe kam paraqitur vrasjen e parë të SHIK-ut, ku në atë kohë në Stacionin 2 ka qenë Emin Beqiri nga Babushi, anëtar i SHIK-ut, i cili sot është dyshi në policinë e Kosovës pas Sheremet Ahmetit, të cilin në atë kohë, në vitin ’99, unë e kam angazhuar në SHIK dhe ka marrë pagë nga unë, Nazim Bllaca. Pra unë e kam angazhuar Emin Beqirin, sepse ai nuk ka qenë as në UÇK as në SHIK. Mbi Emin Beqirin ka qenë Destan Thaçi dhe këta e kanë mbyllur lëndën, rasti ka qenë vrasja e Kraishtes - e Adem Lahit. Me të dalë nga stacioni policor më ka thirrur Sabit Geci dhe më ka thënë se “nuk është dashur ti si Nazim Bllaca të hysh në këto sende, se këto i takojnë luftës”. I kam thënë Sabit Gecit se vrasja nuk ka të bëjë me luftën, por ka të bëjë pas 12 qershorit 1999. Nga atëherë kam ra në kontakt me dy policë amerikanë që kanë punuar. Njëri ka qenë në procesin kundër Grackës, njëri në një proces tjetër, nuk e di se nuk më kujtohet. Përndryshe kam pasur telefonata dhe kontakte të rregullta me ta. Në shtator të vitit 2007 më është përgatitur vrasja dhe janë lëshuar mjetet nga Azem Syla, Shaban Syla e Faruk Gashi. 100 mijë euro i janë dhënë Hysri Ramës ish-polic i SHPK-së, nga fshati Sankofc, komuna e Drenasit. Me të marrë paratë Hysri Rama më ka thënë:” Nazim Bllaca, duhet të largohesh nga Kosova, sepse Azem Syla nuk do të të lejojë të veprosh në Kosovë. Në tetor të vitit 2007 jam larguar nga Kosova në drejtim të Kroacisë, me nëntë anëtarë të familjes, si rezultat i kërcënimit që kam pasur direkt nga Azem Syla dhe Faruk Gashi nga Shtimja, i cili është donator kryesor i SHIK-ut dhe Azem Sylës. Ndërkaq sa i përket asaj se cila është lidhja ndërmjet meje dhe Azem Sylës, atë ditë edhe sot, kam ardhur këtu më 13 maj 2009 (në Kosovë). Kur kam ardhur kam kuptuar në mënyrë direkte, por edhe nëpërmjet Kanunit të Lekës, kam hyrë dhe e kam zbuluar kush i ka lëshuar mjetet rreth meje. Me të dëgjuar këtë kam marrë vllazninë, prindërit, axhallarët dhe kam shkuar në Sankofc dhe personi e ka pranuar. Për këtë posedoj edhe incizimin që është bërë në odën e Hysri Ramës. Pasi kanë dalë në skenë këto gjëra më 26 a më 27 maj, nuk më kujtohet, i kam shkruar për herë të parë Azem Sylës një sms në telefonin e tij 044-108-034 044-108-034, numër i telefonit i cili dhjetë vjet ka funksionuar në dorën e Azem Sylës. Ia kam shkruar një sms dhe ia kam përmendur këto vrasje: Ibush Kllokoqin, Selim Broshin, Adem Lahin, Sali Gashin, Ejup Visokën, Adem Salihajn, Agim Veliun, Ajet Istogun dhe Ismetin nga Nëntë Jugoviqi. Këto të gjitha po edhe rrahjet brutale që i kam përmendur të Kishnarekës, pastaj tentim atentatet ndaj Seferit e shumë të tjerëve. Ia kam shkruar një sms në fund të majit 2009, dhe në momentin kur ka mbërri ai sms, ai telefon sot e kësaj dite nuk funksionon. Sot është data 10 tetor 2009 që këtë incizim, deklaratë e jap me dëshirë, pa presion, që nesër-pasnesër, në rast se mund të ndodhë dhe të vritem në një tradhti, në një pusi, të mbetet si dëshmi, si fakt dhe të bëhet kopje e ti dorëzohet të gjithë personave që kanë mbetur pa babë, pa nënë, dhe të gjithë personave që kanë qenë të kërcënuar në mënyrë direkte dhe të gjithë atyre që iu kanë përgatitur atentatet e që nuk janë realizuar. Ju faleminderit!

Similar topics
» Hetimet për rastin e Nazim Bllacës
» Nazim Bllacës i vazhdohet arresti shtëpiak
» Nazim Bllacës, alias “Seiko” , “Mijushit të Letrave”
» Nazim Bllacës i vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit
» I morën parat për vrasjen e Bllacës, ja incizimi i zbardhur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi