Xhafer Leci:LIDHJA ME FSHATIN ËSHTË ATDHEDASHURI
Faqja 1 e 1
Xhafer Leci:LIDHJA ME FSHATIN ËSHTË ATDHEDASHURI
LIDHJA ME FSHATIN ËSHTË ATDHEDASHURI
Nga Xhafer Leci
Shqiptarët, tradicionalisht, kanë qenë të lidhur me fshatin, me vendlindjen. Largimet nga vatrat lindake, zakonisht, kanë qenë të dhunshme. Shembujt më drastik janë Kosova Lindore, Çamëria dhe, krejt vonë edhe hapësira të tjera shqiptare, në Maqedoni dhe Mal të Zi, të cilave u shtohen edhe faktori fetar, në saje të marrëveshjeve kriminale serbo-turke, jugosllavo-turke si dhe faktori i varfërisë të skajshme dhe të politikës diskriminuese jugosllave.
Në boshatisjen e fshatrave kodrinore, në këto tri dekadat e fundit, ndikuan disa faktorë: pasiguria në zonat kufitare, mungesa e infrastrukturës elementare si: rrugët, shërbimi shëndetësor, kushtet e mangëta për shkollim dhe, mbi të gjitha, varfëria totale.
Demografia në rritje e popullatës dhe hapësira e pakët e tokës punuese, nuk arrin sigurimin e mjaftueshëm për familjen, jo vetëm në zonat kodrinore, por as për ato fushore. Mungesa e tregut për prodhimet e fshatit, konkurrenca e egër nga importimi i jashtëm, dështoi blegëtorinë dhe bujqësinë, dy nga burimet bazë të mbijetesës të fshatit. Po përmendim vetëm artikullin e leshit të deleve, i cili, dikur, tregëtohej suksesshëm, sot ky artikull hidhet, groposet bjeshkëve tona!
Fshati Gmicë i Dardanës është njëri nga fshatrat e ndëshkuara me shpërngulje masive deri në shuarje të tërësishme. Zonë kufitare me Serbinë, gjithmonë agresive dhe me synimin e qartë për shtrirje në tokat e Kosovës, shto këtu mungesën e përkujdesjes të pushtetit të Kosovës, dje dhe sot, dhe varfërinë në rritje, kushtëzuan zhvendosjen e popullatës, duke u dyndur në qytetet e përafërta, madje edhe në kryeqendrën – Prishtinë. Dyndja e kësaj popullate nga fshati në qytet, shton në vijimësi armatën e të papunëve në qytetet tona me atë pak industri të dikurshme, tashmë të rrënuar dhe pa shpresë të ngritjes të shpejt.
Një shpresë e vakët po ringjallët, së fundi, pas luftës në Kosovë, me rrjetin rrugor të përmirësuar edhe për fshatrat të mbetura shkretë, pa banorët vendorë ndër shekuj. Në Gmicë janë rindërtuar dy shtëpi dhe ka zëra se, se afërmi, do të ngritën edhe shtëpi të tjera, por, pa pretenduar se Gmica do të popullohet në përmasat e të shkuarës.
Jeta në Gmicë mund të ringjallët duke ngritur disa ferma blegëtorale, qumështore dhe mishtore. Duke i shfrytëzuar tokat e fshatit për ushqimin e bagëtive, përgaditjen e foragjereve, koncentrateve dhe kullotat, mundëson ngritjen e mini dhe makro-fermave, duke prodhuar bulmetrat dhe mishin, si burime mirëqenie për vetë gmicasitë dhe më gjerë në Kosovë.
Një problem me vete mbetet mungesa e tregut për leshin e deleve. Dikur kishte pika grumbullimi të leshit në Kosovë, madje edhe disa punishte të përpunimit të tij. E suksesshme ka qenë ndërmarrja “Teuta” e Vrellës të Istogut, në prodhimin e qylymave dhe të ambulive, mbulesave të divaneve, kauçave. Por, pushteti dhunues i Millosheviçit e dështoi deri në mbyllje këtë punishte rentabël, e cila kishte punësuar shumë dhjetra vajza dhe gra të fshatrave të komunës në fjalë, madje kriteri i përzgjedhjes për punësim ishte për çdo lavdatë, me parësi familjet e varfëra.Është obligim i Ministrisë të Bujqësisë të kreditojë dhe stimulojë blegëtorët, duke organizuar ngritjen e punishteve përpunuese dhe prodhuese të leshit, të artikujve që tregu i brendshëm dhe i jashtëm i kërkon.
Një tjetër mundësi të rikthimit të jetës në Gmicë është turizmi. Nëse nuk arrihet të ndërtohen shtëpi normale të banimit të përhershëm, mund të ngritën shtëpiza për pushime të çdokohëshme. Tendeca e masivizimit të turizmit po vihet re edhe në mjedise të tjera në Kosovë, madje jo vetëm në zonat kodrinore, por edhe në lartësitë e bjeshkëve tona.
Është krijuar një traditë e shkëlqyer e grumbullimit të përvitshëm të mërgimtarëë ish-banorëve të Gmicës, në një ditë të caktuar të vitit, në fshatin e tyre të lindjes. Ky takim është kthyer në një kremte gazmore dhe çmallëse, me argëtim muzikor, lojëra, të ngrëna dhe të pira. Mbretëron mendimi se Gmica edhepse është boshatisur, nuk duhet të braktiset. Përkundrazi, në forma të ndryshme, atje duhet të gelojë përsëri jeta, sepse atje janë lindjet dhe vdekjet e brezave numerikë gmicasë ndër mote, dekada dhe shekuj. Atje janë gëzimet dhe hidhërimet e para të gmicasëve. Atje duhet të vazhdojë jeta në pafundësi. Dhe, këtë duhet ta bëjnë brezat e sotëm dhe të nesërmë. Lë të shpresojmë dhe besojmë në ripërtritjen
Shtëpia e Lulzim Abaz Leci-t, në foto para shtëpisë Xhafer O. Leci, gusht 2011
Kjo shtëpi u rindërtua në themelin dhe me gurët e shtëpisë së vjetër.
Pamje nga shtalla e lopëve dhe deleve
Në foto duke ecur nga e majta:Rexhep,Lulzim e Zeqir Leci, gusht 2011
Nga e majta: Xhafer, Xhemail e Lulzim Leci, gusht 2011
Lulzim Abaz Leci, ish luftëtarë i UÇK-së 1998-1999. Nga familja Leci të Gmicës 19 të rinj kanë marë pjesë në luftë.
Lulzimi aktualisht është nënkryetar i Komunës së Dardanës ish Kamenicë.
Disa kusheri për vizitë në shtëpinë e Lulzim Abaz Leci-t në fshatin Gmicë, gusht 2011
Nna e majta: Ismail, Xhafer, Fehmi, Rexhep, Ahmet, Hamdi, Xhemail e Lulzim Xh. Leci
Pamje nga simbolët e UÇK-së
Stema e UÇK-së e gravituar në dru – vendosur në muri.
Shtëpia re e Zenel H. Leci-t në mes dy shtyllave elektrike, e ndertuar pas luftes 1999
Zeneli është një pensionist cili ka punuar rrethë 4 dekada në Zvicër
Vërtetë është kënaqësi e madhe kur sheh se ka filluar ndërtimi i shtëpive të reja.
Në foto Shkolla e Gmicës, mjerisht vitin e kaluar është mbyllur, sepse kishte vetëm 2 nxënësa.
Kështu duken rrënjët e lisave të ahut në Gmicën time të dashur të andrrave të mia.
Lisat e mëdhenjë arrijnë gjatësinë deri mbi 30 metra, ka shumë lisa të cilët mund të japin mbi 20 kubikë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci: A është Rusia më demokratike se Serbia?
» XHAFER LECI - A është hero Ismail Morina?
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
» XHAFER LECI - A është hero Ismail Morina?
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi