Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
Faqja 1 e 1

Letër e hapur z. Murat Jashari- Kumanova
Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në nga cilsimi ”terroriste”
Nga Xhafer LECI
Unë besoj se pyetjet e juaja nuk mund të heshtën përgjithmonë, me ato pyetje shumë me vlerë për interesat tona, por edhe shumë kompromituese për të apostrofuarit si drejtues të luftës, kurdoherë duhet të mirret drejtësia e Kosovës.
I nderuar z.Murat,
Fillimisht ju përgëzoj për gjithë ato shënime të dhëna, pyetje shumë interesante, por edhe për guximin që keni dhe punë të mira që jeni duke bërë, për të mirën tonë kombëtare, sepse historia duhet të shkruhet drejt, ashtu siç janë zhvilluar ngjarjet e kohës, e kurrsesi sipas interesave të individëve dhe klaneve të tyre personale, sa për të ardhur në pushtet, përmes formave të ndryshme, herë-herë edhe të jashtëligjshme!
I kam përcjellur me shumë vëmendje pyetjet tuaja, të cilat ua keni adresuar disa ish-drejtuesëve të luftës së fundit, tash pushtetarë, ministra, politikanë etj., të cilët tani kanë bërë emër, për mirë e për keq. Këta emra deri dje pak të njohur në Diasporë, e shumë më pak në trojet tona shqiptare, por që pas luftës arritën ta qeverisin Kosovën, dhe disa prej tyre të pasurohen në mnyrë të paligjshme. Edhe shqiptarët nga Maqedonia, të cilët erdhën në pushtet pas përfundimit të luftës, thujase pak rezultate progresive kanë arritur të korrin për të drejtat e shqiptarëve atje.
Zoti Murat, deri me sot nuk kam pasur rastin të lexoj askund të ju është përgjigjur ndokush në pyetjet e juaja, që u keni drejtuar të apostrofuarve, me përjashtim të Xhavit Halitit, i cili, me ironi, në shenjë revolte-proteste dhe në mungësë të fakteve, ai juve ju quajti si njeriu me probleme mendore..! Ndërsa heshtën: Fatmir Limaj, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Musa Xhaferi, Azem Syla dhe Hashim Thaçi!!!

Pyeteni Bedri Islamin e Ibrahim Kelmendin
Z.Murat, Tash po presim se kujt e keni ndërmend t`u shtroni pyetje të tjera?
Shumica e popullit shqiptar ka mendimin se, dy personave me mjaft përgjegjësi në radhët e LPK-së, edhe të UÇK-së, të cilët u kanë kontribuar shumë përçarjeve të mëdha, për mos arritjen e bashkimit në një force të përbashkët ushtarake, për ta luftuar bashkarisht okupatorin shekullor serbë-sllav, për ta ende nuk është thënë asgjë, e ata janë Bedri Islami e Ibrahim Kelmendi.
Jo vetëm unë, por besoj se shumica e popullit tonë, mendojnë se disa nga këta, qeveritarë, politkanë, diplomatë e ministra të pushtetit aktual, me veprimtaritë e tyre të dyshimta, kanë shkelur mbi mundin, djersën e popullit tonë, e sidomos të luftëtarëve, të cilët ishin forca e vetme reale në terren.
Unë, personalisht, për aq sa jam në dijeni, për ngjarjet e zhvilluara të periudhës për të cilën keni shkruar juve, mendoj se ju, i nderuar Murat, i keni demantuar shumë gënjeshtra dhe, keni ofruar shumë të vërteta të pamohueshme, sidomos rreth disa individëve që kanë drejtuar luftën, më sakt, janë thirrë në luftën, e që nuk kishin përvoj diplomatike e as ushtarake, e për këtë arsye është krejt normale se njerëzit që nuk kanë pasur eksperienc për artin e luftës, edhe kanë qenë lehtë të manipuluar nga infiltrimi i sigurimeve sekrete të huaja, të cilët kanë vepruar e punuar për interesat e Serbisë dhe, si të tillë, që në start kanë qenë të dështuar, duke sabotuar dhe luftuar kundërshtarët politikë, kuadro të përgaditura politike, diplomatike e ushtarake, gjëra këto që çonin ujë në mullirin për të mirën e Serbisë, e në dëm të Kosovës.
Z.Murat, ju, në disa raste, nuk keni mund të sillni dëshmi të forta për t`u besuar atyre, fjala është për disa merita të pa- mohueshme të një pjese të historisë të pluralizmit politik, të demokracisë të fillim viteve të 1990-a.
Të gjitha takimet Rugova i bënte me ndërmjetës ndërkombëtar
Pa u zgjeruar shumë tek të tjerët, po ndalem pak tek dr.Ibrahim Rugova, jo që unë dua ta mbroj atë, nga akuzat e pabaza që ju keni bërë, sepse Rugovën dhe sejcilin prej nesh, e mbronë, e akuzon dhe dënon vepra e vet, pra puna, të bëmat e veta, në dobi, apo në dëm të çështjes kombëtare, më së miri i vlersonë populli si shumicë.
Të gjithë e dimë se I.Rugova gjithmonë ka kërkuar Liri dhe Pvarësi, e asnjëherë Autonomi, kjo dihet botërisht. Të gjitha takimet me palën serbe që i ka bërë Rugova, kanë qenë publike, të inicuara nga faktori ndërkombëtar, sidomos nga amerikanët.
Rugova edhepse e ka ditur se kurrë nuk do të arrihet asnjë marrveshje në mes tij dhe palës serbe, Millosheviçit etj., Ai nuk i ka refuzuar takimet me Beogradin, sepse me refuzimin e të gjitha kërkesave tona legjitime nga pala serbe, gjithnjë e më shumë Kosova fitonte simpati në Botën Demokratike, ndërsa Serbia ishte ajo që humbte politikisht me refuzimin e të gjitha kërkesave-rezolutave të faktorit ndërkombëtar.
Të gjithë e dimë se I.Rugova gjithmonë duke e ditur se me serbët kurrë nuk do të gjejnë konsensus për një marrëveshje të pranueshme për të dya palët, Rugova ka kërkuar ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, siç e quante ai bisedime po, por vetëm me prezencën e palës së tretë... Për të gjitha bisedimet me palën serbe I.Rugova e ka ditur se shqiptarët dhe serbët kurrë nuk do mund të pajtohen për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova e ka ditur shumë mirë se është vështirë të çlirohemi me luftë Kosova nga Serbia dhe nëna e saj Rusia. Për atë Ai ka kërkuar Protektorat Ushtarak dhe Civil Ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës.
Vizita e Rugovës bashkë me Nënën Terezë dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Bill Clinton, më 1994, ka dhënë rezultatet e para, duke ndërtuar miqësinë e re me Amerikën, të cilën miqësi, mjerisht, Shqipëria komuniste, e drejtuar nga diktatori Enevr Hoxha, e kishte prishur menjëherë pas LDB-re. Pa e zgjatur shumë, po flasim pak për kërkesat dhe rezultatet e kësaj vizite. Kujtojmë hapjen e Zyres amerikane në Prishtinë në vitin 1996, kjo nuk ishte pak, për ata që duan ta dinë dhe ta pranojnë. Ajo zyre sot është shndërruar në Ambasadë amerikane, atëherë pak e besueshme, por sot realitet.
Pse Adem Demaçi u tërhoq
Ju, z.Murat, keni shkruar tek gazeta “Bota sot” e hënë, 24.02.2014, faqe,9:
Pyetja 412. Amerikanët për ta stabilizuar situatën dhe për të forcuar pozitën e Rugovës, i kontestuar politikisht në Kosovë, kërkuan që të bëhën zgjedhjet e 22 mars 1998?
-Z. Murat, Rugovës i skadonte mandati për president, pa mbajtjen e zgjedhjeve të 22 marsit 1998, Rugovën nuk do e njihnin as vendorët e as ndërkombëtarët më për president të Republikës së Kosovës. Ju e dini se patën kandiduar për president të mundshëm, edhe Luljeta Pula-Beqiri edhe Adem Demaçi, i cili vetëm pas dy ditëve e tëhoqi kanditaturën e tij për presiedent të Kosovës. Dihen arsyet se Demaçi nuk kishte shans të fitojë kundër Rugovës, dhe jo vetëm kaq, por paria e LPK-së e ftoi Demaçin në Tiranë, për ta bërë atë zëdhënës të përgjithshëm të UÇK-së dhe, me shpresë, pas një kohe të më vonshme edhe president të Kosovës.
Pyetja 413. Sepse ishte gjithmonë opsioni i negociatave për ndërperjen e luftës, apo jo?
-Z.Murat, Serbisë i konvenote ndërprerja e luftës, ndërsa Rugova shpresonte tek një intervenim të faktorit ndërkombëtar, sepse e dinte, sigurisht, që do të ndodhte një gjenocid dhe pastrim etnik i paparë ndonjëherë në histori, me zbrazjen e Kosovës nga etnia shqiptare, duke sjellur kolonë serb në Kosovë nga Kroacia, Bosna etj., çka edhe e dimë të gjithë se ndodhi gjenocidi dhe pastrimi etnik, dëbimi-largimi me dhunë i mbi 1 milonë shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e vende tjera në gjithë Botën.
Masakrat, gjenocidi dhe pastrimi etnik ndodhën, por, falë Zotit, UÇK-së dhe NATO-s, të udhëhqura nga Amerika, ndodhi mrekullia e Zotit, dhe, ata u kthyen përsëri në vendlindjen e vetë, Kosovën Martire, dhe për fat të mirë sot jemi aty ku jemi.
Pyetja 414. Albright kishte menduar të validojë një intervenim, për të bombarduar Serbinë më 25 mars 1998 në samitin e ministrave të NATO-s në Romë, apo jo?
-Z.Murat, asnjëherë nga askush deri më sot nuk është folur e as shkruar nga asnjë lajm kombëtar, apo ndërkombëtar, se në Romë, më 25 mars 1998, qenka biseduar për bombardimin e Serbisë! Si ka mundësi që i dërguari special i Presidentit
amerikan Bill Clinton, ambasadori Robert Gelbard vetëm 3 ditë pas samitit të ministrave të NATO-s në Romë, më 28 mars 1998, në Kosovë deklaroi se UÇK-ja është organizatë teroriste?!
Rugova për UÇK-në: <>
Duhet ta dimë të gjithë se Vizita e dr.I. Rugovës, me delegacionin e tij inelektual në SHBA, më 29 maj 1998, dhe takimi i Tij me presidentin Clinton dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikan, bëri që UÇK-ja të konsiderohet si një partnere e domosdoshme e SHBA-ve, për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e Kosovës, por kurrësesi mos të regjistrohët si organizatë terroriste. Ata që shpifnin se I.Rugova ishte kundër UÇK-së, pikërisht, ata ishin kundër UÇK-së dhe bashkimit të të gjitha forcave tona në një forcë të përbashkët ushtarake!
- Në pyetjen e Rugovës se, a është UÇK-ja organizatë teroriste?
- Rugova përgjigjet: "Jo nuk është teroriste.
- A është ushtri e Kosovës?
- Rugova: "Jo, nuk është ushtri".
- Po çka është atëherë?
- Rugova: "Janë njerëz që mbrojnë pragun e shtëpisë".
Pse është përgjigjur kështu Rugova? Kjo është gjuha e një vizionari, për të clin tash veç e gjithë bota e admiron si njeriun të paqës, lirisë, dashurisë dhe mirëkuptimit të të gjithë njerëzimit të botës liridashëse.
Gjatë kësaj vizite në Amerikë Rugova ka kërkuar edhe Planin 10 pikësh, për Administrimin Ushtarak dhe Civil të Kosovës, nga NATO, Amerika dhe Perëndimi, si para përgatitje për çlirimin e Kosovës. Unë nuk dua të zgjatem se cilat ishin ato kërkesa të 10 pikëshit, sepse ato janë të shkruara shumë mirë në detaje në prezencën e disa zyrtarëve të lartë të Administratës amerikane dhe të gjitha janë në orgjinale, të shënuara në librin e Adnan Merovcit "Në hap me Rugoven”. Megjithatë po përmendi vetëm një të vërtetë të pamohueshme: Kur Rugova kishte kërkuar Emisionin vëzhgues prej 2.000 vetave, në krye me gjeneralin në pension-ambasadorin amerikan, Uilliam Uoker, me qëllim që këta ta kontrollonin gjendjen e rëndë e shumë të rrezikshme, për spastrimin etnik dhe zhdukjen e mbi 2 milion shqiptarëve të Kosovës, nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.
Atëherë disa drejtues të LPK-së, thonin se Rugova po donë të na kontrollojë e të kapën e burgosën patriotët, që po luftojnë kundër focave të okupatorit serb!
E pamë të gjithë punën dhe vlerën e madhe të këtij Emisioni vëzhgues dhe sidomos me rastin e Masakrës të Reçakut, Mbledhja-Marrëveshja e Rambujesë.
Pas përzënjës të këtij Emisioni Historik, nga focat serbe, nga Kosova, i fundit në Han të Elezit, për në Maqedoni kalon William Walker Dikush nga forcat ushtarake serbe në kufi, i thotë Walker-it: "Ti kurrë më nuk do ta shkelësh Kosovën". Walker përgjigjet:
"Kur të kthehem unë përsëri në Kosovë, ju nuk do të jeni më këtu".
Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, kur u kthye Walker, ata, serbët nuk ishin më aty!
Kur I.Rugova thonte se serbët po vritën në mes vete dhe po i akuzojnë e denojnë shqiptarët për këto vrasje, po ashtu disa nga njerëz të LPK-së thonin:
"Shihne Rugovën këtë demagog, si po gënjen".
U bindem se Rugova kishte të drejtë, u dënua një grup vrasës serbo-serb nga Peja.
Pse nuk u arrestua përfaqësuesi i UÇK-së Adem Demaçi, cili shëtiste në Prishtinë?
Gjatë gjithë historisë tonë të Kosovës, ka qenë e vetmja Lëvizje gjithëpopullore LDK-ja, ajo që ka pasur Platformë, Program dhe Status, për bërjen dhe jetësimin e Republikës të Kosovës.
Z.Murat, po ashtu tek gazeta “Bota sot”, e martë 25.02.2014, faqe, 8 dhe 9:
Ju shkruani se marrëveshja e arsimit nga Fehmi Agani, më 1998, ka penguar bombardimet!
Pse nuk është dërguar për bisedime Muahamet Bicaj, si ministër i arsimit?
Se Rugova frikohej që po i bombardohej Drzhava...
Krejt këto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me bombardimet, por ishin pjesë për përshpejtimin dhe parapërgaditjen e bombardimeve, sepse Serbia sa më shumë që refuzonte të gjitha kërkesat e shqiptarëve, aq më shumë humbiste miqësitë e vjetra me vendet e Përendimit e sidomos me Amerikën...
Hashimi e pranoi 6 pikëshin e Ban Ki Munit
Ju në pyetjet tuaja drejtuar Hashim Thaçit, etj., shumë herë keni përmend, pse nuk u mbajt një Referendum gjithëpopullor? Vërtet, Hashimi nuk e bëri Referendumin, përkundrazi, ai pranoj 6 pikëshin e ri, i quajtur si 6 pikëshi i Ban Ki Munit. Ky 6 pikësh, vërtet, dëmtoi shumë interesat e shqiptarëve të Kosovës dhe favorizoi Serbinë. Beogradi nuk e ka nëshkruar Marrëveshjen e Rambujesë e as Pakon e Ahtisarit, prandaj këtë mosnënshkrim e shfrytëzon me kërkesa shtesë për interesat e Serbisë, në dëm të Kosovës. Mjerisht, Hashim Thaçi, me gabimet e tij të më hershme, nuk u tregua aspak qëndrestar në mbrojtjen e Veriu të Kosovës dhe enklavave tjera të administruara nga serbët vendorë dhe pjesërisht nga Serbia. Serbia në Rambuje ka kërkuar planin dhe sqarime të hollësishme nga NATO, për Administrimin e Kosovës. Natyrisht se planin ushtarak nuk e tregon asnjë ushtri dhe kjo ishte njëra nga arsyet kryesore të delegacionit serb për mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë. Ne të gjithë e dimë se Kosova në vitin 1990 ka shpallur Pavarësinë, Referendumin dhe ka krijuar tërë mekanizmin e një shteti: qeverinë, parlamentin, ministritë: të mbrojtjes, të brendshme, të shëndetësisë, arsimit etj., Tjetër është ajo që nuk ka mund të jetësohet Republika e Kosovës, por nuk mund të thuhet se Rugova ka kërkuar autonomi! Ju kujtohet kur në vitin 1991-92 u zbuluan 3 grupet e para, të cilët ushtronin në Shqipëri dhe me këtë rast u burgosen dhe u dënuan disa udhëheqës ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, në krye me ministrin Hajzer Hajzeraj, kolonel Zaim Berisha etj. Gjatë gjithë historisë tonë të Kosovës, ka qenë e vetmja Lëvizje gjithëpopullore LDK-ja, ajo që ka pasur Platformë, Program dhe Status, për bërjen dhe jetësimin e Republikës të Kosovës, ku kanë qenë të rregulluara me ligj të drejtat e shqiptarëve si shumicë, por edhe të pakicave tjera, që për Botën Demokratike ishin të pranueshme.
E pam të gjithë si shkëlqeu në Hagë!
Nuk mjafton vetëm fjala - Kosova Republikë -, siç kemi kërkuar ne nepër demonstrata në Kosovë e Diasporë! Në demonstratat e vitit 1968 - 1981, nuk kishte as një Platformë, Status e Program, se si duhej rregullua pavarësia e Kosovës dhe a do të pranohet nga faktori ndërkombëtar, nëse eventualishtë do të realizohej kërkesa për bërjen e shtetit, Kosova Republikë! Këtë jemi duke pa edhe sot me rastin e pavarësisë të Kosovës, se bota e civilizuar po kërkonë shumçka për rregullimin e demokracisë dhe funksionimin e ligjit dhe rendit në Kosovë… Për dr.I.Rugoven janë folur e shkruar shumë të pa vërteta, si p.sh. nuk do të ketë guximin të paraqitet hapur publikishtë në Rambuje para Millosheviqit..! E pam të gjithë si shkelqeu në Hagë, dhe të gjitha mediat serbe dhe ato botërore kanë raportuar se Ibrahim Rugova ka qenë 70% ind më bindës në deklaratat e tij, në raport me Sllobodan Millosheviçin. Dhe besoj se asnjë dëshmitar nga vendorët apo ndërkombëtarët nuk ka mundur ta prezantojë aq bukur dhe aq bindshëm gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi, e në veçanti atë të Kosovës. I ndjeri ish i burgosuri shumëvjeçar, Kadri Os-Mani i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, pati botuar librin
Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!
Dr.Rugova ishte një trim i heshtur, cili gjatë luftës qëndroi në Kosovë.
Rugova u kidnapue, u mbajtë në arrest në Beograd për interesat serbe, derisa Amerika dhe Perëndimi ushtruan trysni, dhe Millosheviqi u detyrua ta liroi ate, dhe Italia nga Roma dërgoi një avion special në Beograd, për largimin e Rugovës… Pyetja lind, si nuk u arrestue përfaqësusesi i UÇK-së Adem Demaçi, cili krejtësisht i lirë shëtiste para hundëve të policisë serbe, nepër rrugët e zbrazura të Prishtinës!? Adem Demaçi si musafirë në njenin nga emisionet e RTK-së „Pa rrotulla“ të Milaim Zekës, na del shumë qesharak, kur tregon se si me një rast e pyesin policia serbe, ku je tuj shkue, Demaçi përgjigjet në Shtabin e UÇK-së, ku është ai Shtab e pyesin ata, diku në levizje përgjigjët Demaçi!!!
Dhe, për habi, policia e kishte lëshuar të vazhdoj rrugën..!
A është kjo „trimëri“, apo ndoshta Ademi kishte marr një leje-garanci nga ndokush që të mund të levizë i lirë, e pa frikë, këtë le ta vlerëson vet lexuesi.
Z. Murat, e kuptoj bregën Tuaj të madhe, për shumëçka, e sidomos për vrasjen e disa komandantëve, luftëtarëve, të cilët keni përmendur ju, e të tjerë cilët kishin kapur pushkën në dorë, për ta luftuar armikun dhe ata aspak nuk e kanë merituar e as nuk e kanë pritur pabesinë e të vritën prapa shpine nga shqipfolës, e së paku mos të denohen moralisht, nga institucionet tona jo se jo, por as nga klasa politike e intelektuale.
Sa i vranë e sa i plagosën?
Ju z.Murat ndoshta keni harruar, apo nuk keni dashur të shkruani edhe për planin për vrasjet e elitës intelektuale, politike dhe diplomatke, për dy atentatet që ju bënë dr.I.Rugovës, për përpilimin e listës së parë për përgatitjen dhe likuidimin fizik të 10 intelektulëve nga Kosova dhe të Mero Baze nga Shqipëria. Në listën e këtij 10 shi ishin dr.I.Rugova, akademikët: Fehmi Agani, Mark Krasniqi e Sabri Hamiti, dr med. Bujar Bukoshi, Enver Maloku etj. Enver Maloku e Xhemajl Mustafa u vranë, ndërsa u plagosën Sabi Hamiti Agim Veliu, Fetah Rudi e shumë të tjerë.
Diktatori Enver Hoxha pas mbarimit të LDB-re, kishte përdorë këtë metodë taktike e antikombëtare për likudimin e elitës intelektuale plotësishtë të pafajshme, vetëm pse ata ishin të arsimuar në Perëndim, çka edhe vetë E. Hoxha ishte shkolluar në Francë në kohën e Ahmet Zogut, por që nuk qe i zoti të mbaroj studimet...
A mos do të thotë kjo, se në Kosovë nga disa stalinit, u kopijue shumëçka për të keq, nga diktatura komuniste e Shqipërisë..!
Z.Murat, kam dëgjuar se je njeriu i sinqertë e atdhetar i devotshëm, përndryshe nuk do të harxhoja kohë të shkruaja.
Dhe, për fund, i nderur z. Murat Jashar Jashari-Kumanova, ju dëshiroj shumë shëndet dhe punë të mbarë. Luteni - vazhdoni të na shkruani edhe për të gjithë ata që posedoni të dhëna, se kanë punuar në dem të çështjes tonë kombëtare, me qëllimin më të mirë, që historia jonë të shkruhet pa anime, dhe vetëm drejtë...
Xhafer Leci – Gjermani, mars 2014

Rugova për UÇK-në: <

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci:Si kishte refuzuar Ibrahim Rugova të përkulej para varrit të diktatorit Enve Hoxha?
» XHAFER LECI:THAÇI NË RAMBUJE RA NËN HIJEN E MILLOSHEVIÇIT, E JO IBRAHIM RUGOVA NËN HIJEN E THAÇIT?!
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a
» XHAFER LECI:LDK kurrë më si dikur!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi