Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurteshi: Shkelësit e të drejtave të njeriut, institucionet e Kosovës

Shko poshtë

Kurteshi: Shkelësit e të drejtave të njeriut, institucionet e Kosovës Empty Kurteshi: Shkelësit e të drejtave të njeriut, institucionet e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 19, 2012 8:15 pm

Kurteshi: Shkelësit e të drejtave të njeriut, institucionet e Kosovës




Kurteshi: Shkelësit e të drejtave të njeriut, institucionet e Kosovës Largea_sami-kurteshi1348061893
Një sjellje e tillë e institucioneve të Kosovës po jep shenja se shkelësit e të drejtave të njeriut po i forcojnë pozitat e tyre në raport me qytetarët, vlerësoi Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.


Shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut janë institucionet e Kosovës. Ky është konstatimi i Avokatit të Popullit në raportin e tij për vitin 2011.

Një sjellje e tillë e institucioneve të Kosovës po jep shenja se shkelësit e të drejtave të njeriut po i forcojnë pozitat e tyre në raport me qytetarët, vlerësoi Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Në një tryezë të cilën e organizoi Institucioni i Avokatit të Popullit u vlerësua se në Kosovë ka shkelje të madhe të të drejtave të njeriut, sidomos nga ana e institucioneve të vendit.

“Humbja e besimit në shtetin ligjor dhe mungesa e angazhimit të mekanizmave shtetërorë për përmirësimin e kësaj gjendjeje, dëshmon mungesën e një ndërgjegjësimi për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Kjo gjendje forcon pozitat e kastës shkelëse të të drejtave dhe lirive të njeriut, përballë qytetarit gjithnjë e më të pafuqishëm”, tha Kurteshi.

220 raste të ankesave, janë më shumë sesa në vitin 2010, që do të thotë se numri i përgjithshëm është 1 mijë e 453, apostrofoi Kurteshi. Ankesat më të mëdha, sipas tij, kanë të bëjnë me procese gjyqësore:

“Ankesat kanë të bëjnë zakonisht me zvarritjen e proceseve gjyqësore, apo vonimin e drejtësisë, si të doni quani. Me mos zbatimin e vendimeve të plotfuqishme të gjykatave ose ndryshe, thënë shkurt, është dështim i shtetit për të vënë drejtësinë në vend”.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani tha se në sferën e gjyqësorit, shkeljet identifikohen me vonesen e procedimit të lëndëve.

Thirrje për zbatim të rekomandimeve të dala nga ky raport u bë edhe nga Jared Hays drejtor i Departamentit të Demokratizimit të OSBE-së:

“Avokati i popullit ka arritur që të konstatoj se te drejtat e njeriut shkelen nga institucionet publike, në këtë drejtim ne shpresojmë në zgjidhjen e shumë rasteve nga ky institucion. Ky është rast i mirë që të bëjmë thirrje për zbatim të rekomandimeve që ka nxjerr Avokati i Popullit”, ka thënë Hays.

Sfidat kryesore me të cilat po përballet Kosova, sipas Avokatit të Popullit, edhe më tej mbeten moszbatimi efektiv i standardeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ligjeve në fuqi, konsolidimi i sistemit të gjyqësorit dhe prokurorisë, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi