Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia thotë të mos jetë arrestuar Naser Kelmendi

Shko poshtë

Policia thotë të mos jetë arrestuar Naser Kelmendi Empty Policia thotë të mos jetë arrestuar Naser Kelmendi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 21, 2012 10:41 pm

Policia thotë të mos jetë arrestuar Naser Kelmendi


Policia thotë të mos jetë arrestuar Naser Kelmendi Largea_naseri11348223562
Policia e Kosovës mohoi ta ketë arrestuar, Naser Kelmendin, i cili konsiderohet si njëri prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë. Zëdhënësi, Baki Kelani tha sot për radio Kosovën se Kelmendi nuk është arrestuar, madje sipas tij nuk ka pasur as aksion të policisë për arrestimin e tij.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, mohoi sot deklarimet në media se është arrestuar, Naser Kelmendi, njëri ndër trafikantët më të mëdhenj të drogës në Ballkan.

Disa burime më herët kanë thënë se Kelmendi është sjellë në stacionin “Qendra” në Prishtinë mbrëmë , i shoqëruar me forca të mëdha të policisë.

Por, Baki Kelani tha sot se nuk është arrestuar Naser Kelmendi, e as nuk ka pasur aksion të policisë për arrestimin e tij.

Raportohet se Naser Kelmendi ndodhet në Kosovë prej javës së kaluar.

Ai kishte ikur nga Sarajeva për shkak të një aksioni të Policisë së atjeshme për kapjen e tij. Kishte kaluar në Mal të Zi dhe pastaj në Pejë ku ka qëndruar për më shumë se një javë. Ndaj tij nuk ka pasur urdhërarrestim ndërkombëtar. Për këtë arsye Policia nuk e ka arrestuar deri tash.

Naser Kelmendi, 55 vjeç, i lindur në Sarajevë, i cili ka nënshtetësi të Bosnjës, është futur muaj më parë në listën e zezë të presidentit amerikan Barack Obama.

Ai gjendet në listë krah liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Amerikanët e kanë konsideruar si njeriun më të rrezikshëm në Evropë për interesat e tyre.

Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi. Kërkesa është dërguar përmes Interpolit, ndërsa vendimin formal për fillimin e ngrirjes do ta sjellë komisioni i Bashkimit Evropian.

Sipas Departamentit të Thesarit, Naser Kelmendi dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Naser Kelmendi bashkë me familjen e tij thuhet se zotëron një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi