AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA
AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA
(Në shenjë rrespekti e falenderimi për familjen Zhilivoda që më dhuruan 200 euro)
Kombi ynë ka vërshue botën,
Lanë atdheun me shumë mall,
Në t´gjitha shtetet e këtij globi,
Janë shpërnda anembanë.
Shumë fisnikë e shumë bujarë
Janë bashkëkombasit e mi të mirë,
Dikush nga ndjekja e dikush nga skamja,
Adheut me dhimbje i japin lamtumirë.
E këta njerëz të tokës së Arbrit,
Ruajnë gjuhën dhe traditën,
Për çdo brengë të atdheut.
Kanë në shpirt dhimbjen dhe frikën.
Një familje e tillë bujare
S’ka shumë kohë që jemë njoftue,
Me gjithë zemër e me shpirt,
Një dhuratë ma kanë dërgue.
Kur në dorë më erdhi zarfi,
Vula tregonte një shtet t´Evropës,
Thashë me vete se në mbarë boten,
Gurgullon gjaku i Aziz Zhilivodës.
Ju falemnderit bashkëshortë të mirë.
Me gjithë fëmijët tuaj bujarë,
Me nënë e babë e paçin rritën,
Rruga e jetës u qoftë e mbarë.
Letrën tuaj e lava me lot,
Me gjithë shpirt ju kam bekue,
Gjithmonë të lumtur qofshi në jetë
Që varfërinë ma zbutët mue.
Bujaria e fisnikëria,
Janë virtyte që trashëgohen,
As nuk blihen e as nuk falen.
Prej zemërbardhësisë këto lartësohen.
22.09.12
Düren A.G.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA
Një koment shumë i denjë për familjen Zhilivoda! Fatlum Sadiku Fatlum hat geschrieben: „Nder familjet me bujare qe ka Mitrovica, Kosova e Shqiptaria. Familja e Tezes Lirije, na strehoi ne pike te luftes, dhe kur vetem nje nate me pare, do te kishte mjaftuar tek nje e ndrehur kembeze e njerit prej 6 paramilitareve sa na hyren ne banese, per ta ne lene te vdekur, pa e ditur askush. Paramilitaret qe na thene t'a leshojme banesen ne ora 5 te mengjesit, na bene te bredhnim veriut te Mitrovices me ore te tera duke u tallur me ne. I'u drejtuam deres bujare te tashme te ndjerit Gani Zasella (baba i Tezes Lirije), per tu strehuar se paku nje nate, sa per ta mundur traumen. Jo vetem qe ajo dere baneseje u hap me plot zemer, por familjaret e Dajes Gani qe anipse vete kishte dalur nga banesa, na bene te kalojme nate te paharrueshme. Jo vetem qe u strehuam, por edhe ngrenem, pime, u pastruam e fjetem me komod se kudo e kurdo. Une isha 11 vjeçare e gjysme, dhe ate nate kam bere gumin me te qete ne jeten time. Nese pyeteni pse, nuk do ta dija pergjigjien, po mos ta mesoja tani vone nga nena ime. Fjeta mire e qete, sepse dikush nga familjaret e Dajes Gani (e ema e Tezes Lirije - Tezja Refiqe, amo njera nga motrat Vjollca apo Arijeta), ishin perkujdesur te me qetesojne me nje cope "Bensedini" te shkrire ne uje. Nata qe pergjithesisht e qete, anipse me ere kobi, ne çdo moment. Dhe nese ndokush do te tentonte ta nulifikonte ate strehim, me "nuk u ka pare askush, qe nate bingoje per ju", them se nuk eshte ashtu. Kjo sepse edhe ndertesa e Dajes Gani, por edhe ato perreth, banoheshin perplot me serbe te cilet dinin edhe per levizjet e mizave. Por besimi i forte ne Zot, dhembushuria per te afermin (por sic shihet nga rrefenja e z. Gashi, i cili edhe pse nuk eshte familjar me familjen Zhilivoda, ka perfituar nga miresia e imperativit kantian te kesaj familjeje e bazuar ne njerezoren), si dhe kalkulimi se krijese se Zotit, i duhet zgjatur dora kur ka lakun ne fyt, bene qe familja e Tezes Lirije, thjesht te SAKRIFIKOJE per ne ate nate. Kulmi qe kur Jetoni (vellau i saj), na percolli deri tek Stacioni, dhe qendroi me ne deri sa erdhi autobusi, anips vetem 4 metra larsh nesh qendronin dy pjestare te Policise Ushtareke serbe, qe qellimisht krekoseshin me makabrite e tyre ne Shale, dhe flisnin me te madhe, qe t'i degjonim. Familjes e Tezes Lirije, nga te cilet gezojme po dashurine dhe respektin e njejte, si çdohere, une u kam shume borq. Lus Zotin, qe t ma mundesoje qe sic thote populli - vi hakesh - ndonjehere. Tezja Lirije, poashtu ka bashkeshort te mrekullueshem, axhen Burhan, farmacist me nam ne Kosove, si dhe femijet qe i dua si vellaun e motren, qe asnjehere nuk i pata ne jeten time. Me respekt te thelle per familjet Zasella dhe Zhilovoda, Fatlum Sadiku, Ankara. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi:(Video të ndryshme)7 shtator në Kaçanik;Këngë për Ahmet Krasniqin dhe Elegji për Ibrahim Rugoven
» Agim Gashi-Falenderim
» Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK
» Agim Gashi:Falenderim publik!
» Agim Gashi:(Video të ndryshme)7 shtator në Kaçanik;Këngë për Ahmet Krasniqin dhe Elegji për Ibrahim Rugoven
» Agim Gashi-Falenderim
» Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK
» Agim Gashi:Falenderim publik!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi