Kurti: Kur ecim ndaras, nuk arrijmë as ndaras
Faqja 1 e 1

Kombi, para së gjithash, është gjuhë. Gjuha mësohet e lexohet, shkruhet e kultivohet, nëpër shkolla. Edhe shkolla, porsi kombi, para së gjithash, është gjuhë. Gjuha e mundëson kombin dhe gjuha e mundëson shkollën. Mirëpo, gjuha e mundëson edhe lidhjen e këtyre dyjave. Gjuha ia jep shkollën kombit dhe gjuha ia jep shkollës kombin. Gjuha e bën shkollën kombëtare dhe kombin të shkolluar. Gjuha është mjeti që na bashkon përmes komunikimit, porse gjuha është edhe shtëpia ku banojmë të bashkuar. Rilindja kombëtare shqiptare i ka rrënjët te gjuha jonë. Dëshmorët e parë të shqipes janë dëshmorë të gjuhës. Ata janë dëshmi e kombit, dëshmi e historisë sonë kombëtare, dëshmitarë të ecjes sonë të përbashkët. Ata vepruan për të jetuar kombi dhe ranë për t’u ngritur kombi. Sa të jetojë kombi do të jetojnë edhe dëshmorët e tij. Dhe, duke iu falenderuar dëshmorëve të kombit jetojmë ne si shqiptarë. Ashtu qysh Dom Mikeli i mblidhte nxënësit e tij para një shekulli, ai sërish na ka mbledhur edhe neve sot, me një dëshirë dhe me një qëllim, me të njëjtën dëshirë dhe me të njëjtin qëllim: bashkimin rreth flamurit tonë kombëtar. Edhe pavarësia e Republikës së Shqipërisë, edhe pavarësia e Republikës së Kosovës janë bërë në emër të kombit dhe për kombin. Të gjitha hovet në ecjen tonë kanë qenë kombëtare. Kur ecim bashkë arrijmë bashkë. Kur ecim ndaras, nuk arrijmë as ndaras. Ne duhet ta theksojmë të përbashkëtën tonë, e jo dallimet midis nesh. Kur fitojmë së bashku, kur e përbashkëta jonë fiton, atëherë fitorja jonë është e qëndrueshme. Ne duhet t’i rrisim ambiciet kombëtare e kolektive dhe jo ato individuale e personale. Duhet të jemi së pari krenar si shqiptarë, e mandej krenar si emra të përveçëm. Vetëm kështu do të jemi të sigurt që krenaria jonë nuk është mendjemadhësi.
Në gjithë botën sot toleranca ndërfetare konsiderohet sukses. Mirëpo, në këtë aspekt, shqiptarët janë para gjithë botës. Sepse, ne jemi përtej tolerancës ndërfetare dhe kemi më shumë se tolerancë ndërfetare. Te kombi shqiptar kemi bashkëpunim dhe bashkëveprim ndërfetar. Si në paqe po ashtu edhe në luftë. Kombi shqiptar ka heroj dhe dëshmorë të të gjitha feve në të gjitha epokat. Kur heronjtë dhe dëshmorët e kombit nuk i ndau as vdekja, të gjithë neve le të mos na ndajë kurrë jeta. Më lejoni të përfundoj me një thënie te monumenti i shkollës së parë shqipe të Dom Mikelit, në Stubëll të Vitisë, tash të shndërruar në muze, të cilën e lexova para se të vijë në këtë tubim të sotëm: “Vetëm kush e do Hyjin, Atdheun, Lirinë deri në vetëflijim mund ta kuptojë e dojë Shqipërinë, vend ky besnik i heronjve dhe martirëve...”.
Ju faleminderit!
Fjalimi i Albin Kurtit, në Stubëll të Vitisë
22 shtator 2012

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rama e Meta, ndaras në ditëlindjen e Pacollit
» Ecim drejtë rrënimit!
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» Bebiq: Mos të jetojmë me histori, të ecim përpara

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi