Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AP letër Këshillit të Ministrave: Të ngrihet Këshill Koordinues kundër gjakmarrjes

Shko poshtë

AP letër Këshillit të Ministrave: Të ngrihet Këshill Koordinues kundër gjakmarrjes Empty AP letër Këshillit të Ministrave: Të ngrihet Këshill Koordinues kundër gjakmarrjes

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 23, 2012 2:38 pm

AP letër Këshillit të Ministrave: Të ngrihet Këshill Koordinues kundër gjakmarrjes


AP letër Këshillit të Ministrave: Të ngrihet Këshill Koordinues kundër gjakmarrjes Largea_totozani1348396351
Avokati i Popullit, Igli Totozani i dërgoi një letër rekomanduese Këshillit të Ministrave për “marrjen e masave të menjëhershme në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes” për përgatitjen dhe nxjerrjen nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të këtij ligji.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Avokati i Popullit nënvizon se ligji në fjalë është miratuar në vitin 2005, me qëllim marrjen e masave për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes. Por, në bazë të informacionit që është marrë nga Këshilli i Ministrave, rezulton se nga miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit, nga drejtuesi i Këshillit Koordinues nuk është marrë asnjë iniciativë për organizimin dhe mbledhjen e këshillit, i cili ndër të tjera, përcakton detyrat dhe masat konkrete për organet ekzekutive e ato të pushtetit vendor.

Sipas AP-së, ky ligj ka si qëllim të organizojë dhe të koordinojë më mirë masat dhe luftën e organeve shtetërore, institucioneve të tjera shoqërore, shkencore, fetare etj., si dhe të përcaktojë një strategji afatgjate për parandalimin dhe eliminimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi