Izet ABDYLI:Avdi Krasniqi, aktualisht Kryetar nderi i KF''Ferronikeli" në Drenas-Portreti i një sportisti të devotshëm
Faqja 1 e 1
Izet ABDYLI:Avdi Krasniqi, aktualisht Kryetar nderi i KF''Ferronikeli" në Drenas-Portreti i një sportisti të devotshëm
Izet ABDYLI:Avdi Krasniqi, aktualisht Kryetar nderi i KF''Ferronikeli" në Drenas-Portreti i një sportisti të devotshëm
Dashuria për sportin
Sporti ne Komunën e Drenasit lidhet edhe me emrin e Avdi Krasniqit i cili si gjimnazist iu përkushtua kësaj veprimtarie dhe nuk u nda asnjëherë deri ne ditët e sotme. Fillimisht dashuria për sportin, përkatësisht futbollin zë fill ne shkollën e mesme nen përkujdesjen e profesorëve Hashim Mala dhe Jusuf Dobra, të cilët e angazhojnë në vitin 1973, ne ekipin e futbollit të gjimnazit i cili bënte gara me gjimnaze të tjera në nivel të Kosovës. Ky ekip përbehej nga talente që më vonë do bëjnë emër në futbollin e Drenasit si: Sahit Heta, Avdi Krasniqi, Mehmet Qorri,Mehdi Bucolli,Sokol Dubovci, Besim Berisha, Dalip Haxhiu,Qerkin Morina,Agim Dobruna,Enver Demaku, Shpend Bogiqi, Xhevat Heta, Muhamet Qorri e te tjerë.
Ne saje te sukseseve ky ekip do arrin deri ne finale te garave te gjimnazeve te Kosovës duke tregu rezultate te jashtëzakonshme, ku do te shquhet roli i Avdiut si portier i ekipit. Viti 1974 është një date e rëndësishme ne historinë e futbollit te Drenasit, ngase themelohet KF,,Feronikeli” ku Avdi Krasniqi edhe pse kishte talent të një portieri të mirë nuk u aktivizua në klub sepse synimi i tij ishte kryerja e studimeve në fakultetin Ekonomik, kështu që loja e futbollit i mbetet si hobi. Pas diplomimit në vitin 1979 në fakultetin ekonomik të Prishtinës punësohet në NSh"DRENICA" në Gllogoc, në postin e shefit të kontabilitetit. Nga viti 1980 Avdiu dashurinë për sportin e vazhdoi duke kontribuar ne turnir lokale e duke kompozuar një ekip të mirë futbolli që e përfaqësonte NSH "DRENICA" ne Drenas. Ky ekip tregoi rezultate te mira ne gara punëtorëve të organizatave punuese të Kosovës ne Karragaq të Pejës ,ku me dinjitet e prezanton komunën e Drenasit dhe merr trofeun FER PLAY. Përveç si organizator i sportit ne vitin 1989 Avdiu e ndihmoi materialisht edhe KF"DRENICA" të Komoranit ne përgatitje 10 ditore ne Paliq.
Puna ne pavarësimin e sportit
Shtatori i vitit 1990 ishte vit historik i zhvillimit te futbollit, ku pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990 dhe Kushtetutës së 7 shtatorit në Kaçanikut, KF''Ferronikeli'' ishte i pari në Kosovë që i bojkotoj garat në organizim të atëhershëm edhe ishte iniciator për pavarësimin e futbollit në Kosovë,dhe formohet liga e pare kombëtare e futbollit në Republikën e Kosovës. Në vitin 1991 në Ndërmarrjen Publike,,Feronikeli” hyn masat e dhunshme serbe. Klubi mbeti pa financim dhe në këtë situatë Avdiu me terë qenien e tij iu dha pavarësimit të sportit e në veçanti futbollit duke ndihmuar materialisht por edhe duke drejtuar KF''Ferronikeli'' si kryetar nga viti 1992, dhe mund të thuhet se fatin e tij e lidhi me këtë klub nga i cili nuk u nda as sot kur gjendet ne Amerikën e Largët duke u përkujdesur dhe ndihmuar në forma të ndryshme.
Ky entuziast i madh i futbollit, e udhëhoqi këtë klub në kushtet më të vështira të okupimit me përkushtim të veçantë, ngase edhe sporti i pavarur ishte sfidë që i bëhej pushtuesit dhe kjo e shtonte elanin e të rinjve për të punuar me shume. Si organizator i mire ai arriti të konsolidoi klubin me sukses. Së pari me shembullin e vetë e angazhoji terë potencialin e vet financiar që kishte për ta ndihmua klubin, e pastaj gjeti edhe përkrahje edhe nga anëtaret e kryesisë secili sipas mundësisë, edhe nga shumë qytetarë me vetëdije të lartë kombëtare. Me kontribut të jashtëzakonshëm dhe organizim të shkëlqyeshëm i siguroi pajisjet sportive,ushqimin e lojtareve,transportin e tyre ne stërvitje, dhe transportin në lojëra kampionale. Me punë vullnetare e rregulloi edhe fushën e futbollit e cila ishte ne gjendje të mjerueshme e mbuluar me thera. Qysh në ditët e para së bashku me trajnerin e mirënjohur Fadil Hoxha përveç lojtareve me përvojë si: AvdullaTahiri, Mehmet Carravadiku, Haki Istogu,dhe Nazmi Hajdari, bën regjistrimin e lojtareve te rinj si:Faruk Elshani, Nustret Elshani, Hajriz Hajdari, Arton Hajdari, Avni Hasanaj, Isa Dvorani, Islam Demaku, Fetah Rama, Hasan Regjepi, Arsim Zogaj, Ramiz Dervishi, Ibrahim Qorri, Islam Ademi e shume te tjerë të cilët do të bartin barrën e sukseseve të këtij klubi.
Në saje të organizimit , disiplinës e përkushtimit në Kampionatin e vitit (1992-1993) KF,,Ferronikeli” anëtar i ligës se pare kombëtare te Kosovës ishte radhitur ne pozitën e dyte ne tabelë. Përkundër rezultateve të arritura ishte shumë vështir organizimi i lojërave për shkak se policia serbe intervenonte ne ndeshje, i ndërpriste ato edhe e arrestonte organizatorin e ndeshjeve dhe Avdi Krasniqi çdo herë arrestohej si organizator dhe maltretohet fizikisht ne Gllogoc, Skenderaj, Mitrovice, Fushe Kosove, Klinë etj. Pavarësisht kësaj ai ishte i përgatitur të merr mbi vete çdo përgjegjësi me qëllim që lojtaret të largohen nga terreni pa u maltretuar nga policia çetnike serbe. As maltretimet fizike e as ndërprerjet e lojërave nuk ndikuan në suksesin e klubit, vetëm e rriten moralin edhe angazhimin për rezultate të reja. Edhe përkundër këtyre vështirësive Avdiu se bashku me kryesine e klubit arriti ti përmbush objektivat e planifikuara që në fillim te kampionatit. dhe Kf ,,Ferronikeli”merr pjesë në play off edhe zënë vendin e katërt në Kosovë. Në kampionatin ne vijim (1995-1996) KF"Ferronikeli" arriti të plasohet në Ligën e Parë Unike Kombëtare të Republikës së Kosovës..
Vlen te përmendet se kontributi material i Avdiut nuk ishte përqendrua vetëm ne KF,, Ferronikel” por edhe në tërë sportin e komunës së Drenasit. Ai ishte edhe kryetar i Ligës Komunale në futboll te vogël edhe donator i klubit të futbollit ,,ABRIJA” qe bënte gara në ligën regjionale në futboll të vogël, pastaj ndihmoi materialisht edhe klubin e hendbollit ,,Drenica”. Në vitin 1997 ndau një burse në vlerë 100 marka gjermane për qendrën shkollore ne Drenas, ndërsa më 2007 ndihmoi KF,,Drenica” të Skenderajt me 20 topa futbolli
Aktiviteti tij Sindikal
Avdiu kontribuoi në të gjitha sferat e jetës, si një njeri me virtyte te larta kombëtare dhe vlen për t’u vlerësua edhe kontributi i tij në NSh"Drenica"në periodën e masave të dhunshme ku Avdiu ishte Kryetar i Sindikatës së pavarur të ndërmarrjes , duke kundërshtua çdo vendim të organit të dhunshëm serb në këtë ndërmarrje si pasojë e së cilës u largu edhe nga puna. Pushteti serb duke percjellur terë këtë kontribut të tij e shtoji represionin ndaj tij edhe arriti qe ta arrestoi në ndërmarrje në mars të vitit 1998 dhe me procedurë të shpejt dërgohet në burgun e Lipjanit. Pas daljes nga burgu, aktiviteti sportiv atëherë kishte përfunduar edhe Avdiu se bashku me shumë lojtarë dhe sportistë të tjerë iu bashkëngjit UÇK-së. Pas lufte edhe pse emigroi në Amerikë, përkushtimin dhe dashurinë për sportin nuk e ndali por e vazhdoi serish e sidomos duke i mbetur besnik KF,,Feronikeli” i cili e nderoi edhe me titullin kryetar nderi i klubit. Ky ishte vetëm një portret i shkurtër i cili nuk mund të përmbledhë tërë aktivitetin dhe punën e këtij sportisti të devotshëm të Drenasit.
Izet ABDYLI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Izet ABDYLI:Avdi Krasniqi, aktualisht Kryetar nderi i KF''Ferronikeli" në Drenas-Portreti i një sportisti të devotshëm
Avdi Krasniqi Ju falenderoi i nderuer poet i pendes se aret AGIM GASHI. Qofsh i nderuar per here.
Agim Gashi Me nder qofsh i dashur Avdi e suksese!
Shinasi Berisha ·
NUK E DI SIME JA NIS SEPSE ESHT PERSONALITET I POSAQEM NUK DUE NJI GERM ME SHTREBUE .sUKSES
Avdi Krasniqi Ju falenderoi zoteri shinasi per komentim
Hamdi Toverlani
Të jeshë pjesë e mëvetësimit të futbollit, ne vitin 1991, ishte nder, bujari dhe trimëri. Aktivitete e z.Avdi Krasniqit, atë kohë, ishin freski për ne, qe e udhëheqnim futbollin, si kryesi e parë në mëvetësim. Avdiu, jo vetëm që ishte donator, por ishte i prirë qe me intuiten e tij prej kombëtare, të na dal ne ndihmë edhe neve, që t`i kanalizojmë shumë probleme që na përcjellnin, sikdomos tek organizimi i ndeshjeve. nga ishim kudo të përcjellur dhe të monitoruara nga qeveria famkeqe serbe. Avdiu veproi ne Zonen e Drenicës, ku pa dyshim ishte më së vështiri ishte për të vepruar. Sakrificat e tija dhe hsokëve, ishin të shumta. Nga njera anaë duhej që me zhvillimin e ndeshjeve t`i kundërvihemi pushtetëmbajtësit, dhe ta mbajm gjallë sportin e mëvetësuar, e nga ana tjetër t`i ruajmë futbollitët e ri, qe kudo kërkoheshin për t`u dërguar ne ushtrin jugosllave. Për të gjitha këto sakrifica, Avdiu ishte i vetëdijshëm, por nuk u zbrapsë në asnjë moment. Këto vyrtyte, ishin impresionuese, dhe për të gjithë ne, veprimtarët e asja kohe, kjo na mbeti thell e regjkistruar ne mendjen dhe zemrat tona. Për të shkruar për Avdiun, dhe veprimtaret e asaj kohe, duhet shumë kohë dhe përkushtim, por eshenjë artikull përmbajtësor, siç ishte ky nga z.Avdyli, në këto momente është i bolllshëm, për t`i mbajtur gjallë, karakterin e njerëzve siç është Avdi Krasniqi, qe me veprimtari, kanë hyrë në histori, kësaj radhe te futbollit te Kosovës. Ne nuk guxojmë në asnjë moment t`i harrpjmë këto kohëra të vështira, kur kan dal ne skenë personat, qe ne zemrën e tyre vlonte gjaku shqiptar, i pastër dhe i qiltër, për një Kosobvë të mëvetësuar, demokratike dhe Ameriko-Evropiane.
Skender Selmani
Avdi Krasniqi ishte model i veprimeve konkrete,nuk kishte fjale si disa te cilet egzistuan vetem me fjale por,Avdi Krasniqi veproi dhe sakrifikoi qe fudbolli ne Drenas ,Drenice dhe ne ter Kosoven te egzistoj dhe te mbijeton perkunder veshtersive te shumta qe ishin ne ate kohe,prandaj per punen tende qe ke ba ,sdi a egziston ndonji shperblim qe mundet me ta kompenzue punen tende prandaj vetem nji po ta them ZOTI TE BEKOFT
Avdi Krasniqi ZOTERU NGA FFK JU FALENDEROI PER KOMEENTET. KOHA NE TE CILEN VEPROI KRYESUJA E FFK ISHTE KOHE E HEKURET E SUNDIMIT SERB.PRANDEJ NUK KA QEN PUN. E LEHTE AS PER FFK E AS PER KLUBET E FUTBAKLIT TE UDHTIJN NEPER DHJETRA PUNTE POLICORE EDHE ME VETI MBANIN LIBREZAT E LOJTAREVE KU SHKRUHEJ
FFK LIGA E PARE E RREPUBLIKES SE KOSOVES. NUK KA QEN LEHT POR PUNA E PALODHSHME E INDIVIDEVE QE E DREJTONIN FFK U SHTONTE VULLNETIN EDHE KLUBEVE TE FUTBALLIT AN E MBAN KOSOVES TE CILAT SAKEIFIKUAN QDO GJE VETEM E VETEM TE PAVARESOHET FUTBALLI NGA LIGA SLAVE.PRANDEJ NJERZIT QE E UDHEHEQEN FFK ISHIN KAMBNGULES PER NJI ARDHMERI ME TE MIRE.PRANDEJ KA QEN NDER TE PUNOJSH ME NJEREZIT E SAKRIFICES. SI :
REGJEP ABDULLAHU
SKENDER SELMANI
SHINASI. BERISHA
HAMDI TOVERLANI
HAKI DEMOLLI
BAJRAM NEZIRI
SEJDI MERRKONJA
BEQIR ALIU
BEDRI HAMZA
edhe shum te tjer te ciket e sakrifikuen edhe jeten e tyre per nji te ardhme te lumtur te rinis se kosoves pa e lane anash as kontributin e klubeve te futballit,kryesive te tyre,lojtareve edhe denatoreve te cilet e ndanin kashiren e bukes per ti mbajte gjall klubet e futballit edhe per te pregadite nji formacion ushtarak qe kure te ket. Nevoj atedheu ti dalin ne ndihm.
Represioni serb mbi puntoret soortiv.mbi lojtaret,e dhe mbi denatoret ishte i madh saqe ndiqeshin, malltretoheshin,edhe burgoseshin. Pushteti serb ishte i vetedishem qe nji dite sportistet do ti sjellin kokqareje edhe di te jen te pregaditur me i dal zote kosoves.ashtu edhe ndodhi aradhat e uck ishin per plote sportist. Realiteti qendron. Ne aresyjen se bartesit kryrsor te udheheqejes se luftes ishin sportistet nga te gjitha klubet e kosoves.nji numer i te cileve dhan jeten per liri. Te kosoves.
LAVDI DHESHMIREVE TE KOSOVES DHE I LEHTE QOFTE DHEU I KOSOVES MBI VARRIN E TYRE.NDERSA FAMILJET E DESHMOREVE,INVALIDEVE TE LUFTES DHE VETERANVE TE UCK RESPEKT.
Fadil Vojvoda
Zotri te nderuar Avdiun e kam edhe bashkluftetar e tani heret apo von do te del ne shesh e verteta Avdiu jo rastesisht mori armen per tiu bashkangjitur ushtris ton të shenjt ai diti te organizoj si sportin,ashtu edhe luften në ato kohë te veshtira qe i kemi pasur ,ato shum sakrifica qe i patem nga pushtuesit Serb,pra Avdiu ka qenë një Aktivist i mir në te gjitha kohet deri sa e fituam lirin qe sot ne e gezojm Zotri Avdi jeni një person qe ter jeten e juaj keni kontribuar si ne luftë ashtu edhe në paqë pra te uroj shum suksese.
Adem Gashi Dk Kur e lexova këtë shkrim për Avdiun, në mendje më dolën figurat e patriotëve të kohëve të shkuar, të cilët për të mirën e atdheut shisnin pasurinë e tyre, por Avdiu ka edhe një virtyt tjetër: ai përvec përveç pasurisë, për Kosovën martire sakrifikoi edhe më shumë - jetën. Natyrisht, në luftë nuk do të thotë se të gjithë vriten.
Unë do të thosha se AVdiu ka një meritë të pashoqe për mbijetesën e futbollit në Drenas - në këtë rast të KF "Ferronikeli!. Më duket një punë shumë e mirë dhe e mençur që udhëheqësia e klubit kanë vendosur që Avdiun ta shpallin kryetar nderi.
Avdiu e meritonte këtë.
Agim Gashi Avdi Krasniqi jo vetëm që është njeri i sportit, njeri i luftës por edhe njeri i bujarisë njerzore.Kur i tregova se spo kam para ta botoj librin "Me grykë pushke këndon Kosova", Avdiu menjëherë pa i kerkuar asgjë e dergoi pjesën e sponzorimit më të madhe se sa nja dhjetë tjerë që ndihmuan.Bujaria e këtij njeriu është për lavdata e ne miqët e tij jemi krenar që e kemi mik.Rrofsh Avdi Krasniqi o njeri i topit, pushkës dhe i zemrës!
Shaqir Cërvadiku
E pershendes mikun e nderuar Avdi Krasniqin.Avdiu ka dhane nji kontribut te madh ne avancimin e sportit dhe me perkrahjen morale dhe materiale te futbollisteve dhe vet klubit "Feronikeli".Por jo vetem ne sport por Avdiu ishte ku kerkonte nevoja.Per veprimtarine e tij ndoshta s'do te mjaftonin qindra faqe te shkruara.Por kolegu i nderuar Agim e ka perfshi shume bukur ne pika te shkurtera punen dhe kontributin e Avdiut aty ku kerkonte nevoja.I uroj shume shendet Avdiut e jete te gjate.Me respket Shaqa
Agim Gashi Edhe unë të përshëndes Ty o Shaqir por edhe Avdiun natyrisht.Uroj të jeni mirë e të punoftë zëri edhe njëqind vite!
Avdi Krasniqi Zoteri shaqir edhe juve zoteri agim ju falenderoi per respekt dhe ju desheroi qe kenga e juaj te degjohet kudo ni rruzullin toksor une jetoi me folklorin tuaj ku pershendes kendoni e mos u ndalni se kosoven e kemi te lire
Ju pershendes perzemersisht.
Isni Elshani ·
E lexova me vemendje shkrimin e autorit z. Izet Avdylit shkrim shume me vend per kontribuesin dhe njeriun e vyeshume e te pa lodhur per Sportin ne pergjithesi ne Drenas e edhe ne mbar Drenicen.Kontributin e Avdiut i cili ne vitet 90 ta i dha KF Feronikeili eshte i pa zevendsuar, njeriu i cili ne menyr fizike, morale e edhe ma shume financiare e ndihmoi KF Feronikeli e edhe klubet tjera ne rajon eshte per qdo lavdate, a thua sikur te kishte pas sporti Kosovar ma shume kesi njerz me siguri se ishte shume me shume me i avansuar se qe eshte sot.Avdiut i dhasht zoti shendet per te gjitha keto te mira dhe kontribute qe ka dhene dhe po jepe per sportin Kosovare. Ju pershendes z. Gashi per postim dhe z.Avdyli si autor i shkrimit per Avdi Krasniqin.
Qendresa Pecani
ISHTE MARSI I VITIT 1998 ORA 8 E MENGJESIT AVDI KRASNIQI ERDH TEK UN N'ZYRE DHE KEMI POROSIT NGA NJE KAFE NUK KEMI DITUR ASGJE VETEM KUR NJE PUNTOR I JONI FERAT IMERI DHE THA AVDI PO TE KERKOJN POLICIJA TI E DIN QKA KE BA. NE OP DRENIC ISHTE ORGANI I DHUNSHEM NIKOLLA EDHE NDIMSI QAMIL GASHI.ATEHER AVDIU BANI HAJGARE THA. FERAT E PASKAN MARR VESH QE EKAM VRA MILLOSHIN.FERATI THA AVDI PLOT MILIC U MUSH OP DRENICA. NE ATE MOMENT I KAN RA DERES EDHE JAN HI MBRENDA EDHE JU DREKTUEN AVDIS HAJDE ME NEVE NE STACION ATY JA KAN VU PRANGAT E DREJT NE POLICI.NA NUK E DUSHUM SE SI QENDRON PUMA AS ARSYJEN. UNE E DISHA QE ASHTE KRYETAR KLUBIT FERONIKLI POR KA QEN EDHE KRYETAR I SINDIKATES TE PAVARUR DRENICA EDHE AKTIVITETI I TIJ SINDIKAL EKA PENGUE EDHE ORGANIN E DHUNSHEM KESHTU QE SI DUKET ME URDHERES TE NIKILLA OSKOKOVIQIT POLICIJA EKA ARRESTUE AVDI KRASNIQI E TE NESERMEN E KUPTUEM SE E KISHIN DERGU NE BURG NE LIPJAN .KONTRIBUTI I AVDIUT KA QEN SHUM I MADH NE REZISTENCEN NDAJ ORGANIT TE DHUMSHEM I CILI EDHE E LARGON NGA PUNA AVDIUN KY ISHTE PER MOMENTIN I VETMI PUNTOR QE PER SHKAK TE REZISTENCES SI KRYETAR SINDIKATI LARGOHET NGA PUNA. E PERSHENDES AVDIUN EDHE I DESHEROI QDO TE MIRE NE JET NGA :GANI PECANI.
Avdi Krasniqi I nderuar Gani Pecani te falenderoi per kete koment me te cilin ke tregue nji realitet te nji ngjareje me siguri do te jet ne interes per lexuesit me dite se Gani Pecani eshte Nipi i
I. HEROIT SHABAN. POLLUZHA.pershendeteje per familjen pecani edhe faliminderit edhe juve Qendresa qe ja mundesove babes Gani ti shkruej disa vargje.
Rona Kay Une jam bashkeshorteja e Avdi Kasniqit
Shemsije Krasniqi, pasi qe une nuk jam antare e face bookut vendosa qe nga face booku i vajzes sime SHQIPERRONA, te jap nji komente tue i pershendet te gjith komentuesit qe kishin shkruer komernte ne artikullin egazetarit Drenicak dhe poetit:
IZET ABDYLIT.
Te gjitha komentet ishin te bukura e nji prej te cilave komente qe me mbushi plot emocione ishte komenti i GANI PECANIT.
I cili kishte pershkrue ngjarejen se si policija serbe e kishte arrestue bashkeshortin tim
AVDI KRASNIQI. Prandej ky koment me mbushi plot emocione edhe vendosa ta paraqes per lexuesit e kesaj faqe se:
SI U BASTIS SHTEPIJA JONE NGA POLICIJA
SERBE.
Ishte mengjesi i maresit te vitit 1998, ora ishte 7:30 minuta, une isha ne oborr tue marr do uje nga burimi, ndegjoi nji siren policije edhe pas dy tre minutave edhe trokitje e madhe ne dyert e hekurta te oborrit.
Policija, policija por edhe nji za shqip qile deten policija.UNe kam ik mbrenda edhe i thash vjehrres se milicija ne der te oborrit.ajo tha mos u frigoni se qka kan me ba edhe duel i qeli dyert.Aty hinen ne oborr 6 polic te armatosur edhe nji civil i cili i foli shqip vjehrres mos u tutni se kemi ardhe me bisedue me AVDIN diqka, kur une i ndegjova se po e kerkojn AVDIN shkoi drejt te telefoni ta thrras avdin i cili ishte ne pune ta njoftoi se milicija jan tuj kerkue per ty.Per fat te keq telefoni ishte nxan, milicija hinen mbrenda edhe nji prej tyre ma kputi kabllen e telefonit me thike edhe tha per dy minuta me dal per jashta te gjith.Na qiten jashte ne oborr une isha me 8 femij edhe vjehrra me mue. Tre polic hinen ne shpin perdhese, e tre tjer me ate dy kateshe.Qendruen mbrenda tuj bastis edhe shkatrrue qdo gje.pas disa minutave dulen jasht. Edhe than thuj Avdis nese nuk lajmerohesh neser na kemi me ardhe me ju marr juve.edhe dolen perjashta.
U e marr djalin tem te vogel. VALONIN. edhe. Nisem me shkue ne pune te Avdija me i tregu se qka ka ndodh, tuj shkue rruges mbrrina te lagjeja e HASVE. Kush ashte i Drenasit e din ku ashte ajo lagje, shkoi perojet edhe vjen nji kolon e policis teposht nji auto blind, dy pinzgauer edhe nji kerr 101 civil, na u skejum nga rruga se nuk dishum se qka po ndodh, a ty pari kaluen kolona e milicis.Ne makinen civile mbrapa ishte ulur avdiu ne mes te dy policve.djali e pa tha nane e paskan marr Baben, une per me ja largue djalit nga mendeja i thash jo tu ka dok se jo hajde se po shkojm te baba. ZEMRA ime qante edhe na vazhduem te shkojm ne op drenica te marrum naj informacion qka u ba se nuk e dishim aresyjen.aty ne rrug e takoi vellaun tim HAMIT DURAKU edhe aj tha moter e moren avdin milicija ja ngjiten pranhat edhe e qun ne stanic.ishin nja 15 polic te armatisur te cilet e bllokun ter ndermarrjen e muren avdin, te gjirh puntoret u merzitem disa edhe qajshin por ti moter mos u merzit se AVDIS NUK JA KA NI SI ME SHKUE NE DASEM.
Me te vertet u merzitem por ajo ishte kohe lufte edhe vriteshin per dite mikicija ne gryke te llapushnikut.
Shkum ne shpi qka me shkue i kishin shkaterrue te gjitha, i kishin marr do libra te ferronikelit edhe do foto i kishin shkye e gju neper tojk.Nuk dishim gje per avdin telefoni nuk punojke, shkova ne kohshi e mora nji telefon e vendosa ne rrjet.aty. ka ora 10 e dites nji telefinat tha:
" une jam besimi rastesisht isha ne gjykat ne prishtin aty e prun nji djalosh me pranga edhe e shtin mbrenda, kur dulen per jashta aji djaloshi ju derjtue policis aka mundesi nji telefonat ne shtepi, ata i than nuk kemi telefon merrja na kuj e thirr ne shtepi.
Ky djaloshi u drejtue prej meje tha une jam Avdi krasniqi ne burg po me qojn thirte kete numer te shpis tregoju.e mora numerin edhe ju betova qe kam me ju thirr nese nuk e realizij thirrjen ne Drenic kam me shkue.ateher policija e muren avdin une ja dhash dy mallboro i pata por ato ja muren milicija.edhe tha mos u merzitni se aj ishte burr i foret edhe krenar. E falenderova Besimi. Per kete thirrje e pastaj ishum te merzitur por prap pasi e derguen ne burg mendojshim se kan me leshue nji dite.
Kjo ishte ngjareje e verter e prekshme por prap ishte krenari.
Ne fund i pershendes te gjith komentuesit edhe ata qe do te komentonn ne vazhdim ju kerkoi falje per nji text qe u mundiva sa ma i shkuret me dal por prap nuk eshte perfshi ne tersi. Ju falimnderit per mirkuptim.
Ju pershendes ne. Emer te 8 femijve e sidomos ne. Emer te:
VALONIT, VLOEES DHE FLAMURIT....
Avdi Krasniqi Respekt per bashkeshorten time Shemsije, e cila nene e 8 femijve perjetoi trauma e bastisje ne familje por ideali i saj ka qen i forte saqe shpesh me thoshte kjo pune e juaj ashte e ndershme edhe pse me sakrifice kthim mbrapa nuk ka, ka pranuar ndoshta te shkoi edhe edhe e zbathur me vete e me femije vetem qe aktiviteti sportiv mos te zbehet pore te jete rezistence e foret ndaj nji pushteti barbar qetnik te cilin eka pengue qdo gje qe ashte shqiptare.me ne fund edhe nji here shfrytezoi rastin ti tham faliminderit per perkrahje.
Avdi Krasniqi Pershendeteje per juve i nderuar ISNI ELSHANI koha po kalon e kujtimet mbesin kujtime ato qe fliten i ban era,ndersa ato we shkruhen jetojn se bashku me kohen.Me nder e permendi emerin tuaj kur me kujtohen diter e futballit te gjenerates suaj ne ferrinikel ku ju ishit portjer i talentuar.fespekt e shendet ne familje.
Avdi Krasniqi Pershendeteje per zoteriun FADIL VOJVODA
njeriun e pushkes,moralit,qendreses, virtytit,
Sakrifices, strategut te uck per liri e pavaresi.
Respekt dhe pershendeteje familjare.
Avdi Krasniqi Pershendeteje per zoteri ADEM GASHI DK
gazetarin,poetin. Dhe autorin e punimit te Logos se kf"ferronikeli" ne vitin 1994,njiherit ishte Recizent i monografis se klubit te autorit Ramadan Dautaj.respekt dhe pershendeteje familjare.
Hajriz Hajdari ·
pershendetje i nderuar
Hajriz Hajdari ·
Sot asht leht me lujt futboll sepse ke kushte te mira per loj duke llogarit prej zhveshtoreve e deri te terenet e mira ku dit per dit investojn komunat ministrit qe sa ma shum te jen kushtet solide per loj duke luajtur pa asni merak a pota nderpresin lojn milicija ajo sepse sot kemi policin ton te shtetit ton Republikes se Kosoves e cila perkujdeset per sportistrat ton qe te jen te sigurt te luajn lirshem pa i nguc askush ,e neve sportistave te vjeter na jet merak te kishim kto kushte ket siguri ,dua tjav kujtoj nji sakrific te klubit ton para lufte ku lujshum naper fusha ku prejshin tulla ktyneher ne Kqiq ku ne luajshim per kupen e kosoves me kosoven e Vushtrris ku pasi perfunduam ndeshjen dikush dojke me ec prej shtepie e dikush ta shiqoj edhe lojn e dyt Prishtinen me Trepqen ne dy kerre vendosem me ec pasi qe kishim nji rrug te gjat sepse shumica banojshum ne Fshatra unisem une Avnia Neza Dulli edhe Mehmet Carravadiku me dy kerre .kurse Artoni Faruku e Islami trup i ran puna qe ishte rruga shum e keqe deri ne rrug kryesore ne me kerre u ndaluam nga milicija serrbe te burgu i Smerkovnices duke na maltretuar se pari e pastaj na derguan ne stacion e milicis duke nav kercenuar me fjal se kuku per juve qa kameju ba nifar vuqina ish kan komandir milicije po per fat te tonin nuk ish kan aj ne stanicku neve na mbajten kater pes or tuna maltrtu mnyr psiqike kapak shqelma naj dhan mu nja dy se nuk disha me fol serrbisht e edhe u qesha me Nezen e Avnin se ata kishin ni per qat vuqinen qe asht i shtir e qa ka mena ba thojshin po pshtum leht mirpo su shku gat jan ardh milict prej aksini qe ishin kan me nderpre lojn e i ishin munu mi nxa ata qe jan kan aty disa lojtar te ton hala edhe Kryetarin ton te respektuar Avdi Krasniqin te cilet trup lumit i kishin pas ra ne at te ftoft tu ik prej kriminelav shki kujav kishin pas marr tabelat e kerrev tanve edhe Avdis edhe referve jav kishin pas marr kartonat e pipat kur hunen ne stanic na dhashin neve kartona bajshin hajgare me neve na i murren do deklarata e nam na leshun se dikush nga klubi i Vushtrris ka gjet nji far lidhje per te na ndihmuar per te na liruar po mas keqi ka kalu at qe kan mbet atenat ne Kqiq pershkak qe skan mujt me ardh pa kerre ku kam nderit ta falenderoj referin Sadri Mehmetin i cili i ka marr atnat e i ka vendos ne shtepin e vet duke ju gjet rroba e ushqim gjith atyre jo pak afer 20 vetve a mirpo neve duke u kthy rruges takuam Artonin Islamin E farukun ne dalje te prishtines veq ata e kan dit qysh kan mujt me shku deri ne Prishtin me tut tuj i lyp milicija rruges kta mirpo ja arritum me shku ne drenas ne dy kerre qe ishim po ata shumica ishin ende ne Kqiq ku neser kan ardh ma leht por jo edhe ata qe i kan pas makinat pa tabela qysh mi marr ne stacion ket ma se keqi gjithmon e ka kalu Avdi Krasniqi i cili gjithmon esht maltretuar saher qe ne kemi hasur ne milicin serrbe sepse at e lypshin udhheqsin e klubit kush tjeter me ra viktim per me na liru neve Avdi krasniqi ku e falenderojm shum per gjith kohen e okupimit qe e ndimoj klubin ra sakrific i perndjekur i i maltretuar dhe disa her edhe i ne fund edhe i burgosur ne mars dhe ne prill te vitit 1998 edhe sot qe po e jep nji kontribut te madh ku per mendimin tim po edhe te shum kujna >KAM NJI PROPOZIM QE AVDI KRASNIQI TE SHPALLET QYTETAR NDERI I KMUNES SON SEPSE E MERITON KET SHPERBLIM KU JO VEQ UN PO SHUMICA E SPORTISTAV TE DRENASIT E NDAJM KET MENDIM.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Izet Abdyli:BAJRAM ZUKA
» Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM
» Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI
» Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM
» Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI
» Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi