Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Epilogu i PDK-së me konflikte

Shko poshtë

Epilogu i PDK-së me konflikte Empty Epilogu i PDK-së me konflikte

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 27, 2012 7:59 pm

Epilogu i PDK-së me konflikte


Epilogu i PDK-së me konflikte Largea_pdk-271348765074
Pritet epilog me konflikte, e ndoshta edhe me shkëputje të ndonjë grupimi nga PDK-ja. Do ketë të pakënaqur që pas procesit zgjedhor do dalin publikisht të flasin në media për keqpërdorimet e disa zyrtarëve të PDK-së, ose për krimet e kryera pas luftës.

Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Hajredin Kuçi, Rrustem Mustafa, Bajram Rexhepi, janë pjesë e komisionit që po përgatisin zgjedhjet e brendshme të PDK-së. Në pamje të parë ky kompozim duket i ndarë në dy grupime, për mënyrën se si do mbahen zgjedhjet në PDK, bazuar në pikëpamjet e ndryshme që kanë Limaj, Krasniqi, Mustafa, e në anën tjetër grupimi: Hashim Thaçi me dy vartësit e tij Hajredin Kuçi, e Bajram Rexhepi. Këta të fundin synojnë që procesi zgjedhor në PDK të zhvillohet “shkel e shko” me emërime nga qendra tek degët e nëndegët e partisë. E kështu për ta mbajtur të uzurpuar partinë. Ndërsa, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi insistojnë që votimi në zgjedhjet e PDK-së të bëhet “një anëtar, një votë”, të bëhen ndryshime statutare, të riorganizohet në tërësi PDK-ja në terren. Të përzgjidhet më të mirët dhe të eliminohen ata me vota të vjedhura erdhën në pushtet e në qeveri, e ata parazitë që kanë gjet strehë në PDK.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi