Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:STREHA E NJË TRILLI

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:STREHA E NJË TRILLI Empty Sabit Rrustemi:STREHA E NJË TRILLI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 30, 2012 11:28 pm

Sabit Rrustemi:STREHA E NJË TRILLI 211569_1563102666_1056832408_n

Sabit Rrustemi:STREHA E NJË TRILLI

Sabit Rrustemi:STREHA E NJË TRILLI 552149_3514423430291_2051528918_n

(Nga libri i parë, KU I LA LISAT ERA, cikli i katërt)

PAPANDEHUR

Vrapuam e vrapuam pas një trilli
E gjetëm e nuk e gjetëm
Sepse e kishim e nuk e kishim
E shihnim e nuk e shihnim

Se nga doli papandehur
Para nesh si një kalë trojan
Këmbët e harushës na i la në duar

Sot e atë ditë mbeti enigmë
Në trupin e kujt strehohet trilli

Në përroje s’është gjurmët (di) kush ia shlyen


NËN MASKËN E MULLISIT

Të shkojë në të thatë moti
Tash luan
Magjetoret ankohen
Kaq trash që bluan

Asesi të mblidhet brumi
Mielli i egër
T’është grimcuar ai gur
Kërko tjetër

Qeni ndërroi të lehurën
Nuk e ha gjellën erë ka ndi
Gjeje një mace
Për minjtë në mulli

Pastaj asaj kutllës sate
Një masë vërja
Drithi myket qosheve
Ti kohën e shkon në ndeja

Çakalla jote s’ka pushim
Dritë më terr
S’ngopet e s’ngopesh
E tjerr e tjerr e tjerr


MPLAKJA E ZEUSIT

1. (Tatëpjetë Olimpit)

Duke përbiruar botën
Nëpër vrimë gjilpëre
Drita të harroi

As afër as larg nuk sheh
Sy-verbër sy-shtrembër

Prej të rënave qorre
Të plasen timpanet
As afër as larg nuk ndien
Vesh i shurdhër

Paudhësitë të shpunë
Nga s’kthen më
Tatëpjetë Olimpit të zbehur
Malit pa zot

Me gishtat që dridhen
S’futet peri në vrimë gjilpëre

Bota e vjell bukën që ia dhe

2. (Kohët me vel të ri)

Si i çmendur
Shikon kohët që vijnë
-kohë çudirat

Si i çartur i pret
Kohët me vel të ri

Një dreq në di
ç’bluan për të ç’thur

Në vete çirresh e grihesh
Pa zhurmë
Heshtjen e ke modë

3.(Fashët e reve)

Ato re tymi fashë-fashë
Diellit ia mbyllin këndet
Nga niset për në tokë

Ftohtësia zë vend
Rreth neve botës

Zjarrin e ruan gjetkë
Me zili i sheh promethetë
Memec i shekullit

Vetveten sëpari ngrin
Vetveten sëpari djeg

4. (Kujtesë e harruar)

Po plakesh

Tash asgjë nuk të kujtohet
As lëngu i ançarit

Humbe lumit të madh i vockël
As zot
As yrnek
Kot bëhesh servil

Fëmijë reprize
Ushtron cacitjen
Me shkopin mashtrues

Prej ballit kodër
Vëngër vështron
Presat e vdekjeve kah ndërrojmë

Tinëzaket qorre

5. (Vjeshta në kokë)

Dhe flokët po të bien
Vjeshta të rri në kokë
Vetmitari cullak

Dikur ti luaje me to
Tash ato lojën po ta kthejnë

Me spektatorët
Në amfiteatrin e hapur
Sheh ftohtësinë nëndhese
E bindesh pa dashje
Nuk ka bar shërues për mplakje


ZOTI YNË I PËRGJUMUR

Strukesh trukesh ngurresh
Kokekëmbë bëhesh
Iriq i mbështjellë në gjemba

Mes nesh fushash malesh
Rri e përgjon i heshtur

As nuk zgjohesh sytë t’i hapësh

Kot pret dita kapet për fyti
E jo për bishti or derëmbyllur

Hape atë të uruar
Zoti ynë i përgjumur
Shih kë ke përjshta


PORTA PA ÇELËS

Porta mbyllur rri
Kush s’hyn as del

Në xhepin e kujt
Fshehet çelësi

Brenda hahen muret
Gurët i le durimi

Shtëpinë e vetme
E rrëmih heshtja

Po çelësi mungon
Së prapthi shkundni xhepat

Portë e re duhet hapur
Këtë vetmi për ta trandur

Zoti ynë i përgjumur
Midis sheshit për çelës i varur


( e dorëzuar për botim në janar 1981, u botua në vitin 1990 nga RILINDJA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi