Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË

Shko poshtë

RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË Empty RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 2:16 pm

RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË
Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI




RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË U2_image002

Ditë më parë në Kirchheim-Teck të Gjermanisë u kremtua 20-vjetori i veprimtarisë të SHKSH-së ”Kadri Zeka”. Kjo Shoqatë është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë, në kohën kur Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv dhe në forma më barbare ushtronte dhunë dhe mbillte frikë mbi popullin e pa mbrojtur shqiptar...Mërgata punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit tonë nga okupimi shtypës i Serbisë mbi Kosovën.
RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË U2_image003
Pamje e nxënësve të Shkollave shqipe të Shtutgardit me rrethinë me arsimtarët Zejnije dhe Zeqir Asllani, me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA” të shoqëruar me një grup veprimtarësh , aktivistesh , publicistëve dhe gazetarëve.
RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË U2_image001
Pamje nga publiku dhe vallëzimi gjatë manifestimit me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA”


Këtë Manifestim me prezencën e tyre e pasuruan mysafirë të shumtë të lëmive të ndryshme si; veprimtar, nxënës, arsimtarë të burgosur politik, biznesmen etj.

Me këtë rast mësuam shumëçka për veprimtarinë e kësaj Shoqate, për aktivitetet e zhvilluara si në fushën e kulturës , humanitetit, dhe manifestimeve kombëtare...


Karshi këtyre rezultateve të një serë aktivitetesh që numerikisht ishin të shumta dhe sipas asaj që dëgjuam nga leximi i raportit të punës dhe financave, në praninë e qindra bashkatdhetarëve pjesëmarrës në këtë manifestim, që u cekën shumë aktivitete por ka mbetur pa u thënë dhe shkruar edhe shumëçka.

Njëzet vjet veprimtari në shërbim të kombit nuk është pak, do i kishim hy në hak veprimtarit të palodhshëm shumëvjeçar z. Leci, po që se nuk i jemi mirënjohës për punën e tij.

Sepse, njeriu qe nuk ka kursyer as gjë, por mbi të gjitha ka pasur çështjen kombëtare, ai meriton të flitet e të shkruhet për te.
Mërgata ka pasur dhe ka shumë veprimtar, nuk ishin të gjithë njësoj të përkushtuar drejt çështjes kombëtare, në mesin e tyre kishte njerëz punëtorë të ndershëm e serioz...
sikur që kishte dhe ka edhe materialistë, dembelë, kariesrista përçarës etj ....
Duke e mbështetur më fakte dhe dëshmi veprimtarin e suksesshme të kësaj Shoqate, Këtu poshtë për lexuesit e nderuar po sjellim raportin informativ për veprimtari, kulturë financa...të përgatitur dhe lexuar nga zoti Xhafer Leci.


RAPORT INFORMATIV MBI VEPRIMTARINË E SHKSH "KADRI ZEKA"

Sot jemi këtu për të manifestuar 20- vjetorin e themelimit të SHKSH-së”Kadri Zeka”
SH K SH “ Kadri Zeka” është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë. Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv, shqiptarët pushtetin paralel-moral.
Beogradi në forma të ndryshme kolektivisht me dhunë shpunësoi punëtorët shqiptarë.
Mërgata punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit tonë si dhe ndihmonte popullin moralisht e materialisht që të mos gjunjëzohej para okupatorit.
RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË U2_image006
Zoti Xhafer Leci ne diskutimin pran masës duke e lexuar raportin informativ mbi veprimtarinë dhe historinë e SHKSH"Kadri Zeka nga Nurtingeni qe ishte ne cilësinë e kryetarit të nderit i përcaktuar nga personeli udhëheqës i kryesisë nga kjo shoqatë.
Me iniciativën dhe nën drejtimin e Xhafer Leci-t, kryetar i atëhershëm i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck, u thirr një mbledhje më bashkatdhetarë në lokalet e ish klubit jugosllav "Bratsvo i Jedinstvo",(Bashkim e Vëllazërim), në Nürtingen-Plochingen Str.14, lokale këto të cilat me fillimin e luftës serbo-kroate 1991, me ndihmën e kroatëve dhe boshnjakëve, me dhunë u larguan serbët. Këto lokale ne, shqiptarët, i shfrytëzuam për nevoja tona kombëtare nga viti 1991deri në vitin 1997-të.
Aktivitetet tona më pas i kemi zhvilluar nëpër lokale gjermane.
Rendi i ditës: 1. Formimi i një klubi shqiptar dhe 2. Zgjedhja e kryesisë të klubit.
Të pranishëm ishim 61 veta, prej tyre, 4 mysafirë, pra 57 me të drejtë vote.
Fillimisht Leci foli për situatën dhe nevojat për formimin e klubit dhe emërtimin e tij.
Para se të hynim në zgjedhje, Leci apeloi tek anëtarët e kryesisë të aktivit të LDK-së, që të mos pranojnë propozimet eventuale për anëtarë të mundshëm të kryesisë të klubit, për arsyen se klubet, shoqatat dhe shoqëritë punojnë me programe jopartiake.
Kurse ne ishim të kyçur në parti, kishim të drejtë të jemi anëtarë të klubit dhe u bëmë.
Kjo kërkesë u mirëprit nga pjesëmarrësit pa asnjë vërejtje.
Propozimin e parë e bëri z.Hajrullah Matoshi që klubit t’i vihet emri i dëshmorit Kadri Zeka. Pati edhe propozime tjera. Me shumicë votash fitoi propozimi i parë dhe klubi u emërua me emrin e dëshmorit "Kadri Zeka", tash Hero i Kosovës.
Faredin Emërllahu u zgjodh kryetar i parë, më vonë Xhafer Leci, Ekrem Përçuku, Arban Hoxha, Skënder Agushi, dhe sivjet kryetari aktual Taxhidin Bakiu.
Falënderojmë të gjithë kryetarët, kryesitë e shoqatës dhe anëtarësinë e gjerë për kontributin e dhënë.
Në kuadër të shoqatës tonë janë zhvilluar shumë aktivitete të suksesshme dhe të rëndësishme kombëtare, si në fushën e sportit, kulturës, ndihmave materiale,etj.
Janë manifestuar e përkujtuar: Pavarësia e Shqipërisë, Demonstratat e vitit 1981, Kushtetuta e Kaçanikut dhe tash së fundi Pavarësia e Kosovës, etj.
Sivjet më 22.04.2012, u mbajt Kuvendi zgjedhor.
U zgjodh kryesia e re prej 5 altarësh dhe një delegat për Kuvendin e Bashkësisë të Klubeve e Shoqatave për Baden Württemberg. Kryetar u zgjodh Taxhidin Bakiu, nënkryetar Selami Morina, sekretar Ramadan Zuka, arkëtar Fatmir Krasniqi, anëtarë kryesie Sabit Ejupi dhe delegat Bujar Osaj.
Po përmendim vetëm disa nga aktivitetet e shumta që janë zhvilluar në kuadër të Shoqatës: si në shah, biliard, futboll, etj.
Më 14 nëntor 1992, në praninë e 112 anëtarëve, qe votuar dhe me shumicë votash qe miratuar neni shtesë i16-të në gjuhën gjermane të statutit të shoqatës, që të punohet për interesa të shoqatës, e jo për individin.
Më 15 maj 1993, në lokalet e klubit, qe organizuar një turnir në shah.
Më 18 shtator 1993, në lokalet e Klubit qe organizuar manifestimi i përvjetorit të 3-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i shpallur në Kaçanikun Legjendar.
Më 31 janar 1994, në lokalet e klubit Plochingen Str.14, në praninë e 130 mysafirëve këndoi grupi artistik i Këngëve Popullore Shkodrane, e me të edhe këngëtarët e mirënjohur Shyqyri Alushi dhe Bik Ndoja, tash i ndjerë.
Më 12 mars 1994, në lokalet e klubit, në praninë e 150 bashkatdhetarëve, manifestuam dy nga ngjarjet e rëndësishme të historisë tonë: Kuvendin e Lezhës dhe demonstratat e vitit1981.
Më 24.09.1994, për nder të 7 Shtatorit, Shpalljes të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në Nürtingen-Stadthalle, qe organizuar një Manifestim ku murrën pjesë mbi 500 bashkatdhetarë.
Në Shtator 1994 qindra mërgimtar murrën pjesë në festën e qytetit të Nürtingen-it, duke prezantuar kulturën me veshje kombëtare, muzikë dhe specialitetet ushqimore të kuzhinës tonë popullore.
Me këtë rast na pati vizituar dhe përgëzuar kryetari i komunës së Nürtingen-it,
Dr. Andreas Brodbeck, tashmë i ndjerë.
Sekretari i shoqatës, gazetari nga Shqipëria, Bedri Islami, pati bërë një shkrim me titull:
NË VEND TË REPORTAZHIT PËR MIQTË E MIRË KOSOVARË SHQIPTARËT NË FESTËN E NJË QYTETI TË LASHTË GJERMAN ”Rilindja”,1 tetor 1994
Më 5 dhe 6 maj 1995 në Sporthalle Neckarrealschule në Nürtingen, morën pjesë 36 ekipe futbolli, me rreth 500 lojtarë e shikues, kryesisht të rinj.
Me këtë rast ekipi “Atdheu” nga Schwäbisch Gmünd-i zuri vendin e parë, ndërsa vendin e dytë ekipi ynë “Drita” nga SHKSH “Kadri Zeka” Nürtingen.
Më 13 maj 1995 SHKSH "Kadri Zeka” në sallën Eduard-Möriker-Halle,
në Kirchheim-Teck, organizoi pritjen e ambasadorit shqiptar në Paris zotëri Besnik Mustafaj, kjo ishte kënaqësi për neve mërgimtarët, sepse për herë të parë për situatën e rëndë politike, patëm mundësi të shtronim pyetje publike një diplomati shqiptar.
Më 24.09.1994 u hapën 3 paralele të shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, me 67 nxënës.
Mësimi filloi: Faredin Emërllahu në Kirchheim/Teck, Arban Hoxha në Nürtingen dhe Elida Shytermeja në Walheim.
Vazhdimisht në mënyrë solemne kemi manifestuar festat kombëtare si pavarësinë e Shqipërisë të Kosovës, etj.
Më 1994 në Shqipëri janë dërguar 6 tonë veshmbathje.
Më 13.04.1996 nën drejtimin e kryetarit të atëhershëm Xhafer Leci u mbajt një mbledhje me kryesinë e zgjeruar, nga 83 anëtarë sa kishte Shoqata, 63 murrën pjesë.
Rendi i ditës pika 2. Ndryshimi i nenit 1. të Statutit. Të gjithë të pranishmit u pajtuan që mos të quhet më Klubi i Punëtorëve Shqiptarë, por Shoqata Kulturore Shqiptare, sepse Klubi nuk është vetëm i punëtorëve, por i të gjithë shqiptarëve.
Ndihmat humanitare,financa dhe aktivitete për Kosovën ,luftën e shqiptarëve në Maqedoni për UÇK dhe për UÇPBM në Preshevë!
Nga kjo datë SHKSH „Kadri Zeka“ u regjistrua në Gjykatën, Notariatin dhe Regjistrin e shoqatave të Komunës të Nürtingenit, u bë edhe ndryshimi vulës të re.
Më 18.01.1999 me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave, ndërsa ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, pa ndonjë problem, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nënë Tereza" në Prishtinë.
Vlen të përmredim se edhe shumë shoqata e klube kanë punuar e ndihmuar vendin dhe popullin tonë si: Klubi “Nënë Tereza" në Göppingen, “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, “Nënë Tereza" në Stuttgart, etj.
Në atë kohë nga Herrenberg-u dhe Stuttgart-i për Prishtinë janë nisur edhe kamiona tjerë me nga 20 tonë ushqime: makarona, vaj, sheqer, etj., të cilat janë financuar nga dhuruesit e Diakonisë gjermane.
Për periudhën 1990-2001 në rrethinën e Nürtingen-it dhe Kirchheim Teck-ut nga mërgimtarët për nevoja të ndryshme janë grumbulluar ndihma materiale në të holla për popullin tonë në Kosovë dhe vise tjera shqiptare 1.175.909 DM
Më 29.09.1991 për vetëmbrojteje 52.270 DM.
Më 14.02.1993 për bartjen e kufomave të Ruzhdi Kasumajt nga Juniku
dhe Shaban Malokut nga Përlepnica e Gjilanit 5.225 DM.
Më 24 dhjetor 1993 në Shqipëri nga arka e Shoqatës për dëmet e reshjeve të jashtëzakonshme për mes Balë Lecit, kemi dërguar ndihmë 1090 DM.
Më 26.10.1994 ndihmë shkollave shqipe në Kosovë 19.900 DM.
Më 11.04.1997 nga arka e Shoqatës janë dërguar Bashkimi Demokratik
i Shqiptarëve / në Gjermani (DVAD).Në konto Sparkasse Bonn, 2000 DM.
Më 07.03.1998 Ndihmë për Drenicën (UÇK-në) 58.050 DM.
Më 23.06.1998 për të përndjekurit e Deçanit në Shqipëri ndihmë për ushqim
(dërguam atje Ismajl Bytyçi-n) 18.500 DM.
Më 17.10.1998 Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës 203.500 DM.
Më 15.04.2000 ndihmë familjeve të dëshmorëve dhe të robërve të luftës 7.200 DM.
Më 01.04.2001 ndihmë shqiptarëve të UÇPBM 1 0.080 DM.
Më 20.05.2001 ndihmë shqiptarëve në Maqedoni (UÇK) 8.470 DM.
Gusht 2010-2011 ndihmë disa familjeve të varfra në Kosovë 2.700 Euro.
Këto ishin vetëm disa nga ndihmat e grumbulluara për popullin dhe vendin tonë.
Xhafer Leci, iniciues dhe drejtues i shumë aktiviteteve bashkë me veprimtarin Qemajl Morina, tashmë i ndjerë, dhe shumë veprimtarë të tjerë, si njohës të mirë të proceseve të zhvilluara të situatës të atëhershme, me përgjegjësi e themi se pa i pyetur disa materialistë-rrahagjokësa e përçarës, Mërgata shqiptare e kishte kuptuar mirë situatën e vështirë të shqiptarëve dhe mbi 80% e tyre kanë derdhur mjete matereriale në të dyja fondet: të Republikës të Kosovës 3% shin dhe „Vendlindja thërret“, madje pa e pyetur askënd.
Për të gjitha këto shifra e data që përmendëm dhe të tjera që nuk i thamë këtu, në arkivin tonë posedojmë dokumentet origjinale të nënshkruara.
SHKSH “Kadri Zeka” bashkëpunimi dhe veprimtaria me shoqatat tjera!
SHKSH “Kadri Zeka” ka bashkëpunuar me Bashkësinë e Klubeve,Shoqatave e Shoqërive për Baden-Württemberg, të cilën atëherë e drejtonte dr. Shefqet Canhasi dhe disa klube e shoqata tjera si:“Nënë Tereza” në Göppingen, “Atdheu” në Schwäbisch Gmünd, „Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, “Dardania” në Mannheim, “Drita” në Tübingen,”Isa Boletini” në Sidelfingen, ”Jusuf Gërvalla”në Heilbronn, “Iliria” në Rottweil, ”Nënë Tereza” në Stuttgart, “ Fazli Graiçevci” në Sielmingen dhe, kohëve të fundit, me shoqatën ”Pavarësia” dhe ”Qendra Kulturore Shqiptare” në Stuttgart.
Në tubimet tona kanë marrë pjesë personalitete politike, kulturore, shqiptare dhe gjermane.
Ndërsa në manifestimet kombëtare si Pavarësia e Shqipërisë, e Kosovës, etj., sallat kanë qenë të stërmbushura, ku kanë mare pjesë në mes 500 e 1000 bashkatdhëar.
Tre dëshmorëve të lirisë, tash Heronj të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, për 20 vjet rresht u kemi bërë homazhe tek varrezat në Bad Canstatt-Stuttgart.
Për periudhën 1990-2001 në gazetën lokale „Teck Bote“ të Kirchheim-Teck-ut janë shkruar 12 artikuj të ndryshëm, kushtuar situatës dhe gjendjes në trojet shqiptare.
Dhe, për fund, falënderojmë popullin, qeverinë dhe shtetin e madh e të fuqishëm demokratik gjerman, për ndihmat e mëdha që i ka dhënë popullit shqiptar në përgjithësi, e në veçanti Kosovës, si në aspektin politik, humanitar dhe ushtarak.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e trojeve tona shqiptare.
Shënim i autorit:
Kështu zoti Xhafer Leci, kryetar nderi i Shoqatës "Kadri Zeka"e përfundoj diskutimin qe vërtet ishte një broshurë informative, ku do tu hyj në punë edhe brezave të rinj që do të mbetet ta ndjekin rrugën e kësaj periudhe të vlerave qe la figura e Kadri Zekes, hero i Kosovës.
SHKSH "Kadri ZEKA" dhe vet z. Lecit me kryesinë, anëtarë e shokë të kësaj shoqate që më përkushtim e pedanteri kanë arkivat e dokumenteve që posedojnë dhe i ruajnë me kërshëri dhe fanatizëm . Referati si raport ishte i ngjeshur me fakte dhe dëshmi të pa mohueshme me shifra e data një historik të kompletuar, të veprimtarisë së saj me çka meritojnë komplimente .
Pagëzimi i kësaj Shoqate që lidhet ngushtë me emrin e atdhetarit dhe patriotit Kadri Zeka ka dëshmuar veprimtarinë e vete qe ta ndjekin hapin e te madhit Kadri Zekës tash heroi i Kosovës . Do të na mbetet qe ta admirojmë dhe ta nderojmë për" Jetë e Mot" këta kolos të çështjes kombëtare Kadri Zekën , Jusuf e Bardhosh Gërvallen, si dhe shumë atdhetarë të tjerë që mësuan dhe u frymëzuan për atdhe dashurinë.
Kjo veprimtari e kësaj Shoqate është rezultat dhe do të mbetet si mesazh porosie se si duhet punuar për ta dashur atdheun tonë të shtrenjtë deri në bashkimin e Shqipërisë Etnike.
Kircheim-Teck shtator 2012

RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË U2_image007
LUAN (ASLLAN) DIBRANI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi