Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit?

Limaj, Beqajt: Pse po e bëni privatizimin
(I plotësuar)
Deputeti dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj, ka kërkuar një zgjidhje tjetër për privatizimin e jo fjalë e pallavra të kota.
Limaj ka thënë se nuk është mirë që me pasurinë e Kosovës të bëhet garë, se kush kënd pe mund me votë.
“Kemi shumë gara politike ditore. Leni më këto pallavra, se pallavrat e Chavezit si hanë mo pazari”, ka theksuar Limaj.
Ai nga Ministri i Zhvillimit Besim Beqaj ka kërkuar po ashtu që të ofrojë arsyet e këtij privatizimi dhe një herit edhe ekspertizë ekonomike.
“Nuk mendoj se nuk është mirë të futemi në ndonjë privatizim pa e ditë se çka fitojmë. Kisha kërku nga Ministri i zhvillimit që të na jap ekspertizë ekonomike e jo politikë, sepse për politik jemi na. Nëse Ministri thotë se duhet të privatizohet Posta sepse me ato para ne mund të ndërtojmë një termocentral me 200 megavat, dhe ai termocentral kushton 300 milion euro. Dhe pse mos ta privatizojmë ku për 300 milion euro askush nuk është kundër. Ftoj bëj apel, profesorë, ingjinier analistë të mos heshtin, të ndihmojnë me idetë, mendimet dhe debatet e tyre për të gjetur mënyra të drejta për zhvillimin e këtij vendi”, ka theksuar Limaj.
Ai po ashtu ka thënë se duhet të krijohet një komision hetimorë për procesin e privatizimit, duke thënë që seancat e këtilla të kuvendit nuk janë duke sjellë rezultate.
“Nga krejt kjo një gjë është e qartë. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka për obligim që ta bëjë një komision hetimorë, me një agjendë të qartë, për të analizuar procesin e privatizimit dhe njëherë e mirë ti heqim të gjitha dyshimet dhe dilemat për privatizimin. Nuk është detyra e kuvendit për të akuzuar. Ne vetëm kështu ne mund ta heqim nga rendi i ditës dhe mos të manipulojmë. Nëse vazhdon kështu, as ata që e mbrojnë privatizimin por as ata që me çdo kush tentojnë të kenë privatizimin, nuk i ndihmojnë asgjë investitorët. Ata vetëm frikohen”, ka thënë Limaj
Krasniqi Buzhalës: Jeni të vegjël për disa të tjerë, merru me privatizimin
Deputeti i PDK-së Berat Buzhala, ka thënë se privatizimi duhet të ndodhë pasi që është proces që ndodh edhe ne vendet demokratike, duke thënë se ky proces nuk ka ndodh në ato vendet që janë komuniste.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, duke mbrojtur procesin e privatizimit, ata që e kundërshtojnë këtë proces, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se disa ekonominë e Kosovës, dëshirojnë ta zhvillojnë sipas ideve të Mao Zedong, Hugo Chavezit e Karl Marksit.
Sipas tij modelin që duhet ta ndjek Kosova, është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Evropës Perëndimore.
Duke bërë këto krahasime deputeti Buzhala ka marr shembullin e qeverisjes së Britanisë, kohë kur ajo mori zhvillim të hovshëm ekonomik, qeverisur nga kryeministrja e hekurt Margaret Thatcher, e cila sipas tij, kur ka ardhur në pushtet, për ta zhvilluar vendin, ka privatizuar çdo ndërmarrje publike, duke shkuar aq larg sa kishte thënë se vetëm ushtrinë nuk do ta shes.
“Në shtetet e bashkuara të Amerikës është i privatizuar edhe thesari i shtetit”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se ndryshe është situata në Kubë dhe Venezuel.
Ndërsa kryekuvendari Jakup Krasniqi, ja ktheu duke i thënë se jeni të vegjël me u marrë me do tjerë.
Krasniqi i ka thënë Buzhalës që të mos merret me shekullin 19, po diskutoni për privatizimin.
* * * * * * *
Ligjvënësit e Kosovës, pas disa shtyrjesh, kanë nisur sot debatin rreth privatizimit në Kosovë. Vënia në rend të ditës të Kuvendit të këtij procesi u bë me kërkesën e deputetit Visar Ymeri të Vetëvendosjes, dhe përkrahjen e deputetëve të grupeve të tjera parlamentare, të nevojshme sipas Rregullores së Kuvendit.
Deputeti Visar Ymeri, duke arsyetuar motivin për të debatuar rreth kësaj çështjeje, ai renditi shumë dështime dhe dëme që i ka shkaktuar vendit ky proces. Po ashtu e quajti burim keqpërdorimesh nga grupe e individ të të gjithë atyre që e patën këtë mundësi nga viti 2001, kur filloi privatizimi. Sipas tij në kohën kur filloi ky proces, i konsideruar shpëtimtar për zhvillimin e Kosovës, ishin aktive 86 për qind e kapaciteteve prodhuese dhe ndërmarrjeve të trashëguara nga periudha e socializmit, që u shkatërruan gati të gjitha dhe lanë pa punë dhjetëra mija të angazhuar dikur në to.
As debatuesit e tjerë rreth kësaj teme nuk u shprehen me tone pozitive për procesin dhe efektet e deritashme të privatizimit. Ministri i Zhvillimit, Besim Beqaj, me gjithë vërejtjet, tha se sektori privat në Kosovë është potenciali më i fuqishëm i zhvillimit, duke iu kundërvënë kështu kritikuesve të privatizimit, ani pse ata kanë vërejtje jo pse po ndodhë privatizimi, por si po zhvillohet dhe për keqpërdorimin e tij. Ai “amnistoi” qeverinë për dëmet e eventuale, meqë kjo ishte punë e AKM-së, përkatësisht AKP-së.
Ishte shumë kritike edhe deputetja e LDK-së, Teuta Sahatçiu, e cila e konsideroi të dështuar dhe me shumë pasoja për zhvillimin e Kosovës.
Kryekuvendari Jakup Krasniqi akuzoi të gjitha qeveritë e vendit për politika të dështuara e keqpërdorim të privatizimit. Ai përkujtoi sekserët, për të cilët u bë fjalë muajve të fundit, që flasin për atë që ndodhi gjatë këtij procesi. Ai kërkoi bosin e keqpërdorimeve gjatë privatizimit dhe u bëri thirrje gjyqësisë e organeve të ndjekjes që të merren me seriozitet me këtë çështje dhe të përmirësojnë shkeljet eventuale.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar sot mënyrën e këtij privatizimi, duke thënë se autoritetet nuk kanë denjuar as të bëjnë përpjekje për të përmirësuar mangësitë e shënuara.
Krasniqi madje ka thënë se Kuvendi duhet të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të ndërprerë privatizimin, përderisa nuk forcohet sundimi i ligjit në vend.
“Mungesa e ligjeve të mira, ekzistimi i liderëve mbi ligjin së bashku me krimin e organizuar, janë argumente të fuqishme se privatizimi nuk po bëhet për të mirën e publikut”, ka thënë Krasniqi.
Kjo legjislaturë, sipas tij, ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe si të tilla nuk e kanë legjimitetin e plotë për të privatizuar pasurinë publike.
Duke përmendur edhe rastin e përfolur për afera korruptive në privatizimin e hotelit “Grand”, siç raporton ndërkohë Rel, Krasniqi tha se ky rast ka dëshmuar se “ka pasur sekserë, të cilët kanë kërkuar miliona para, por tash duhet kërkuar kush është boss-i privatizimit”.
“Dikush mund ta akuzojë të ndjerin Dino Asanaj, por ai nuk ka qenë aq i fortë, ai nuk ka pas truproja, që të jetë boss-i. Kush është boss-i i vërtetë? Këtë duhet ta tregojë gjyqësia dhe hetuesia”, ka thënë Krasniqi.
Debati që po zhvillohet dëshmon më së miri arsyeshmërinë e vënies në rend të ditës të Kuvendit çështjen e privatizimit në Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit?
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Krasniqi, Veselit: Nëse ke informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, trego kush ishin themeluesit?
» Kuvend, Halit Krasniqi kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Pacolli
» Kuvend, Buzhala: VV e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi