Kuvend, Selimi: Ja manipulimi me shitjen e "Ferronikelit"

Debati për privatizim në Kuvendin e Kosovës i ka “nxehë” të gjithë deputetet. Derisa shumica nga ta nuk kanë hezituar edhe ta marrin fjalën. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi me ketë rast ka thënë se është hera e parë që qeveria e Kosovës po tenton ta shkëpusë veten nga procesi i privatizimit dhe këtë “faj” ia hedh AKM-së respektivisht AKP-së. Madje këtu u tha nga qeveria se është dashur ta thërrasim AKP-në dhe ta pyesim atë për privatizimin e jo qeverinë. Por ngrihet çështja: kë ta thërrasim?
Më poshtë mund ta lexoni fjalim komplet të deputetit Selimi.
Personi më i duhur dhe që dinte më së shumti për këto çështje e veçmas për një çështje të caktuar, nuk është tashmë në mesin tonë. Qeveria e di më shumë se sa ne sepse ai njeriu nuk është në mesin tonë. Qeveritarët e sotëm nuk janë madje as nuk kanë qenë jashtë privatizimit as në kohën kur kanë qenë në opozitë. Më lejoni tua kujtoj pak duke marrë vetëm njërin nga shembujt e shumtë.
Në vitin 2006, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit kishte vendosur që ta shiste një prej gjigantëve metalurgjik në Kosovë, Ferronikelin. Në qoftë se keni harruar po ju përkujtoj se Ferronikeli në atë kohë u shit për një shumë prej 30.5 milion Euro.
Në kohën kur nisi shitja e Feronikelit, PDK-ja si opozitë me Qeverinë e saj nën hije, atëbotë e kundërshtoi ashpër këtë shitje. Madje aq ashpër sa që edhe i mobilizonte qytetarët e Drenicës për ta parandaluar shitjen Ferronikelit. Ferronikeli i ishte shitur Alferon-it, një kompanie të regjistruat në Londër.
Në pamje të parë regjistrimi në Londër tregonte se kemi të bëjmë me një kompani të njohur angleze, por shumë shpejt u morr vesh se kemi të bëjmë me një kompani të regjistruar vetëm për këtë blerje, dhe se pronarët ishin tre shtetas të Kazakistanit, të njohur për spekulime me minerale në ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.
Por në të njëjtën kohë këtu ndryshoi edhe qëndrimi i opozitës së atëhershme. Qëndrimi opozitar u bashkua me atë qeveritar dhe Ferronikeli u shit me një çmim shumë të ulët. Madje nuk u shit as me çmimin më të lartë të ofruar por rreth 16 milionë më lirë se sa çmimi i një kompanie tjetër konkurruese.
Ky qëndrim i opozitës u ndërrua befasishëm pas një udhëtimi interkontinental që bëri i pari i opozitës së atëhershme. U kthyen nga atje, jo për ta kundërshtuar por për ta përkrahur tashmë shitjen e Ferronikelit dhe për ta mbështetur kompaninë Alferon.
Madje, në atë kohë lideri i opozitës pati deklaruar: Urime Drenicë, Urime Drenas, Urime Kosovë… dhe në të njëjtën kohë iu kthye sërish drenicakëve jo për t’i mobilizuar sikur pak ditë më parë në mbrojtje të Ferronikelit, por për t’i çmobilizuar ata.
U bënë bashkë qeveri e opozitë dhe e dhanë Ferronikelin. Ministri i Tregtisë dhe industrisë në atë kohë i uroi qytetarët dhe ua dha lajmin se “kjo ishte një ditë e lumtur për rajonin e Drenicës”. E këtij ministri krejt rastësisht ju gjet emri më vonë në listat e PDK-së për deputet të Kuvendit.
PDK-ja erdhi ne pushtet me trenin dhe vagonët e Ferronikelit, por biletën për të hipur në këtë tren nuk e kishte nxjerrë në stacionin e trenit në Drenas por shumë larg Drenicës, diku në Izrael. Pra, PDK-ja u korruptua para se të vinte në pushtet dhe s’ka se si të prisnim qeveri ndryshe nga kjo që e kemi përveçse një qeveri të korruptuar. Ne kemi qeveri të korruptuar sepse me këtë qeveri udhëheq një parti e korruptueshme.
Por t’i kthehemi prapë Feronikelit.
Përveç çmimit të ulët të blerjes, skandaloze ishte edhe pjesa e kontratës për furnizimin me rrymë të Ferronikelit, ku Qeveria e Kosovës kishte marrë përsipër obligimin që Alferonit t’ia mundësojë furnizimin e pandërprerë me energji elektrike me një çmim më të ulët se kostoja e prodhimit të rrymës, dhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, Kosova do të ja paguante të gjitha humbjet e fitimit, Alferonit. Premtimet për të mbajtur në punë 1000 persona i kishin ikur shumë shpesh, madje veç sa ka nisur vala e dëbimeve nga puna. Gjendja e punëtorëve përditë po përkeqësohet e për sigurinë në punë, dëshmojnë eksplodimet e vazhdueshme në Drenas.
Kurse Kosova dhe Drenica, në vend të lulëzimit të premtuar nga shitja e Ferronikelit fituan vetëm ndotje enorme të ajrit dhe ambientit. Në vend të mirëqenies së premtuar, punëtorët përballën me punë të rënda dhe me paga të pamjaftueshme. Në vend të lumturisë që ja uronin pushtetarët dhe opozitarët e atëhershëm punëtorët tashmë kanë rrezikshmëri ekstreme në punë deri në shkatërrim të shëndetit dhe rrezikim të jetës së tyre.
Në vend të rritjes së numrit të të punësuarve atje ka nisur vala e largimeve të reja nga puna. Ferronikeli nuk u privatizua, por u privatizua vetëm e drejta për ta shitur Ferronikelin. E, kjo e drejtë u privatizua fillimisht pa tender nga një grup politikanësh dhe pastaj mbi këtë të drejtë ata e shitën ashtu siç ata kanë dashur, aq sa ata kanë dashur dhe atij që ata kanë dashur.
Përveç se kontratë e keqe dhe e dëmshme për vendin manipulimi me shitjen e Ferronikelit është korrupsion, e korrupsioni është krim. Korrupsioni dhe krimi duhet të dënohen por edhe fillimisht duhet të ndalen. Tashmë është koha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi i kundërpërgjigjet ish bashkëluftëtarit Selimi
» ALMA LAMA - MANIPULIMI ME POPULLI RREZIK PËR KOMBIN
» Selimi i fal publikisht aktivistët e VV-së
» Shqipëri: Qeveria shpall fituesin e garës për shitjen e Albpetrolit
» Sylejman Selimi lë FSK-në

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi