AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË
AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË
(Kushtuar Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it e cila më ktheu në jetë)
Një yll dritë në ballin tënd
Sytë e tu i mbush shkëlqim.
I afrohesh dhimbjes heshtur,
Jetë dhuron edhe gëzim.
Ti je engjëll në shpirt e zemër,
Ti je paqe, je mirësi,
Të gjitha jetët që shpëton,
Urime të japin pa kufi.
Si ta harroj buzëqeshjen tënde,
Engjëllorja, mjeke Claudia ?
Kur nga kthetrat e mizores vdekje,
Më tërhoqe me ato duar të arta?
Falemnderit, falemnderit,
Zemërarta e Gjermanisë,
Ti i ngjan kaq madhërishëm,
Nënë Terezës të Arbërisë.
04.10.2012
Düren-Lendersdorf
A.G.
Shkrimi im falenderues i vendosur në dhomën e pritjes së spitalit të Lendesdorfit!
NJE BEFASI E KENDSHME
Pasi që më dështuan dy transplantime, tani duhet bërë pothuaj analiza të çdoditshme për ta shiquar gjendjen e mëlqisë. Ndër analizat kryesore është fotografimi me MRT, që sot përdoret domosdo, si në diagnostifikimin e sëmundjeve, ashtu edhe në kontrollimin e zhvillimit të ndonjë sëmundje të mëhershme. Edhe mua më sygjeruan që ta bëj këtë fotografim të mëlqisë.
Pasiqë nga pesha jamë më i shëndoshë se sa duhet, dhe se kazanat e aparaturave të tilla ishin të ngushta në Klinikën e Aachenit, u detyrova të kërkoj ndihmë nga Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, Kryeshefe e mjekëve kirurg të spitalit St.Augustinus të Düren-Lendesdorfit.
Pasi bëra caktimin e datës që ishte dita e sotme, u zgjova herët dhe shkova ta bëj fotografimin.
Posa hyra te sekretarja e saj, aty u duk si një grua madhështore vetë Dr.Rudroff e cila me një mirësi të lartë më përshëndeti dhe ma zgajti doren.Ia zgjata edhe unë tepër i lumtur që përsëri takoja shpëtimtaren time e cila më solli në jetë dhe e cila ndikoi që të futem në listen e pritjes për një mëlqi dhuratë.
Unë kisha shkruar për Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-in dhe ekipen e saj të kirurgëve të cilët nën kujdesin e saj më operuan, shkrim të cilin ma përktheu në gjermanisht miku im Driton Gashi, ndersa dizajnin ma bëri miku Marjan Dodaj. Atë rregullim e bëra të madhe një meter me tetëdhjetë centimatra, e futa në një ram të mrekullueshëm dhe ia dergova zyrës së Dr.Claudia Rudrofit.
Nuk dija se ku është vendos artikulli-pllakat i imi.Sot personalisht më lumturoi Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, e cila më mori dhe ma tregoi vendin se ku ndodhej ai artikull.
O Zoti im, sa u gëzova.Çdo njeri që vie në repartin e kirurgjisë do të ketë mundësi të shiqon fotot dhe ta lexon artikullin me plot falenderime për Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, për repartin e kirurgjisë, për përsonelin mjeksot por edhe për doktoreshën shqiptare Dr.Luljeta Gashin e cila me këshillat e saja më bëri të bie në doren e artë të Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it, gjë që nuk u pendova.Përkundrazi.
Dhe, ja sot shkrimi im dhe emri im si autor dhe personazh i shkrimit, do të qëndrojnë në spitalin e Lendesdorfit si kujtim falenderimi nga një shqiptar. Sot përsëri i thash vetes:Jamë krenar që jamë shqiptar!
04.10.2012
Düren-Lendesdorf
Shkrimi im falenderues i vendosur në dhomën e pritjes së spitalit të Lendesdorfit!
Unë dhe shkrimi im në spitalin St.Augustinus në Lendesdorf!
Unë dhe shkrimi im në spitalin St.Augustinus në Lendesdorf!
Një gur i vendosur në sportelin e pranimit ku shkrua:I dashur Zot, ma ep durimin menjëherë!
Në çdo hap mikëpritje, në çdo vend pastërti e në çdo kënd lule!
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Dec 29, 2014 8:55 pm, edituar 4 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Dragusha Ragip:Falenderim
Dragusha Ragip:Falenderim
Praruar ty te qofshin duart
Qe jetes i dhe start te ri
Agim Gashin Ju e shpetuat
Rilinden andrat perseri.
Me duart tuaja sollet miresine
Qe fati i keq e braktisi
Nje falenderim per gjith’Shqiperine
Nga Wiena sonte une po ta nisi.
Ne jete te jeteve qofsh lumturue
Sepse jete ti fal’ nga duart c’do dit‘
Shqiptaret kurr, s’kan per ta harrue
Sa kohe qe dielli do te bajne drite.
R.Dragusha
Wien.Tetore
2012.
Falenderime nga zemra mikut nga Wiena për këtë poezi madhështore për doktoreshën Claudia!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI:30 DHJETORI DITËLINDJA IME E DYTË
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË
» Agim Gashi: ENGJËLLORJA E DIASPORËS-DHURATA E VITIT TË RI NGA DOKTORESHA LULJETA GASHI
» AGIM GASHI-ENGJËLLORJA LULE
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË
» Agim Gashi: ENGJËLLORJA E DIASPORËS-DHURATA E VITIT TË RI NGA DOKTORESHA LULJETA GASHI
» AGIM GASHI-ENGJËLLORJA LULE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi