Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Shko poshtë

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 04, 2012 10:58 pm

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën


Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Largea_omar-bakri-041349378154
Kosova, është përmendur si njëri ndër shtetet islamik nga Lideri radikal islamik, Omar Bakri, i cili paralajmëroi shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre, në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.
Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit.
“Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri, që i pyetur për shtetet europiane që konsideroi islamike, renditi: “Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”.
Në kërcënimin për Bullgarinë, Bakri shpjegonte: “Spanja është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin musliman. Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Israelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur”.
Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobuzët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi