Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Epidemia e “lajmit të mirë” në zombistanin 1244

Shko poshtë

Teki Dervishi:Epidemia e “lajmit të mirë” në zombistanin 1244 Empty Teki Dervishi:Epidemia e “lajmit të mirë” në zombistanin 1244

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:26 pm

Epidemia e “lajmit të mirë” në zombistanin 1244

Teki Dervishi:Epidemia e “lajmit të mirë” në zombistanin 1244 *Teki%20
Teki DËRVISHI

Teki Dervishi:Epidemia e “lajmit të mirë” në zombistanin 1244 Sh_b
Mbase optimizmi që na e eksportojnë deklaratat me mauna të eminencës ndërkombëtare si dhe pranimet “pikë-pikë” të shtetit të Kosovës, në njëfarë dore i bëjnë mirë asaj pjese konstruktive të politikës shqiptare, këtu dhe në Shqipëri, “integruesve” të shqiptarëve me Evropën. Më së pari ende nuk ka konsensus akademik që do të ishte një valorizim minimal i politikës konstruktive, por duke mos e fragmentizuar në aktualitete të “lajmit të mirë”, por në kontinuitetin e saj që nga viti 1999.
“Sukseset” diplomatike të Kosovës, pikë së pari bëhen për ta rehabilituar në kontinuitet klasën politike. Po shihet se gabimet e djeshme të saj, sot po prodhojnë “suksese” që na i dëshmon lajmi i mirë! Kjo situatë relaksuese që vjen pas lajmeve të mira, është montazhi i perdes së hekurt që mbulon situatën reale politike në Kosovë. Kur pas lajmit të mirë politik, na bie ndërmend situata ekonomike në Kosovë, atëherë përsëri e nxjerrim kartonin e kaltër të optimizmit, dhe themi “çështja po avancon”, ia vlen sakrifica! A ta quaj sakrificën - kompromis? Kompromisi në filozofi tipizon strategjinë perfekte politike! Por kompromisi në kontinuitet, është vetë shantazh ndaj atij që i detyrohet! Mbështetja për muri nuk mund të quhet kompromis!
Por është “lajmi i mirë” një letër vërtetim i “pjekurisë politike” të estabilishmentit politik të Kosovës. Pas “lajmit të mirë” ngurrojnë ta ngritin kartonin e kaltër, por atë e imagjinojmë si i tillë pas çdo “suksesi”. “Sukseset” proklamohen: “çështja po avancon”! Këto pranime të shtetit të Kosovës bashkë me deklarimet që i transkriptojmë “si argumenti pro” - krijojnë atë vetëkënaqësinë në guacën holokaustiane të “status quo”-së permanente. Lajmi i mirë na bën të harrojmë cilat janë ato zhvillime faktike realiste që në Kosovë e konservojnë status quo-në permanente, harrojmë cili faktor konservon këtë status dhe harrojmë veprimet dhe zhvillimet që këtë status e mbrojnë në mënyrë të organizuar ndërkombëtare si favore të instalimit të Serbisë në hartën e leopardit, platformës politike “të jetojmë ndaras afër njëri-tjetrit” e partisë “Rimëkëmbja kombëtare” e Vuk Drashkoviqit.
Çka ka ndryshuar faktikisht Progresin një centimetër që nga data (një ditë pas) e 18 shkurtit të vitit të kaluar? E kanë pranuar shtetin e Kosovës 58 shtete? Kjo nuk mund të mos konsiderohet si sukses shumë i madh. Por çka ka ndryshuar në terren, a ka ndikuar kjo që 1244 dhe implementuesit të tij ndërkombëtarë në Kosovë të mos vazhdojnë ta betonojnë status quo-në, atë situatën që ishte (atëherë edhe normale) para pavarësisë së Kosovës, para Deklaratës së Pavarësisë?! Pse së paku të mos pyesim: si është e mundur të shkelet sovraniteti i një shteti që e kanë pranuar 58 shtete ndër to 90% shtetet më të fuqishme në botë? Kjo që pyesim, nuk do të thotë se ndryshojmë situatë, por së paku nuk e fshehim të vërtetën para “lajmeve të mira”! Lajmi i mirë nuk është realizëm politik. Me lajme të mira kanë ekzistuar vetëm sistemet komuniste!
Sikur në Kosovë të ndodhte vetëm politikë, e jo edhe ekonomi dhe kulturë, atëherë do të pajtoheshim të gjithë se situata edhe si satus quo, është një argument se “çështja avancon”. Por a nuk shihet se ekonomia programon kolonizimin e Kosovës nga Serbia, dhe kështu vendosin ata që “nuk na pranojnë”, kurse ata “që na pranojnë” nuk kanë fuqi mbi këta që cenojnë kufijtë (doganat) kushtetues të Kosovës? Por a nuk shihet se kultura është indikatore e kualitetit veprues të politikës? Pra politikisht dëshmohemi “të pjekur” dy-tri ditë pas “lajmit të mirë”! Po ekonomia dhe kultura? E kjo mbetet për më vonë! Kjo do të bëhet. Koha, mendonte Ajnshtajni, është relative!
Në realitet - injektimi i situatës nuk bëhet për ta humbur perspektivën e pavarësisë (ajo është diçka që nuk zhbëhet, madje edhe në bindjen serbe), por problemi është “formati politik” i pavarësisë, zbatueshmëria e imponueshme e një “shteti ligjor”, legjislatura e të cilit do t’i përshtatët shtetit qytetar (edhe sipas Kushtetutës), por në atë masë derisa do t’u konventonte aleatëve të Serbisë. Kosova një Hong Kong jo më anglez, por rus! Pra shkatërrimi ekonomik i Kosovës fabrikohet nga të gjithë miqtë dhe armiqtë e Kosovës, sepse ekonomia (e shkatërruar) është instrument veprues që vulgarizon (amatorizon) kulturën e një kombi. Shkatërrimi i kulturës së një kombi, është instrument i vetëm për shkombëtarizimin e tij. Pra çdo gjë është në rregull politikisht, ok, por asgjë nuk është në rregull në kualitetin e kulturës dhe ekonomisë. Papunësia është strategji politike e të huajave. Në vend se të hapim vende pune, bëjmë investime kapitale, ndërtesa e asfaltime, etj. Buxhetin e ndajmë për veprimtari joprodhuese. Kështu imponon me dhunë FMN-ja që është organizatë financiare e OKB-së! Populli më as nuk lexon libra, as gazeta, as nuk e ka të qartë “reformën” e arsimit që është huazuar pikë për pikë nga ajo dikur e Stipe Shuvarit, por para mediave elektronike dëgjojmë kulturë tallava gjysmëpornografike, komedia nuk karikon defektet shoqërore, por shpreh “situatat” jotipizuese të marrëzisë dhe çmendurisë, dhe shohim emisione kontaktesh me analistë dhe ekspertë, që sot ia qëllojnë, por që nesër në mëngjes u devalvohen dhe u demantohen “tezat e tyre” mbi “lajmet e mira” që analizojnë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi