Gjekë Gjonaj: Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare
Faqja 1 e 1
Gjekë Gjonaj: Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare
Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare
Nga Gjekë Gjonaj
Nga marsi i këtij viti nuk e kemi më midis nesh profesorin, akademikun, ushtarakun, atdhetarin e guximshëm të çështjes shqiptare dhe birin e shtrenjtë e të pazëvendësueshëm të Malësisë së Madhe Tomë Berisha. Zemra dhe shpirti i tij fisnik u shuan në moshën 89 vjeçare në kryeqytetin kroat në Zagreb, ku jetoi dhe veproi pjesën më të madhe të jetës së tij. Shkoi në amshim për të mos u kthyer fizikisht më kurrë. Shkoi por mbeti në përjetësi. Për bacën Tomë, siç e quante dr. Ibrahim Rugova, do të flitet për ditë, muaj, vite e shekuj me radhë. Do të fliten fjalë miradie, të cilat nuk do të mjaftojnë për të thurur lavdinë e këtij njeriu, shkëlqimin dhe mendjemprehtësinë e tij. Në jetën e vërtetë ai gjithmonë mbarti virtytin e fisnikërisë, lartësisë dhe dinjitetit. Veprimtaria e tij jetësore dhe atdhedashuria e bëjnë atë të pavdekshëm.
Humbje e pazëvendësueshme
Vdekja e këtij intelektuali të nderuar e të respektuar është një mungesë e madhe për shkencën, për kulturën, për kombin shqiptar, për Malësisë, për bashkëkombasit,bashkëkohësit, kolegët, miqtë e shokët e tij e në veçanti për familjarët. Ai ishte një njeri i vlerave meqë gjithmonë i çmonte vlerat njerëzore. Ishte i pajisur me një karakter të fortë, me ndërgjegje të pastër dhe të pathyeshme. Rrallëherë gjenden njerëz si ai i cili i pati të dy virtytet. Familjes, farefisit, kolegëve dhe shokëve u doli në mbrojtje, u shoqërua me ta, dhe kurrë nuk i humbi lidhjet me ta. Ai e dinte dhe e kuptonte njeriun ashtu siç merrte vetë frymë. Andaj, me vdekjen Tomë Berishës kemi humbur një enciklopedi shumë të begatshme dhe të pashtershme që do të na mungojë shumë. Ndërkaq, Malësisë do t’i mungojë një zotëri i lindur, pedant, gjithnjë modest, një njeri aq i mirë, një shkencëtar serioz, një patriot i flakët. Dhimbjen dhe humbjen e tij do ta zbuzë krenaria jonë për jetën dhe veprën e tij. “Mos u mundo të jesh si një njeri i suksesshëm, por mundohu të jesh njeri me vlera.” thoshte mendimtari i ndritur Ajnshtajni. Profesor Toma vërtetë ishte njeri me shumë vlerë që do ta mbajë mend koha dhe të gjitha gjeneratat të cilat i mësoi, sepse posedonte aftësinë e ndërlidhjes së shkencave, por ishte edhe vrojtues i mirë i politikës së kaluar dhe asaj aktuale. Këshillat dhe fjalët e tij ishin të arta. Ishte gjithnjë pranë njerëzve, të cilët i donte dhe e donin pafund.
Njeri i madh dhe i papërsëritshëm
Tomë Berisha me punën dhe kontributin e tij dyzetëvjeçar në shkencë, në arsim e në shërbim të popullit të vet, me veprën e tij të madhe la gjurmë të pashlyera në memorjen jo vetëm të malësorëve por të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve etnik të shtetit amë Shqipërisë. La emër të paharruar dhe autoritet të palëkundur tek populli ynë në shumë fusha të rëndësishme si rrallë ndonjë tjetër. Ai ishte njeri i madh dhe papërsëritshëm. Njeri i virtytshëm e punëtor titanik. Një figurë poliedrike. Një poliglot. Zotëronte gjuhën frënge, italiane, kroate dhe serbe. Në fushën profesionale anglishten dhe frëngjishten. Atdhetar e strateg. Njeri që përherë do të jetë në kujtesën e brezave. I përcaktuar drejt kombëtarisht. Ky burrë i Malësisë, u shpreh ne ceremonialin e vdekjes, shoku i tij i ngushtë, akademik Mark Krasniqi, ndoqi rrugën e Dedë Gjo Lulit dhe atdhetarëve të tjerë të ndershëm të përkushtuar për idealin kombëtar. Tek Toma ishin bashkuar talenti, mençuria, zgjuarësia, inteligjenca, maturia, ndershmëria, fisnikëria, dëshira për punë aktiviteti kombëtar dhe atdhedashuria , e cila ishte ndër veçoritë e tija më të spikatura. Me plot kuptimin e fjalës ai ishte njeri i suksesit dhe vlerave. Është një shembull më vete se si një malësor me origjinë nga Gruda, pamohueshëm e gjen veten të projektuar në rrafshet e vlerave kombëtare. Shëmbëlltyra e tij e ndritshme do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e shqiptarëve.
Kontributi shkencor, profesional dhe atdhetar
Në formimin e Tomë Berishës si personalitet prej atdhetari të shquar do të ndikojë edukata me të cilën u brumos që nga familja, e cila prej kohësh ishte ndërgjegjësuar si njëra ndër familjet më të shquara për shqiptarësi. Ai lindi në Podgoricë. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe gjimnazit në kryeqendrën e Malit të Zi vijoi studimet në Itali, në Torino dhe Bolonjë së bashku me disa atdhetarë të shquar shqiptar në Malësinë e Madhe kundër nazifashizmit dhe u shqua si mbrojtës i flaktë i kauzës shqiptare. Pas Luftës së Dytë Botërore diplomoi në Universitetin e Lubjanës në Fakultetin Teknik, e më pastaj punësohet si ligjërues në Akademinë Teknike Ushtarake në Zagreb , ku njëkohësisht mbrojti doktoratën. Ai për 20 vjet rresht, krahas ligjërimeve në Akademinë Teknike Ushtarake në Zagreb, ligjëroi edhe në Universitetin e Prishtinës, ku edukoi kuadro të reja të cilat i duheshin aq shumë Kosovës. Armata Popullore e Jugosllavisë e pensionon në moshën 56 vjeçare, duke mos i dhënë gradën general. Ky vendim qëllimkeq e çnjerëzor nuk e ndali aktivitetin e këtij intelektuali me një karrierë të gjatë akademike dhe ushtarake dhe të këtij politikani e veprimtari të pasur në gjithë hapësirën shqiptare. Aktiviteti i tij vjen e shtohet nga vitet 1968, veçmas që nga viti 1981 e deri në çlirimin e Kosovës. Në vitet e shkatërrimit të Jugosllavisë artikuloi interesat kombëtare në diasporë, në Kosovë dhe në Shqipëri. Bashkëpunëtorët e tij më të afërtë dhe më të ngushtë thonë se Tomë Berishën në Kosovë e njohin si ndër të parët që iu drejtua opinionit për padrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve. Kolegët e tij shprehen me krenari se Toma në Zagreb për shumë vjet ishte një ambasador i përkushtuar i interesave shqiptare, kurse shtëpia e tij në kryeqytetin kroat ishte vendstrehim për studentë e të ikur nga Kosova. Gjeneral Toma Ishte njohës i shkëlqyer i artit luftarak, analist i thellë i ideve luftarake dhe strategjike. Këshillat dhe strategjitë ushtarake të tij u përdorën në luftën e Kosovës, duke u rreshtuar me profesionistët e rrallë që iu përgjigj zërit të popullit të vet.
E Kosova nuk e harroi kontributin e tij. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, për veprimtarinë e tij shkencore i jep titullin akademik, kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës i jep gradën Gjeneral. Radhën tani e ka Malësia ta nderojë këtë bir të saj të shtrenjtë, ashtu siç e meriton.
Vepra madhore e akademik Tomë Berishës tregon se ai kishte zgjedhur një detyrë jetësore që t’i dalë zot çështjes së kombit të vet dhe atdheut. Ai me kohë kishte vërejtur se detyrë mbi detyrat e intelektualit dhe shkencëtarit shqiptar e sidomos të eprorit ushtarak është që energjinë e vet krijuese ta shpenzojë dhe ta shterrojë në të mirë të kauzës kombëtare.
Akademik Tomë Berisha padyshim kishte një prirje të lindur dhe të zhvilluar për t’u profilizuar në studiues të pasionuar me kulturë të gjerë, me sens të profesionistit. Diskutimet dhe shkrimet e tij janë të llojit të veçantë dhe të nivelit të lartë shkencor e artistik. Është ndër ekspertët shqiptar mjaft të cituar në literaturën shkencore. Ka botuar disa punime, kumtesa dhe ligjërime shkencore në shumë revistat me renome botërore. Ai kohës së vet mjaft i ka thënë dhe mjaft i ka lënë. Vepra e general Tomë Berishajt i bën nder kombit dhe humanizmit në tërësi po sikurse edhe emri i tij të cilin po e përkujtojmë me rastin e vdekjes. Trupi i tij pushoftë i qetë në tokën e Malësisë, ku u varros me nderime më të larta në prani të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe personaliteteve më të njohura të kombit tonë nga hapësira mbarëshqiptare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjekë Gjonlekaj:Vëllezërit, Mark e Kolë Miri, janë nderi i kombit
» Tomë GASHI, Avokat nga Prishtina:Koment Lidhur me gjykimin politik të Akademik Nexhat Daci
» Adem Berisha: NËNTORËT E LAVDISË
» Adem Berisha ua Uron festen me poezinë:NËNTORËT E LAVDISË
» Akademik Mark Krasnqi, njëri nga figurat më të ndritura kombëtare
» Tomë GASHI, Avokat nga Prishtina:Koment Lidhur me gjykimin politik të Akademik Nexhat Daci
» Adem Berisha: NËNTORËT E LAVDISË
» Adem Berisha ua Uron festen me poezinë:NËNTORËT E LAVDISË
» Akademik Mark Krasnqi, njëri nga figurat më të ndritura kombëtare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi