Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare

Shko poshtë

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare Empty Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 06, 2012 8:46 pm



Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare

Nga Muhamet Hoxhaj

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-recitali-nje-grusht-dhe-valdrin-asllani-foto-muhamet-hoxhaj
Valdrin Asllani me monologun “Dheu i Kosovës” – Foto Muhamet Hoxhaj



Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 0_150x149_images_stories_Autor_Muhamet%20Hoxhaj
Muhamet Hoxhaj – Themeluesi i portalit Kosovarimedia.com

Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka” që nga themelimi saj më datën 12.09.1992 në Nürtingen të Gjermanisë, ka punuar për të mirën e popullit shqiptar, për ruajtjen e traditave tona kombëtare dhe vlerave tona kulturore, duke zhvilluar aktivitete të shumta e të ndryshme si në hapjen e shkollave për shkollimin e brezave të rinj, për kultur, sport dhe manifestime tjera të ndryshme kombëtare.

Treva e Shtutgartit të Gjermanisë ka dëshmuar me dekada se këtu punohet dhe ruhen vlerat tona Kombëtare Shqiptare. Kjo rrethinë ku jetojnë dhe veprojnë rrethë 70 mijë Shqipëtar nga të gjitha trojet e Shqipërisë, ka punue qysh herët për kombin dhe atdheun. Vet fakti se nga këtu është organizue me të madhe në këto 4 dekadat e kaluara, sikur ishin 3 %shi, mjete për fondin Vendëlindja thërret, po edhe mjete tjera humanitare për minatorët, mësimëdhënësit, njerëz me nevoja mjekimi etj etj, dëshmon njëher më shumë se këtu nuk asht harrua athdheu dhe atdhedashuria, asnjëherë.

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-recitues-shkolla-shqipe-migjeni-foto-muhamet-hoxhaj
Nxënësat e shkollës shqipe “ Migjeni” nga Stuttgarti, prezantuan me vallëzime e recitime

Një nga këto Shoqata që njihet me aktivitet të madh Kulturor po edhe me një punë të palodhshme tashmë e dy dekada të plota, është edhe Shoqata “Kadri Zeka” në Nuertingen të Gjermanisë.

Kjo Shoqatë deri në vitin e kaluar e udhëhequr nga Veprimtari Xhafer Leci, ka punuar palodhje në afirmimin e vlerave Kulturore dhe traditës sonë Shqiptare si në popullin nikoçir po edhe për popullin Shqiptar. Po edhe mbas zgjedhjes së kryesisë së re, tregohet qart se drejtimi nuk ka ndryshuar fare, po veqse është shtuar puna dhe ruajtja e vlerave kulturore dhe artistike.

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-xhafer-leci-foto-muhamet-hoxhaj
Xhafer Leci, Kryetar nderi i shoqatës “Kadri Zeka” në Kircheim Teck

Ne si përfaqësues të mediave të lira, këto 3 vitet e fundit kishim nderin të vizitojmë po edhe të ndëgjojmë për punën e tyre të palodhur ku edhe kemi vizituar disa aktivitete, si psh. festa e 28 Nëntorit, festa e pavarësisë etj etj. nga kjo shoqatë.
Të prek në ndërgjegje nëse nuk e thua të vërteten, e ne jemi të njohur që nuk bëjm lajka, po e flasim atë që duhet thënë.

Çka më impresionoj të shkruaj në pika të shkurtëra për aktivitetet e kësaj Shoqate?

Më 22.09.2012 në Kirchheim-Teck, në sallën Eduard-Mörike-Halle, u Manifestua 20-vjetori i egzistimit të kësaj Shoqate, për ta nderuar emrin e heroit të Kosovës Kadri Zeka, si dhe punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë, sidomos në grumbullimin e mjeteve materiale, për ta ndihmuar arsimin, shëndetësinë dhe luftën e fundit çlirimtare.

Në fjalën e rastit, që lexoj zotri Xhafer Leci, tashmë kryetar nderi i kësaj Shoqate mësuam se shifra e përgjithshme e ndihmave në të holla, pa përmendur këtu ndimat tjera për veshmbathje etj etj.. Ishte mbi 1.175.000 DM (700.000 euro). E kjo nuk është pak për një shoqatë cila ka zhvilluar aktivitetet e saj në një qytezë të vogël me rrethinë siq është Nürtingeni.

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-foto-muhamet-hoxhaj1.jpg
Dita e shtune e 22 shtatorit 2012 vërtetë ishte një ditë e madhe festive për mërgimtarët tanë

Duke menduar edhe rrethanat e jetës së gurbetit, pra puna, familja, aktivitete të ndryshme po edhe vet jeta dinamike e cila të bën të humbësh edhe nervën e fundit, nuk ishte aspak e leht të arrihet ky sukses aq i “vogël” po me një efekt të madh për të ndihmuar kombin dhe atdheun.
Taxhidin Bakiu, kryetar aktual i kësaj shoqate, përshëndeti rrethë 500 bashkatdhetar pjesmarrës në këtë tubim, ndër ta edhe shumë kryetar e delegacione të klubeve, shoqatave e asociacioneve tjera shqiptare të jetës politike e kulturore, cilat gjithëashtu zhvillojnë aktivitetet e tyre në Gjermani.
Fjala e rastit iu dha edhe shumë veprimtarëve tjerë, të cilët nderuan këtë shoqatë pra manifestimin, me ardhjen e tyre, disa edhe qindra kilometra larg.

Si në shumë manifestime tjera, edhe në këtë mbrëmje do të dëshmohej për punën e bër, punë e palodhur për shumë mërgimtar të cilët kontribojnë në ruajtjen e vlerave kulturore po edhe në ruajtjen e kultivimit të gjuhës Shqipe dhe humanitetin që kanë shqiptarët për kombin dhe atdheun e mos të flasim për atdhedashurin se kjo është gjithmonë mbi nivel.

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-foto-muhamet-hoxhaj2.jpg
Dita e shtune e 22 shtatorit 2012 vërtetë ishte një ditë e madhe festive për mërgimtarët tanë

Këtë manifestim të shkëlqyer e shoqëruan me valle dhe poezi të rilindasëve tanë, Shkolla me mësim plotësues Shqip “Migjeni” nga Shtutgarti. Nuk është herë e parë që këta nxënës madhështojnë dhe hijeshojnë manifestimet në këtë rrethinë. Këtu meritojnë ç’do lëvdatë mësimëdhënësit Zejnije dhe Zeqir Asllani të cilët me një përkushtim të madh po i mësojnë nxënësit e tyre në ruajtjen e Gjuhës Shqipe po edhe në ruajtjen e traditës Shqiptare, pra recitimin dhe vallëzimin. Të gjithëve u dërgojmë komplimentimet më të sinqerta për arritjet e tyre.

Përfundim:

Ne përgëzojmë veprimtarët e kësaj Shoqate për punën e palodhur që kanë bërë gjatë këtyre dy dekadave të kaluara. Me veqanti cekim veprimtarin Xhafer Leci tashmë kryetar nderi, po edhe kryesinë e re, ju themi se keni trashëguar një punë të madhe ku shpresojmë dhe mendojmë po edhe besojmë në juve që të vazhdoni rrugën e të së kaluarës për të mirën e kombit dhe atdheut.

Nuk është e leht, të ruash familjen, të punosh, të jeshë i përqëndruar në ruajtjen e vlerave Kulturore, Artistike, ruajtjen e Traditës tonë të madhe Shqiptare po edhe të përkushtohesh me dinjitet për të ndihmuar dhe për të grumbulluar qoft edhe një lekë, e gjitha kjo në gurbet.

Pra motra dhe vëllezër, juve që me mish e me shpirt po punoni për kombin dhe atdheun, se kjo nuk është punë që bëhet larg atdheut dhe i shënohet shtetit nikoçir, por kjo është një punë që tregon përkushtimin tuaj për komb e atdhe të cilën duhet ta ruani edhe më tutje me dinjitet.

Në fund ju përshëndes me fjalët e Naimit: “Punoni për Shqipërinë dhe vdisni për të“

Sinçerisht - Muhamet Hoxhaj, Moderatori i KosovariMedia.com



Foto nga Manifestimi




Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 0_300x99_images_stories_2012_20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-selami-morina-muhamet-hoxhaj-musa-jasiqi-foto-muhamet-hoxhaj
Selami Morina, Muhamet Hoxhaj dhe Musa Jasiqi gjatë këtij manifestimi


Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 0_248x99_images_stories_2012_20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-xhafer-leci-selami-morina-foto-muhamet-hoxhaj
Xhafer Leci dhe Selami Morina, gjatë këtij manifestimi

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-bujar-osaj-ne-sken-foto-muhamet-hoxhaj
Edhe argëtimi me muzik Shqipe nuk mungoi


Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare 20-vjetori-shoqata-kadri-zeka-kircheim-teck-bujar-osaj-ne-sken-vallezimi-foto-muhamet-hoxhaj
Pamje nga manifestimi
* * * * *

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare Manifestimi-98-vjetori-pavarsis-se-shqiperise--28-nentor-2012
Një pamje tjetër nga organizimet e Shoqatës Kadri Zeka, me rastin e 98-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 2010 në Kirchheim-Teck, Stadthalle

Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare Manifestimi-shkurt-2012-4-vjetori-pavarsia-e-kosoves
Pamje tjetër me rastin e Pvarësisë së Kosovës, Kirchheim -Teck, Stadthalle, Shkurt 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi