Shoqata “Kadri Zeka” suksesshëm kremtoi 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Faqja 1 e 1
Shoqata “Kadri Zeka” suksesshëm kremtoi 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Shkruam-Asllan Dibrani
Shoqata “Kadri Zeka” suksesshëm kremtoi 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Në Kirchheim –Teck të Gjermanisë, më 1 mars 2014 solemnisht në praninë e disa qindra mërgimtarëve, morën pjesë edhe Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli, konsulli Faket Kajtazi me seli në Stuttgart, dhe shumë veprimtarë të njohur të çështjes tonë kombëtare.
Programi u hap me tri valle nga trevat tona shqiptare, nga nxënësit e shkollës shqipe “Dardania” në Backnag, nën drejtimin e zonjës Miradije Gashi, arsimtare.
Pas këndimit të Himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, nga moderatorja Filloreta Shahini, të pranishmit u ftuan të qëndronin në këmbë, për të nderuar të rënët për liri dhe pavarësi, me një minutë heshtje.

Pamje nga valltarët e shkollës Dardania
Të pranishmit dhe mysafirët i përshëndeti nënkryetari i Shoqatës Selami Morina,
si; Ministrin e Diasporës z.Ibrahim Makolli, konsullin z. Faket Kajtazi,Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar për Diasporë,
Fran Tanushi, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve , Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar për Diasporë, Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Demokratike Kombëtare Shqiptare,
Miradije Gashi, arsimtare dhe publiciste në Stuttgart, Maxhun Smajli, reporter lufte dhe veprimtar, Mentor Thaqi, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve , Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar për Gjermani, Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, publicist dhe veprimtar, Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, publicist dhe veprimtar,Jahja Gashi, Kryetar i Shoqatës,”Nëna Terezë” në Göppingen, Hazir Beqaj , Kryetar i Shoqatës,” Malësia” në Hechingen, Abaz Imeri, kryetar i Këshillit Organizativ Kombëtar në Heilbronn dhe Sabit Muli, arsimtarë në Mössingen.
Fjalën e rastit e lexoi Hasan Qyqalla, cili vërtet shkelqej duke treguar mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, e në veçanti dalloi kontributin e madh të presidentit të parë të Kosovës dr.Ibrahim Rugova dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari, për vlerat e UÇK-së etj.
Ministri I.Makolli fillimisht foli për figurën e ndritur të heroit Kadri Zeka, të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, të Enver Hadrit e të Vehbi Ibrahimit, të gjithë këta të vrarë nga UDB-a jugosllave. Makolli foli edhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës, kontributin e Diasporës, të Presidentit Ibrahim Rugova, të Komandantit Legjendar Adem Jashari, e të komandantëve Salih Çekaj, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci-Krasniqi siç ceku ndër të tjera etj.
Minsitri Ibrahim Makolli në shenjë respekti për kontributin e tyre kombëtar, nderoi z.Emin Falija dhe Xhafer Leci me nga një mirënjohje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të nënshkruar nga Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe zyrtarë-nënshkrues të tjerë të shtetit të Kosovës.
Pamje nga disa mysafir pjesëmarrës dhe organizatorëve te në manifestimit të pavarësisë së Kosovës në 6 vjetorin e saj në Kirchheim -Teck :Taxhedin Bakiu ,Xhafer Leci, Fran Tanushi,Konsulli nga Shtutgardi Faket Kajtazi, Ministrin e Diasporës z.Ibrahim Makolli Musa Jasiqi,Asllan Dibrani,Mejdi Lajçi,Hasan Qyqalla dhe Mentor Thaqi.
Edhe konsulli z.Faket Kajtazit përshëndeti të pranishmit duke ua uruar pavarësinë e Kosovës, dhe duke falënderuar mërgimtarët për kontributin e tyre, si dhe Shoqatën “K. Zeka” për aktivitetet dhe veprimtarinë e tyre shumëvjeçare, si dhe për nderimin që i bëri Shoqata me këtë rast me ndarjen e Mirënjohjes…
Xhafer Leci, kryetar nderi i Shoqatës “K.Zeka” në shenjë respekti për kontributin e tyre kombëtar të dëshmuar me punë, ndjerës dhe mund, në emër të Shoqatës ua ndau dhe nderoi më 11 Mirënjohje, këta njerëz te lëmive të ndryshme;

-Faket Kajtazi, Hasan Qyqalla, Miradije Gashi, Idriz Zeqiraj, Tefik Ramadani Martin Çuni, Maxhun Smajli, Neki Lulaj, Mentor Thaqi, Agim Gashi dhe Asllan Dibranin.
Tefik Ramadani ish i burgosur ,politik , me profesion doktor aktual në Manheim, në emër të atyre që u nderuan me mirënjohje, falënderoj Shoqatën “Kadri Zeka” kryesinë dhe anëtarësinë e zgjeruar,në krye me kryetarin e saj Taxhidin Bakiun, duke falënderuar edhe Xhafer Lecin, siç u shpreh ai për kujdesjen dhe nderimet që po ua bënë ai gjithherë nëpër organizimet dhe aktivitet e zhvilluara në kuadër të Shoqatës “Kadri Zeka” vegimtarëve të çështjes tonë kombëtare, duke i përshëndetur, falënderuar e nderuar për punën e tyre të pa lodhshme për çlirimin dhe ndërtimin e vendit tonë.
Tefik Ramadani në pa mundësi për pjesëmarrje, solli përshëndetjet për pjesëmarrësit dhe Shoqaten “K.Zeka” të z.Idriz Zeqiraj ish i burgosur politik dhe të arsimtarit z.Çerkin Bytyçi. T. Ramadani çmoi lart edhe kontributin e Nanë Terezës, me ç’rast përmendi edhe vizitën e ish Presidentit Bill Clinton, duke u përkulur para varrit të Nanë Terezës në Kallkuta të Indisë, Clinton i kishte pëshpëritur asaj para varrit: “E nderuara Nanë Trereza, e kreva amanetin tënd, tash vendi dhe populli ytë Kosova është i lirë”!
Dhe tash Ju e dashur Nanë Tereza pushoni e qetë!

Pamje nga tubimi i manifestimit me rastin e 6 vjetorit te pavaresisie se Kosovës në Kirheim-Teck
-Rapsodët e udhëhequr nga Osman Loku, u prezantohen me dy këngë popullore.
-Recituan; Mentor Thaqi, poet dhe Fran Tanushi, gazetar e poet, Tanushi përshëndeti të pranishmit duke ua uruar 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dhe njëkohësisht falënderoi Shoqaten “K.Zeka” për organizimet e shumta e të suksesshme të saj mbi dy dekada. Z. Tanushi, sekretar, në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve , Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë për Diasporë, me vete kishte sjellur edhe Vendimin e Lidhjes së Shkrimtarëve , Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, ku shkruante:
“VENDIM” si ma poshtë në tekst: Heroin e mërgatës shqiptare, “Kadri Zeka” ta shpallë anëtar nderi, post mortum! Për veprimtarinë e tij në fushën e gazetarisë, dhe në angazhimin e tij kolosal për çështjen kombëtare. Të nënshkruar dhe vulosur nga Kryetari i LSHAKSH-në Gjermani z.Hasan Qyqalla, Koblenc, shtator 2012.
Përsëri në skenë u paraqiten me disa recitime nxënësit e shkollës shqipe me mësim plotësues “Dardania” në Backnag, të udhëhequr nga arsimtarja Miradije Gashi, këta nxënës të talentuar e të disiplinuar, duke recituar për heronjtë, dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë të të gjitha trojeve tona, u mirëpriten me duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit në këtë festë të madhe kombëtare.
Po shtoj edhe fjalën e zonjës Miradije Gashit mesa vijon:
Të nderuar kryesues të Shoqatës “Kadri Zeka” z. T. Bakiu dhe z. Xh. Leci ne emër të shkollave shqipe “Bashkimi Kombëtar” ju falënderoj për ftesën.
“Zonja dhe Zotërinj mërgimtarë, krijues, gazetarë, prindër, nxënës dhe gjithë të pranishëm, jam e nderuar, që sot ju përshëndes për 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës martire e cila nëpër shekuj ka shkruar faqe të lavdishme me gjakun e bijve e të bijave të saj për të fituar gjënë më të shenjtë, lirinë, që ne festojmë sot bashkë.
Edhe pse larg, mërgata shqiptare, asnjëherë s’e ka ndarë shpirtin dhe zemrën nga Kosova jonë e shtrenjtë, por vazhdimisht ka qenë mbështetëse dhe pjesëmarrëse në krahë të luftëtarëve të UÇK-së, deri sa vendi ynë pa dritën e vërtetë të lirisë. Le të bashkojmë zërin me ta dhe të brohorasim për Kosovën e lire. Rroftë për jetë, Kosova jonë e lavdishme! Rroftë populli shqiptar”e përfundoj nder te tjera z. Miradije.

Programi vazhdoj deri në ora 24.00 me këngëtarët e njohur
Silvana Dollapi, Gazmend Kumanova, dhe instrumentistin Nazmi Aliu.
Siq na informoi z. Xhafer Leci, për këtë manifestim kontribuon ; anëtarët e kryesisë Kryetari Taxhidin Bakiu, nënkryetari, Selami Morina, sekretari Ramadan Zuka, arkëtari Fatmir Krasniqi, veprimtari Islam Shahini, dhe moderatorja Filloreta Shahini e cila shkëlqeu me modelimin e saj , duke folur rrjedhshëm gjuhen shqipe sikur të ishte lindur, shkolluar e rritur në Kosovë, e jo në Gjermani Kontribut në vete dha edhe fotografistja Katarina Griser e cila po grumbullon albume nga aktivitetet e shqiptarëve nëpër klube , festa , dhe aktivitete tjera.
Fotoreportazh nga : Asllan Dibrani dhe www.photo-kg.de Katarina Grießer
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shoqata "Atdheu" kremtoi 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
» Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka
» Muhamet Hoxhaj:Shoqata “Kadri Zeka” shënon dy dekada veprimtari kombëtare
» Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin
» Hamzë Morina:Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi