Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analistët: 'Gruevski i tregon vijat e kuqe Ahmetit'

Shko poshtë

Analistët: 'Gruevski i tregon vijat e kuqe Ahmetit' Empty Analistët: 'Gruevski i tregon vijat e kuqe Ahmetit'

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 07, 2012 9:34 pm

Analistët: 'Gruevski i tregon vijat e kuqe Ahmetit'


Analistët: 'Gruevski i tregon vijat e kuqe Ahmetit' Largea_gruevski-ahmeti1349634721
Pasi dje opozita doli me reagime ndaj fjalimit që të premten e mbajti kryeministri Gruevski, sot mendimin e tyre e thanë edhe një pjesë e ekspertëve në vend. Retorikën e Gruevskit të ata vlerësojnë si shumë të pavolitshme për partnerin e koalicionit – BDI-në dhe plotë me kufizimeve për idetë e Ahmetit. Ish-politikani, Naser Zyberi, thotë se në fjalimin e Gruevskut u treguan qartë vijat e kuqe për partnerin shqiptar në pushtet. Ai konsideron se në periudhën që vjen, kjo sjellje e Gruevskit do t’i thellojë edhe më shumë tensionet në vend.

"Ai tha se nuk pajtohet me shumë çështje që i inicon partneri i koalicionit, siç është ideja për për sjelljen e ligjit për ish ushtarët e UçK=së, iniciativa për ndërrimin e emraave të disa shkollave. Besoj se do të gjindet parti politike shqiptare e cila do të mund ta duron këtë presion të kësaj vije kësaj të ulët të kuqe dhe mendoj se pas mbledhjes së mbrëmshme dhe ekspozesë së kreministrit, problemet jo që do të zgjidhen por do të shpërthejnë në intensitet edhe më të vrullshëm dhe mendoj se Maqedoninë e pret një vjeshtë shumë e nxehtë ashtu siç është edhe koha aktualisht " , tha Naser Zyberi, analist.

Ngjashëm mendon edhe analisti politik Petar Arsovski.

"Fjalimi i kryeministrit ishte i pakëndshëm për BDI-në dhe lë një problem në status quo, me të cilin de fakto, dëshmohet qartë se partnerët politik në pushtet, nuk kanë vendosur nëse do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe do të vazhdojnë të punojnë së bashku. Apo nëse nuk munden, të trregojnë se cila është alternativa. (2:15) Mirëpo ndonjëherë krijohet përshtypja se partnerëve në Qeveri iu përgjigjet që për disa punë të jenë të grindur, ndërsa njëkohësisht të vazhdojnë të punojnë së bashku”, tha Petar Arsovski, analist.

Tensionet mes partive të koalicionit në pushtet u përkeqësuan muajin e kaluar kur në 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i shoqëruar nga oficerë të ARM-së, zëvendës- kryeministri, Musa Xhaferi, ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe zëvendës-ministri i Brendshëm, Xhelal Bajrami, u përkulën dhe vendosën lule në përmendoren e dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së në Sllupçan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi