Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadani, Haradinaj së shpejti në krye të shtetit, Isa bëri ftesë mediale

Shko poshtë

Ramadani, Haradinaj së shpejti në krye të shtetit, Isa bëri ftesë mediale Empty Ramadani, Haradinaj së shpejti në krye të shtetit, Isa bëri ftesë mediale

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 09, 2012 11:25 am

Ramadani, Haradinaj së shpejti në krye të shtetit, Isa bëri ftesë mediale


Ramadani, Haradinaj së shpejti në krye të shtetit, Isa bëri ftesë mediale Largea_burim-ramadani-jpg1349734838
AAK-ja vazhdon të këmbëngulë që tekstet e projektrezolutës për procesin e privatizimit duhet të harmonizohen, në mënyrë që të mos e dëmtojnë procesin e privatizimit dhe të përfshijnë llogaridhënien. Fakti që ekzistojnë dy projektrezoluta të ndryshme, AAK-ja nuk pranon t’i votojë, tha mbrume në “Interaktiv”, Burim Ramadani, anëtar i kryesisë së AAK-së. Ai tha pika e parë kundërshtuese është preambula e projektrezolutës, ndërsa sa i përket pikave të tjera nuk ka kundërshtim. I pyetur se pse është nënshkrues i kërkesës së Vetëvendosjes për ta diskutuar procesin e privatizimit dhe të projektrezolutës së saj, dhe nëse kjo ka ndodhur pasi nuk e ka lexuar tekstin, Ramadani e ka pranuar se ashtu ka ndodhur.
Ramadani tha se asnjëri prej cilave do projektdokumente nëse nuk harmonizohet nuk është në interes të procesit të privatizimit, prandaj nuk do t’i votojnë.
Ramadani ka theksuar se në seancat e Kuvendit të Kosovës kanë ndodhur gjëra të pahijshme dhe mos transparenca dhe jo llogaridhënia e ka pamundësuar paraqitjen e qartë të këtyre dy dokumenteve nga VV dhe PDK dhe sipas tij "ka parandaluar që në mënyrë profesionale ta japim mendimin tonë".
I pyetur për procesin e Ramush Haradinajt, Ramadani tha se ai do të lirohet shumë shpejt, dhe se do të jetë në krye të AAK-së dhe në krye të shtetit. Ramadani i ka quajtur spekulime pohimet se në vjeshtë do të jenë në koalicion me PDK-në, dhe se ky spekulim po bëhet me tendencë të hapur.
Ai tha se është e pandershme të luhet me emocione të këtilla të elektoratit dhe të
Ai tha se këto janë produkt i ojq-ve dhe opinioneve të caktuara, dhe kjo ndodhë sa herë që qeveria ndodhet në krizë. Ai tha se nëse ka një parti politike, që mund të udhëheq si duhet me Kosovën, ajo është AAK-ja. Ai tha se nëse zgjedhjet mbahen në verën e ardhshme apo në vjeshtë ata do të garojnë me kandidatin më të mirë. Ai tha se mbajtja e Haradinajt në Hagë, ishte një proces politik. Ramadani tha se kur AAK-ja të qeverisë rendi dhe ligji do të mbizotërojë në të katër anët e vendit, përfshirë edhe veriun.
Ai tha se AAK-ja e pëlqen politikën e “mesit”, që nënkupton mesin mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat sipas tij mbajnë pikat ekstreme.
Madje ai ka thënë se “nëse doni mendoni që nuk e kemi lexuar mirë preambulën e rezolutës kur e kemi nënshkruar”.
Duke folur për ftesën që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa u ka bërë atyre për bashkimin e të djathtës, Ramadani tha se Mustafa nuk u ka treguar misionin e as qëllimin, por se ai ka bërë vetëm ftesë mediale.
Ramadani ka theksuar sërish se AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion as me PDK-në dhe as me ndonjë parti tjetër nëse kryeministër nuk do të ishte lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj.
Duke folur për mandatin e Presidentes dhe marrëveshjen trepalëshe, PDK-LDK-AKR, tha se kjo parti nuk ishte pjesë e marrëveshjes dhe se bazuar edhe në mënyrën e funksionimit të Presidencës Jahjaga, tha se nuk ka vërejtje që do ta shtynin për të vepruar në kudnërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se meqë mandati i Presidentes dhe Qeverisë nuk janë të lidhura, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe thuajse nuk ka shansa që zgjedhjet të mbahen më 2014. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi