Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

27 granata dore në oborrin e Xhabir Zharkut

Shko poshtë

27 granata dore në oborrin e Xhabir Zharkut Empty 27 granata dore në oborrin e Xhabir Zharkut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 09, 2012 5:50 pm

27 granata dore në oborrin e Xhabir Zharkut


27 granata dore në oborrin e Xhabir Zharkut Largea_xhabir-zharku1349792430
Një sasi e konsiderueshme e mjeteve të pashpërthyera janë gjetur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka njoftuar të martën policia rajonale e Ferizajt.
Burime policore kanë bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:15 minuta, policia në Kaçanik është informuar me telefon nga pronari i shtëpisë, se në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen “Dushkaja”, është gjetur një sasi e konsiderueshme e mjeteve të pashpërthyera.
Policia raporton se bëhet fjalë për 27 copë granata dore të vendosura në një pako në oborrin e shtëpisë së Xhabir Zharkut, ish kryetarit të Kaçanikut, transmeton Express.
"Njësitet e specializuara dhe ato hetimore të policisë kanë vlerësuar se këto granata të prodhimit rus, ishin pa siguresa dhe pa detonator. Granatat dhe një fitil i raketahedhësit janë tërhequr nga ana e njësitit EOD", theksoi togeri Agim Gashi.
Mësohet se hetuesit policorë kanë intervistuar pronarin e shtëpisë, i cili ka deklaruar se nuk kishte njohuri se kush dhe pse i kishte vendosur mjetet e pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së tij.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Ferizajt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi