Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmohet aktakuza ndaj Bukoshit dhe të tjerëve

Shko poshtë

Konfirmohet aktakuza ndaj Bukoshit dhe të tjerëve Empty Konfirmohet aktakuza ndaj Bukoshit dhe të tjerëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 3:31 pm

Konfirmohet aktakuza ndaj Bukoshit dhe të tjerëve


Konfirmohet aktakuza ndaj Bukoshit dhe të tjerëve Largea_bukoshi_me_avokat1349862967
Është konfirmuar aktakuza edhe për ish zv.kryeministrin e Kosovës Bujar Bukoshi, si dhe për ish sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolajn dhe gjashtë ish zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie. Sipas gjyqtares së procedurës paraprake ka prova të mjaftueshme që këta ish zyrtarë të MSH-së të gjykohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
"Një gjyqtar i EULEX-it e konfirmoi pjesërisht aktakuzën kundër Ilir Tolës, ish-Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Bujar Bukoshit, ish-Ministër i Shëndetësisë, dhe kundër gjashtë të pandehurve të tjerë për një varg veprash që ndërlidhen me korrupsion", njofton EULEX-i.
Gjyqtari i konfirmoi të gjitha pikat e akuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përveç tri pikave kundër Ismet Hysenit dhe një pike kundër Basri Asllanit.
Aktakuza u konfirmua për akuzat për tentim të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqtrajtime gjatë ushtrimit të detyrave, marrje të ryshfeteve, evazion tatimor dhe pengesë të dëshmive.
Aktakuza u hodh poshtë për akuzat për keqpërdorim të autorizimit ekonomik, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të paligjshme.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
Mbrojtja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, pretendonte se çështja e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kjo, meqë sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me imunitetet funksionale, del se Bukoshi në kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë ka pasur imunitet në veprimet që i ka ndërmarrë, duke ushtruar funksionin e ministrit dhe brenda orarit të punës së tij.
Kështu në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është përmbyllur procesi i konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-ministrit Bukoshi, dhe së fundmi zëvendëskryeministër i Kosovës; ish-sekretarit të Përhershëm, Ilir Tolaj, dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, të cilët ngarkoheshin fillimisht për 10 vepra penale.
Po ashtu sipas aktakuzës 10 të pandehurit në bashkëveprim kanë penguar kompaninë Jona Med, që të përfitonte tendere nga MSh-ja, edhe atëherë kur aso kishte kushte të favorshme. Tenderët të cilët duhet t’i fitonte kjo kompani ishin anuluar dhe rishpallur nga MSH-ja.
BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi