Feti Zeneli: “Gjigandi-shkurtabiqi”, si lojë antishqiptare
Faqja 1 e 1
Feti Zeneli: “Gjigandi-shkurtabiqi”, si lojë antishqiptare
“Gjigandi-shkurtabiqi”, si lojë antishqiptare
Nga Feti Zeneli
Artikulimi publik i politikës së majtë, përveç nga Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, po bëhet me po aq zell, diletantizëm e antishqiptarizëm edhe nga Erion Braçe, si nënkryetar i Grupit Parlamentar të kësaj force politike. I pari apo “gjigandi” ulëret shesheve dhe sallave të Shqipërisë, kurse i dyti apo “shkurtabiqi” gërthet nga foltorja e Parlamentit shqiptar. Në pamje të parë duken si të shqetësuar për “hallet e popullit” në vitet e qeverisë “Berisha”, po kur i analizon me kujdes fjalët që thonë, bindesh menjëherë se shqetësimi i tyre i vetëm janë “halet” e Partisë. Fjala vjen, ata quajnë “hall”, madje “problem serioz” anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, projektet e ndryshme energjitike, pasisjen e qytetarëve me karta identiteti, aplikimin para zgjedhjeve për statusin e vendit kantidat të Shqipërisë në BE, mosprekjen e vendit nga kriza globale, etj. Ka qenë vete “gjigandi” politik i PS-së që ka thënë se “anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, para zgjedhjeve të 28 qershorit mund të shndërrohet në një problem për vendin…” Të njëjtën logjikë ka përdorur edhe kur ka kundërshtuar aplikimin para zgjedhjeve të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat të BE-së, tarifën e paisjes së qytetarëve me karta identiteti, nënëshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme të investimeve në infrastrukturë dhe energjitikë, etj. Pastaj këtë tekst antishqiptar të një njeriu të shkarë, “shkurtabiqi” e ka recituar me një zë të hollë në Parlament, duke shtuar edhe disa sharje e shpifje karakteristike, “përtej të majtës e të djathtës”, në adresë të kryeministrit dhe qeverisë së kryesuar prej tij. Me këto ligjërata telendarësh të pacipë ata kanë bërë xhelozë edhe mjaft gazetarë dhe opinionistë të shtypit të shkruar e medias vizive, që kanë ashpërsuar së tepërmi gjuhën demaskuese ndaj qeverisë “Berisha”, duke dëshmuar një militantizëm fanatik ndaj “gjigandit” të PS-së apo “gjarpërit” të PSD-së. Kjo është arsyeja që të ashtuquajturit gazetarë apo analistë të “pavarur” nuk i dallon dot prej politikanëve të tipit “gjigandi-shkurtabiqi”, kur debatojnë në emisione të ndryshme televizive. Më kanë mbetur në mendje fjalët e njërit prej këtyre përkrahësve mediatikë apo bashkëluftëtarëve politikë në një emision televiziv te “Top”-i kur tha se, “Edi Rama do ta bëjë Shqipërinë si Tiranën, pa kioska mbi Lanën”. Ky gazetar “i madh” nuk e ka idenë e nocioneve “shtet”, “qeveri”, “ekonomi”, “politikë”, “diplomaci”, “institucione ndërkombëtare”, “pozitë”, “opozitë”; madje as të fjalëve magjike “liri-demokraci”. Ai më shumë sesa gazetar është një shërbëtor i verbër që pret t’i hedhin një “kockë” për mbijetesë, në rast se PS do vijë në pushtet Ai s’ka formim profesional, sikundër s’ka as ideale e parime të shenjta kombëtare, por vetëm aftësi për veprime e sjellje banale. Se si mund të përkrahen, madje të konsiderohen pjesë e “politikës së re”, dyshja kryesuese “gjigandi-shkurtabiqi” në Partinë Socialiste, që vënë menjëherë në “grykën e topit” çdo vepër apo ngjarje me rëndësi kombëtare, vetëm këta lloj gazetarësh dhe analistësh mund ta dinë?!...

Sulmi më i fundit prej tyre iu rezervua fituesit të liçencës për operatorin e katër celular, të fituar nga Post Telekomi i Kosovës, me po të njëjtën gjuhë urrejtjeje si për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe nga po i njëjti “shkurtabiq” në Partinë Socialiste me emrin Erion. Kompania në fjalë ofroi plot 7,2 milionë euro për këtë liçencë ose 2,2 milionë euro më shumë se vendi i dytë, po për ta kundërshtuar një ofertë të tillë po kërkohen “njolla në biografi”, duke shpifur e sajuar në mënyrë të paturpshme. Siç tregon eksperienca e deritanishme, telendarët e tipit “gjigandi-shkurtabiqi” bëhen agresivë dhe e bëjnë “qimen-tra” kur është fjala për investime apo ngjarje që ndikojnë pozitivisht në konsolidimin e tregut ndërshqiptar dhe prosperitetin tonë kombëtar. Ata kanë fobi ndaj forcimit të ndjenjës kombëtare , sikundër ndjejnë të njëjtën gjë ndaj forcimit të bashkëpunimit ekonomiko-shoqëror në radhët e shqiptarëve. Kësisoj shprehja “rruga e korrupsionit patriotik” më shumë sesa një gjetje në terminologjinë politike të opozitës është një gjëndje e çekuilibruar patologjike që reflekton urrejtjen komuniste ndaj vëllezërve tanë përtej kufijëve. Në krahun e majtë dhe mbështetësit e tyre ekziston prej kohësh një mentalitet distancues e shpërfillës ndaj shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Etiketimi “çeçenë”, që zë fill në ngjarjet e ’97-s, është zgjedhur për të përçmuar shqiptarët e zonës veriore e verilindore të vendit; brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, nëpërmjet këtij “aparteidi politik” ata duan të godasin qeverinë “Berisha” dhe të shtojnë urrejtjen për të në zonat e tjera të vendit tonë, duke sajuar lloj-lloj opinionesh për njëanshmëri dhe favorizim qeverisës të zonave veriore dhe verilindore. Ndonjë prej këtyre “kodoshëve politikë” m’i ka shprehur hapur e më “dashamirësi” pikpamjet e veta që, “Berisha nuk i do jugorët! Ja shih si të ka lënë ty, me gjithë atë kontribut që ke!”, e të tjera e të tjera…
Është fatkeqësi që në këtë lojë të ndyrë antishqiptare janë përfshirë mjaft politikanë dhe gazetarë të tjerë të së majtës, ku një pjesë e tyre po bëhen “më të zotë se mësuesi”, duke e nxirë gjithçka me katran. Për një njeri normal, leximi i disa gazetave apo dëgjimi i disa emisioneve është një “mision i pamundur”. Sipas tyre, çdo ndryshim apo zhvillim ekonomiko-shoqëror i realizuar në vitet ’05-’09, madje edhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO apo BE, janë gjëra negative dhe mbajnë vulën e korrupsionit të “familjes kryeministrore”. Qëllimi për të njollosuar gjithëçka që është arritur në vitet e qeverisë “Berisha” justifikon plotësisht mjetin e tipit “gjigandi-shkurtabiqi”. Kjo lloj sjellje politike e këtyre individëve të përfshirë në lojën e ndyrë “gjigandi-shkurtabiqi” është e pakuptueshme për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot, sikundër është tërësisht e paspjegueshme për të huajtë, që po investojnë kapitalet e tyre në Shqipëri. Por prezenca dhe “pretenca” e të huajëve është argumenti më i pakundërshtueshëm për absurditetin e akuzave apo konstatimeve negative të skuadrës “gjigandi-shkurtabiqi” në politikën shqiptare. Dhe siç dihet, vlerësimet dhe konsideratat e të huajve për arritjet e ndryshme në vitet e qeverisë “Berisha” kanë qënë mjaft pozitive. Gjithëçka e thënë në këtë drejtim është bërë publike, por anëtërasimi në NATO dhe ratifikimi në një kohë të shkurtër nga të gjitha vendet anëtare të BE-së i MSA-së janë fakte që s’duan koment. Ndërsa vizita e presidentit Bush në Shqipëri, të parit president amerikan në detyrë ishte konfirmimi më e qartë i drejtësisë dhe përgjegjësisë qeverisë në rrugën e reformave. Është fakt i pakundërshtueshëm se, gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje që do të mbeten të shkruara në histori dhe do të kujtohen brez pas brezi. Nuk e kam fjalën vetëm për rezultatet spektakolare të procesve integruese, po për tërë efektivitetin e lartë të reformave në të gjitha fushat e jetës ekonomike-shoqërore. Këto arritje janë të prekshme nga kushdo, me përjashtim të atyre që ndjejnë alergji nga punët e mira. Kjo është një fatkeqësi politike për të gjithë grupimin e tipit “gjigandi-shkurtabiqi”, por gjithësesi është një çështje individuale për këta persona, e cila më shumë sesa nga papjekuria mendore buron nga ligësia e tyre shpirtërore. I prekin ato nxënësit e shkollave, mësuesit dhe pedagogët e tyre; mjekët dhe infermierët, punëtorët dhe fermerët, përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, ushtarakët dhe pensionistët, emigrantët dhe investitiorët e huaj; pra kushdo që është përgjithmonë apo provizorisht në Shqipëri. Por ky realitet pozitiv po kërkohet të shpërfytyrohet në sytë e shqiptarëve nëpërmjet propagandës destruktive të opozitës politike dhe asaj mediatike, që për hir të së vërtetës ka pushtuar pjesën dërrmuese të gazetave dhe ekraneve televizive. Madje kundërvënia propagandistike është kaq e madhe saqë duket sheshit, tendenca e treguar. Edhe masiviteti dhe intensiteti goditës shtohen sa më e madhe që të jetë vlera dhe rëndësia e veprave ekonomike apo ngjarjeve politike që materializon qeveria “Berisha” në jetën tonë të përditshme.
Tashmë s’ka më asnjë dyshim se, programi qeveritar i demokratëve në këto 3-4 vjet është hartuar dhe realizuar duke patur parasysh atë që thotë presidenti Ruzvelt se: "Objekti i qeverisë është mirëqenia e popullit, prosperiteti dhe progresi material i një kombi (pra, i një kombi, jo thjesht i një shteti)…". Ishte kjo arsyeja, që ndryshe nga qeveritarët majtist, të cilët promovonin vetëm rrugë trafiqesh detare, qeveritarët aktualë po ndërtojnë e projektojnë rrugët dhe sipërmarrjet e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar me vëllezërit tanë përtej kufrit verior, verilindor dhe lindor të vendit tonë në një treg dhe politikë të përbashkët integruese. Arritje të tilla, për të cilat shqiptarët kanë qindëra vjetë që ëndërrojnë, meritojnë vlerësime që njerëzit rezervojnë për heronjtë kombëtar dhe jo shpifje e denigrime mistrecësh vulgarë apo lojëra politike të llojit “gjigandi-shkurtabiqi”. “Nuk kanë faj sytë kur mendja nuk shikon”, thotë Sajrus. Mendja dhe zemra, do të thosha unë, pasi social-majtistët shqiptarë nuk kanë shpirt njerëzor dhe ekulibër mendor, përderisa në ’97-n u bashkuan me rrebelët e brendshëm dhe të jashtëm që kërkonin “marrshimin militar drejt Tiranës”, “Vlorën si kryeqytet”, “kufirin e vorioepirit deri në Mat”, etj. Pastaj për 8 vjetë në pushtet, ndoqën një politikë përçarëse, përjashtuese, rrënuese dhe izoluese për vendin, duke e renditur Shqipërinë përkrah vendeve të varfëra afrikane, për sa i përkiste nivelit të mirëqënies dhe prosperitetit kombëtar. Tashmë që po ndyshon me shpjëti kjo situatë dhe ky imazh, ata nuk po lënë gjë pa lëvizuar për të penguar ecjen përpara, që nga makinacionet e shpifjeve dhe thashethemeve banale deri tek bojkoti i seancave parlamentare në prag të fushatës elektorale. Në këto kushte një qëndrim i tillë më shumë se sa një mënyrë e të bërit opozitë “fëminore” është lojë e flliqur “gjigandi-shkurtabiqi” për zhbërjen e ndjenjës kombëtare dhe shvleftësimin e arritjeve lapidare të qeverisë “Berisha”. Sidoqoftë ngushëllimi që përmban shprehja: “qentë le të lehin, karavani shkon përpara”, nuk mjafton, kur mendon se dhe opozita është gjithënjë pjesë e pengesave dhe jo e zgjidhjeve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Feti Zeneli: 15% -shi i Ramës dhe 20%-shi i “Zogby”-it
» Feti Zeneli: Kartat zgjedhore dhe krokodilët e kuq
» Feti Zeneli: Bulku dhe “burracakët” e Ramës
» Feti Zeneli: Korça si gjithë Jugu - blu, të “privilegjuarit” e mandatit të dytë
» Feti Zeneli: Krimet e diktaturës dhe “ligji i dosjeve”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi