Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Odise Roshi heroi i Shqipërisë ndaj Sllovenisë

Shko poshtë

Odise Roshi heroi i Shqipërisë ndaj Sllovenisë Empty Odise Roshi heroi i Shqipërisë ndaj Sllovenisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 17, 2012 10:26 am

Odise Roshi heroi i Shqipërisë ndaj Sllovenisë


Odise Roshi heroi i Shqipërisë ndaj Sllovenisë Largea_odis891350422023
Shqipëria në “Qemal Stafa” ka mposhtur Slloveninë me rezultat 1:0, në ndeshjen xhiros së katërt të Grupit E, e vlefshme për eliminatorët e botërorit “Brazili 2014”.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, Shqipëria rikthen shkëlqimin. Ka qenë Odise Roshi, i cili në minutën e 36-të, ka zhbllokuar rezultatin në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë. Më parë në zonë harkoi Emiliano Vila, ndërkaq Rosi me kokë gjuajti fuqishëm për të bërë portierin i Interit, Handanovic të kapitulloi. Në të vërtet, Shqipëria ka qenë më këmbëngulëse gjata tërë takimit, derisa ka rrezikuar vetëm pas dy minutave, kur Sadiku gjuajti për të hedh në sprovë portierin slloven. Edhe në minutën e 15-të, kuqezinjtë kanë rreizkuar, me anë të Bulkut i cili me gjysmë-volej e rrezikoi portën rivale. Ndërkaq në gjysmëlojën e dytë, Vila (47’) e Roshi (63’), reaguan mirë por që ishin të pafat në konkretizimi. Ndërkaq sllovenët u munduan që me gjuajtje nga distanca të kërkojnë golin barazimit, siç ishte gjuajtja e Miliqiqit, në minutën e 52-të. por portieri, Etrit Berisha, i cili përfitoi nga gabimet e Samir Ujkanit, nga ndeshja e kaluar, që u la në stol, ka lënë përshtypje të një portieri të pjekur edhe pse është vetëm në fillim të karrierës.
Për këtë takim, përzgjedhësi, De Biasi pos Berishës, bëri edhe disa ndryshime tjera duke vënë në fushë nga minuat e parë edhe Agollin, Likën e shënuesin e vetëm të takimit, Roshi. Zgjedhje këto që dolën të qëlluara. Pas kësaj ndeshje, Shqipëria arrin kuotën e gjashtë pikëve dhe ende mbetët në garë për një vend që dërgon Brazil pas dy vitesh.




Këtë radhë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kishin lejuar që hyrja në stadium të jetë falas, për shkak të interesimit jo të madh për të ndjekur këtë takim. Megjithatë më pas atmosfera në tribuna është ndezur dhe nuk ka qenë i vogël numri i atyre që kanë përkrahur heronjtë kuqezi në fushën e lojës. Të cilët sërish është dashur t’i përshtaten kushteve të vështira atmosferike, pasi thuajse për gjatë tërë takimit shiu nuk ka ndaluar në Tiranë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi