Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:MJERANËT-QYQARË VRASIN FEMRA

Shko poshtë

Mentor Thaqi:MJERANËT-QYQARË VRASIN FEMRA Empty Mentor Thaqi:MJERANËT-QYQARË VRASIN FEMRA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 17, 2012 8:10 pm


Mentor Thaqi:MJERANËT-QYQARË VRASIN FEMRA 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi
:MJERANËT-QYQARË VRASIN FEMRA

(Dikur gjakmarrja me gjithë vrazhdësinë e vet, kishte rregulla
zakonore-etike: jo në femra as fëmijë!)


shumë e hollë
qafa ime
të mbajë varur
shëmtinë e rëndë
të krimit tënd

o gjaku im i infektuar
me virusin stepik
vrasës qytetnimi,
ku i more
ato kode,
ato kobe
etike
t´më njollosësh
nderë
dhe vlerë
timen jetike,
o humbësirë e mjerë?!

ah,
shëmti në pah,
prej kurë,
ku dhe si
kjo shëmti
trudehje,
gishtngrehje,
në femra dhe fëmijë?!

as Zoti
mos pastë mëshirë
për shpirtin tënd
dhe surratin e pistë,
të pa fistë
o qënie e pështirë!

eh,
medet,
o i mjerë
n´jetë

Mentor Thaqi VS., 17.10.2012


Mentor Thaqi:MJERANËT-QYQARË VRASIN FEMRA 985_518678514828225_384536441_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi