Ja ç’thotë Dianeti i Turqisë për datën e Kurban Bajramit
Faqja 1 e 1

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” e publikon të plotë në gjuhën shqipe vendimin e Dianetit të Republikës së Turqisë për datën e shënimit të ditës së parë të Kurban Bajramit.
Përkthimi është bërë nga persona kompetentë fetarë dhe njohës së gjuhës arabe.
Numri: 1065 Ankara 17/10/2012
Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili krijoi diellin dhe hënën për llogari. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për Muhamedin a.s., i cili e largoi umetin e tij nga injoranca dhe analfabetizmi, duke e ngritur në shkallën më të lartë të shkencave dhe arteve në botë.
Vërtetimi i fillimit të muajve hënorë, në përcaktimin (takvimin) e kryesisë për çështje fetare, realizohet në varësi të vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës, e mbajtur në Stamboll më 27-30/11/1978m.
Disa nene prej vendimeve të marra:
1. Thelbësorja është që hëna të shihet, pa marr parasysh, se shikimi është thjesht me sy (pa mjete) apo shikimi bëhet përmes mjeteve vrojtuese shkencore moderne.
2. Sipas mendimit të astronomëve, fillimi i muajit hënor të përcaktuar sipas llogarive, për të qenë i konfirmuar sipas sheriatit islam, duhet të mbështetet edhe në pamjen e hënës me sy (pa mjete) në horizont, dhe atë pa pengesë dhe pas perëndimit të diellit. Kjo pamje quhet “Shikim vendorur”
3. Për ta parë hënën, duhet plotësuar këto dy kushte esenciale:
a) Distanca e këndit të fituar mes diellit dhe hënës të mos jetë më pak se 8 (tetë) shkallë. Siç është e ditur, pamja e hënës fillon në distancën 7/8 shkallë. Janë pajtuar mendimet e të gjithëve se shkalla 8 (tetë) është thelbësorja.
b) Këndi i fituar nga ngritja e hënës nga horizonti gjatë perëndimit të diellit të mos jetë më pak se 5 (pesë) shkallë. Në bazë të kësaj, mund të realizohet pamja e hënës së re me sy (pa mjete).
4. Nuk kushtëzohet që shikimi i hënës së re të bëhet vetëm nga një vend i caktuar. Dispozita e fillimit të muajit mbështetet në mundshmërinë e shikimit të hënës së re në çdo vend të rruzullit tokësor.
Sipas këtyre vendimeve është formuar parimi i vërtetimit të fillimit të muajit hënor, pra me pamjen e hënës së re, kudo qoftë ajo në mbarë rruzullin tokësor. Andaj kryesia e çështjeve fetare turke llogaritjet e saj i ka mbështetur në këto bazamente.
Në bazë të llogaritjeve të cilat i ka realizuar Kryesia me observatorin e austronomisë në Kandeli, hëna e re e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, pas mbledhjes së realizuar e cila i plotëson kushtet e cituara më lart, vërteton se është bërë shikimi i hënës së re në orën 1:20 pas mesnate, sipas orës botërore, dhe atë në këto vende:
1. Në Oqeanin e Qetë, për datën 15/10/2012 dielli ka perënduar në orën 21:20 të mbrëmjes, kurse hëna ka perënduar në orën 22:44. Në jug të kontinentit të Antarktikut dhe në jug të Amerikës Latine, e cila bie në meridianin e jugut 69 shkallë, 20 minuta dhe 44,952 sekonda, dhe në meridianin e perëndimit 86 shkallë, 17 minuta dhe 56,58 sekonda.
2. Gjithashtu, në Oqeanin e Qetë dhe në fillim të kontinentit të Amerikës së Jugut, me datë 15/10/2012 m dielli perëndoi në orën 18:20 sipas orës vendore, kurse hëna perëndoi në orën 18:58. Ky vend bie në meridianin jugor me 36 shkallë, 51 minuta dhe 56,38 sekonda, dhe mes meridianit perëndimor me 105 shkallë, 51 minuta dhe 48,528.
3. Po ashtu, në Oqeanin e Qetë, pranë Perusë dhe Ekuadorit, me datë 15/10/2012 dielli perëndoi në orën 18:20, kurse hëna në orën 18:45 sipas orës vendore. Këto bien pranë meridianit jugor me 4 shkallë, 23 minuta dhe 7,836 sekonda, dhe mes meridianit perëndimor me 112 shkallë, 11 minuta dhe 12,372 sekonda.
Kur fillon të shihet hëna e re për herën e parë në viset e përmendura më lartë, në atë kohë ende nuk ka mbërritur koha e sabahut në Turqi e as në Mekë. Prandaj, pjesa e fundit e natës në të cilën është parë hëna e re e prekën edhe Turqinë, d.m.th. edhe Turqinë e përfshin nata në të cilën është parë hëna sipas sheriatit islam dhe sipas rregullave të fik’hut, të cilat e përcaktojnë fillimin e natës së muajit të Dhulhixhes.
Në dritën e këtyre të dhënave, dita e martë, që përputhet me datën 16/10/2012, është dita e parë e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, kurse dita e enjte, që përputhet me 25/10/2012, është dita e parë e Kurban Bajramit të bekuar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ME FAT FESTEN E KURBAN BAJRAMIT
» Dita e parë e Kurban – Bajramit - të martën më 16 nëntor 2010
» Tuneli i Kalimashit do të jetë i hapur me datën 15 maj
» ISIS i heq kokën britanikut në natën e Kurban Bajramit (Foto - Video)
» LD e Gjermanisë uron:URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi