Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pelegrinazhi në Mekë dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve rreth Bajramit

Shko poshtë

Pelegrinazhi në Mekë dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve rreth Bajramit Empty Pelegrinazhi në Mekë dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve rreth Bajramit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 25, 2012 3:53 pm

Pelegrinazhi në Mekë dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve rreth Bajramit


Pelegrinazhi në Mekë dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve rreth Bajramit Largea_0-16319632_401-001351108183
Më shumë se dy milionë njerëz të besimit mysliman, këtë të mërkurën, nisin pelegrinazhin tradicional të haxhillëkut në Mekën e Arabisë Saudite. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova festojnë Kurban Bajramin në kohë të ndryshme.

Pika kulmore e kësaj tradite është ngjitja në malin Arafat, ditën e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, në Mekë priten të jenë edhe 750.000 vetë nga vetë Arabia Saudite. Forcat e sigurimit të vendit kanë marrë masat për evitimin e ndonja paniku masiv apo incideneteve të tjera, siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën. Para gjashtë vjetësh humbën jetën si pasojë e një paniku masiv 364 pelegrinë.

Investimet për siguri

Në muajt e kaluar Arabia Saudite ka investuar më shumë se 220 milionë euro në masat e marra në infrastrukturë, për ta bërë më të sigurtë dhe komod pelegrinazhin. Pekegrinazhi në Mekë është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet të paktën një herë në jetën e tij të shkojë atje.
Ndërkohë besimtarët në Shqipëri dhe Kosovë këtë vit nuk janë dakord se cilën ditë duhet filluar festimet e Kurban Bajramit. Përderisa në Shqipëri fillojnë festimet të enjten, në Kosovë dita e parë e Kurban Bajramit shënohet ditën e premte. Bashkësia Islame e Kosovës është e vendosur që të festohet të premten, më 26 tetor. Ndërsa komuniteti mysliman i Shqipërisë përmes një komunikate për media ka informuar se falja e Kurban Bajramit në Shqipëri do të bëhet të enjten, më 25 tetor. Të enjten Bajrami do të lutet edhe nga myslimanët e Maqedonisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi