Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetës më antishqiptare, Politika e Beogradit

Shko poshtë

Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetës më antishqiptare, Politika e Beogradit Empty Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetës më antishqiptare, Politika e Beogradit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:15 pm

Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetës më antishqiptare, Politika e Beogradit



Bashkëpronari i televizionit lokal "Vizion Plus" është bashkëpronar edhe i gazetës më antishqiptare në Ballkan, "Politika", një e përditshme që botohet në Beograd. Kjo gazetë njihet botërisht për shkrimet kundër kombit shqiptar, mjafton të kujtojmë komentin e saj të fundit në diten e anëtaresimit të Shqipërisë në NATO, një ngjarje që u përshëndet edhe nga mbarë vendet e rajonit.
Si për çudi, kjo gazetë, në këtë ditë, shkruante se: "Nese fituesi i luftes ne Kosovë është mafia shqiptare, e cila zyrtarisht ka fituar shtetin e vet me ndihmë të aviacionit të NATO-s, atëherë, Aleanca, në festimin e 60-vjetorit nuk ka ndonjë shkas për të fituar. Sepse anetarësimi i Shqiperisë në të, me shumë do ta dobesojë sesa do ta forcojë NATO-n, pasi Shqipëria dhe Kroacia jane shfrytëzuese te sigurisë, e nuk e ofrojnë atë". Tjeter sehir do të bente kjo gazetë, kur Kosova përkujtonte ngjarjet e dhunshme të 17 marsit të vitit 2004, kur secila nga palet e përfshira në konflikt ndjente ndoshta pendesë per valen shpërthyese që shenoi mbi 20 viktima. Shkrimi i saj ne përvjetorin e katërt të kësaj ngjarje do të mbante titullin "Dhuna Shqiptare u shpërblye me shtet". Krahas mllefit, faqet e kësaj gazete mbajnë shkrime që nxisin Beogradin të ashpërsojë qendrimin e saj ne lidhje me marrëdheniet e reja mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne 24 janar te ketij viti, gazeta "Politika" e Beogradit, i kerkon qeverisë serbe të reagojë ndaj idesë per ndërprerjen e regjimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Por bashkëpronari i kesaj gazete dhe i televizionit lokal shqiptar, Vizion Plus, është gjithashtu pronar i 100 % te aksioneve të një tjetër gazete antishqiptare në rajon, "Dnevnik" i Maqedonisë. Më 17 maj te vitit të shkuar, ne kohen kur Shqiperia dhe Maqedonia shenonin marredhenie te shkelqyera si partnere ne Karten e Adriatik 3 dhe si vende qe shpresonin anetaresimin e njekohshem ne NATO, gazeta "Dnevnik" e bashkëpronarit te "Vizion Plus", kishte ne faqet kryesore edhe shkrimin ku sulmonte Kryeministrin shqiptar pse ky kerkoi që të festonim së bashku përvjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit.
Mesa duket, pronësia e njëjtë tashmë e gazetave më antishqiptare, si "Politika" e Beogradit, apo "Dnevnik" e Shkupit dhe televizionit "Vizion Plus" të Tiranës, shpjegojnë edhe qendrimet më të fundit antikosovare të ketij televizioni, qofte kunder rruges Durres-Kukes, qofte kunder licencës së celularit të 4-t që u fitua nga Telekomi i Kosovës në tenderin e hapur ndërkombëtar, ku ajo ofroi 7.2 milionë euro për këtë licencë, kundrejt 5 milionë që ofroi firma tjetër që dyshohet se ka lidhje me një prej ortakëve të "Vizion Plus".
Erjona Suma, Koha Jonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi