Politika e Beogradit nxit zgjedhjen e Kosovës para BE-së

Qëndrimi i kreut të Serbisë, i cili disa herë është bërë i ditur, se do ta zgjidhte Kosovën në rast se Serbia do të kushtëzohej me “Evropa ose Kosova”, është bartur edhe te qytetarët serbë.
Në këtë përfundim mund të arrihet duke gjykuar sipas hulumtimit të fundit të opinionit publik. Dy të tretat e të cilit kanë bërë zgjedhje të njëjtë sikurse kreu serb.
Mbështetja e qytetarëve të Serbisë për rrugën evropiane të këtij vendi, gjatë viteve të fundit ka variruar mjaft, e sidomos në dy vitet e fundit, ku nga 70 për qind sa ka qenë mbështetja në vitin 2010, ka rënë nën 50 për qind në fillim të vitit 2012.
Muajt e fundit, përsëri është shënuar një ngritje e butë e kësaj përqindje, por kur hulumtuesit e kanë kushtëzuar rrugën evropiane me Kosovën, rezultati ka ndryshuar në mënyrë drastike.
“Është zvogëluar gati se për gjysmë. Do të thotë, kemi vetëm rreth 25 për qind, apo një të katërtën e qytetarëve, që në një situatë të tillë do të vendosnin të zgjidhnin Evropën. Ndërkaq, 60 për qind e tyre megjithatë do të zgjidhnin që Kosova të mbetej brenda Serbisë“, thotë Predrag Kurçubiq, drejtor i hulumtimeve socio-politike dhe mediale në agjencinë “Strategic-marketing“, e cila e ka bërë hulumtimin.
Rezultatet e këtij hulumtimi i vërteton edhe anketimi i disa qytetarëve të Beogradit. Janë krejtësisht të paktë ata, të cilët do të kishin pranuar që Serbia t’i bashkohet Evropës, me çmimin që të heqë dorë nga Kosova.
“Unë do ta zgjidhja Kosovën. Gjithmonë ka qenë e jona dhe pse të heqim dorë. Unë nuk do ta zgjidhja Evropën“, thotë ky qytetar serb.
Ngjashëm shprehet edhe një bashkëqytetarë tjetër i tij:
“Do ta zgjidhja Kosovën. Megjithatë, është territor i yni”.
Ndërkaq, një qytetare thekson:
“Jo Bashkimi Evropian. Kjo është përgjigja ime”.
Por, ndryshe mendon një qytetar tjetër serb.
“Unë jam për Bashkimin Evropian, sepse jemi në Evropë dhe jo të varrosemi në Kosovë“, thotë ai.
Qëndrimet e qytetarëve të Serbisë nuk janë befasuese, duke pasur parasysh që edhe elitat politike në vazhdimësi baraspeshojnë ndërmjet Kosovës dhe Evropës.
Në këtë mënyrë edhe kryetari serb, Tomisllav Nikolliq, në deklaratën më të re, të cilën e ka bërë gjatë vizitës së tij në Greqi, ka thënë se “Serbia do t’i përmbushë të gjitha kushtet, të cilat do t’ia parashtrojë Bashkimi Evropian, por nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”.
Drejtorja e Qendrës për studime euro-atlantike, Jelena Miliq, përgjegjësinë për këtë gjendje e sheh, para së gjithash, tek autoritetet.
Megjithatë Miliq thekson se një përgjigje reale në një referendum eventual për të zgjedhur ndërmjet Kosovës dhe Evropës, do të varej edhe nga fushata për referendumin, si dhe nga fakti se kush dhe si do ta udhëhiqte atë fushatë.
Paradoksi politik, ekonomik e social i Kosovës
Por, nëse do të supozohej se fushata do të zhvillohej mbi cilësimet e politikës së tashme, atëherë, sipas Miliqit, do të mund të thuhej se përgjegjës janë politikanët, për shkak se ende po i ofrojnë Serbisë një tezë e rrejshme.
“Serbia aktualisht nuk po zgjedh ndërmjet Kosovës dhe Evropës. Serbia nuk e kontrollon Kosovën, e as që do ta kontrollojë në të ardhmen. Serbia vetëm po zgjedh ndërmjet asaj që në bashkëpunim me BE-në, pa e humbur perspektivën e saj evropiane, po përpiqet që të përfitojë një status sa më të mirë për veriun, si dhe për pozitën e bashkësisë serbe në përgjithësi ose ta humbë perspektivën evropiane dhe mundësinë që të punojë së bashku me Bashkimin Evropian. Këto janë ato suazat maksimale të mundshme“, vlerëson Jelena Miliq.
Në mesin e qytetarëve, të cilët do ta zgjidhnin Kosovën para Bashkimit Evropian, më së shumti ka përkrahës të partive apo stafit të koalicionit qeverisës, Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste të Serbisë.
Në këtë përqindje, ata i kanë tejkaluar edhe votuesit e partive me politikë të djathtë.
Beograd...
Votuesit e Partisë Demokratike, që paraprakisht ka qeverisur dhe që tash është partia më e madhe opozitare, janë krejtësisht të ndarë, ndërkohë që Partia Liberale Demokratike është e vetmja, votuesit e së cilës, shumica do të orientoheshin për Evropën.
Një fakt tjetër interesant, të cilin e përmend Kurçubiq, është se në mesin e qytetarëve që e përkrahin rrugën evropiane të Serbisë ekziston një numër i madh i tyre, të cilët mbase edhe nuk kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian.
“Evropa dhe Kosova nuk janë momentalisht problemet më të rëndësishme, me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe shteti. Momentalisht, dominojnë problemet ekonomike - para së gjithash papunësia, standardi i ulët, korrupsioni dhe kriminaliteti”.
“Por, nga qytetarët, që vënë në fokus grupet, me të cilat bisedojmë në kuadër të disa hulumtimeve tjera, mund të dëgjoni se eventualisht Evropa mund të jetë mjet apo rrugë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Nga ky prizëm, kjo mbështetje për të hyrë në BE është relativisht e madhe në krahasim me numrin e atyre që kanë mendim pozitiv për BE-në si të tillë“, thekson Kuçubiq.
Se qytetarët janë vërtet të preokupuar me probleme të tjera, këtë e thotë edhe një beogradas i vjetër:
“Populli, gjithnjë e më tepër është ngopur me Kosovën, si problem. As Evropa sot nuk paraqet ndonjë siguri për ne. Njerëzit po u kthehen problemeve të tyre aktuale“.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetës më antishqiptare, Politika e Beogradit
» Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Alban Dega: Po para Zotit a kane imunitet Dicku dhe barbaret e Beogradit!?
» Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi