Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova e pavarur dhe shqiptarët në NATO - ishin ideale të Sali Çekajt

Shko poshtë

Kosova e pavarur dhe shqiptarët në NATO - ishin ideale të Sali Çekajt Empty Kosova e pavarur dhe shqiptarët në NATO - ishin ideale të Sali Çekajt

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:30 pm

Kosova e pavarur dhe shqiptarët në NATO - ishin ideale të Sali Çekajt

Në Ludwigsburg të Gjermanisë u mbajt akademi përkujtimore për heroin Sali Çekaj (1)

Kosova e pavarur dhe shqiptarët në NATO - ishin ideale të Sali Çekajt 00%20akademi%201
Me një minutë heshtje nderohet vepra e Sali Çekajt

Në organizim të Degës së LDK-së në Gjermani dhe nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg e të ndihmuar nga klubi „Bardhosh Gërvalla“, në Ludwigsburg, u mbajt akademi përkujtimore për Heroin e Kosovës, Sali Çekajn, ish-nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani i cili ra heroikisht më 19 prill 1999 në Koshare.
Në këtë akademi pos aktivistëve të LDK-së nga Gjermania, morën pjesë edhe delegacioni i Degës së LDK-së nga Zvicra i kryesuar nga Haki Latifi, kryetar, sekretari i Ambasadës së Kosovës në Berlin, Islam Spahiu si dhe familjarë të heronjëve e të dëshmorëve të rënë gjatë luftës së fundit: nga familja e Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt etj.
Duke e hapur këtë tubim Astrit Zemaj, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës në Baden-Württemberg, tha se njerëzit e mëdhenjë, heronjtë, lindin dhe rriten në rrethana të veçanta, nuk janë të ngjashëm me të tjerët për faktin se ata me gjithë qenien, veprimet dhe punën e tyre i përkushtohen çështjes kombëtare dhe të mirës së popullit që i takojnë. Ata pa llogaritur privilegjet personale dhe mirëqenien për vete, në momente të veçanta me tërë forcën fizike dhe shpirtërore i përkushtohen kauzës për të cilën jetojnë. Të gjithë ata që e kanë njohur, kanë punuar dhe vepruar në momentet më të vështira për Kosovën së bashku apo në krah të Sali Çekajt nuk e kanë pasur vështirë të dallojnë shenjat shpirtërore morale të një heroi tradicional që Zoti i kishte dhuruar atij.
MT/ Sali Çekaj u shndërrua në një simbol të sakrificës kombëtare
Sali Çekaj jetoi dhe punoi në emër të atedheut, tha në vazhdim Zemaj. Ai edhe pas rënies në fushë të nderit në Betejen e Kosharës u shndërrua në një simbol të sakrificës kombëtare për liri dhe pavarësi.
Sot falë kësaj sakrifice dhe përkushtimi sublim të gjeneratave të tera dhe përkrahjen e pakrahasueshme, me ndonjë shembull tjetër nga ana e miqve evropianë dhe në veçanti amerikanë, Kosova është e renditur në mesin e vendeve të lira, të pavarura e cila çdo ditë e më tepër po bën hapa të përshpejtueshëm për avancimin e pozitës së saj në Evropë dhe për integrimin sa më të shpejte në strukturat Euroatlantike. E gjithë kjo është e ngjashme me amanetin e fundit të Heroit Sali Çekaj.
Më pastaj një referat për aktivitetin e Sali Çekajt në emër të degës së LDK-së në Gjermani e mbajti Hazir Krasniqi, kryetar. Ai me këtë rast tha se sot përkujtojmë Salih Çekajn, njërin ndër figurat më komplete të historisë së re të kombit tonë, njërin ndër prijësit e themeluesit e rrezistencës së armatosur ushtarake të Kosovës. Kreatorin dhe realizuesin e thyrjes së kufirit shqiptaro- shqiptar në Koshare. Sot përkujtojmë Salih Çekajn – Heroin e Kosovës, me urdhër të artë, i shpallur me dekret të veçantë nga presidenti legjendar dr. Ibrahim Rugova, në gjashtëvjetorin e rënies së tij. Në këtë dhjetvjetor të rënies së heroit tonë Salih Çekaj, Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Nga 1 prilli i këtij viti Shqipëria u bë anëtare e NATO-s me të drejta të plota. Ideal ky për të cilin u sakrifikua Salihu i ynë dhe shumë e shumë dëshmorë të tjerë. Emri dhe nami i Salih Çekajt krahas emrave të Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Fehmi Aganit, Ahmet Krasniqit, Agim Ramadanit, Tahir Zemajt si dhe e shumë kolosëve të tjerë të pavarësisë së Kosovës, sot njihet dhe nderohet kudo në botën shqiptare.
Salihu me ardhjen e tij në Gjermani pa hezitim inkaudrohet në degën e LDK-së. Ai, Degën e LDK-së në Gjermani e gjeti në vlugun më të madh të tubimit të mjeteve për vetëmbrojtje, aksion ky që kishte filluar më heret. Dega e LDK-së në Gjermani qysh në start të organizimit të saj ishte e vetdijshme se krahas përkrahjes së politikës paqësore dhe të ndihmave që duhej të tubojë të mbijetojë populli në Kosovë, ishte shumë e vetëdijshme se Kosovës do t´i duhej një ushtri profesionale për finalizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ardhja e Salihut në Gjermani i dha forcë, ide dhe kreativitet organizimit tonë. Salihu administroi zyrën e LDK-së në Stuttgart pa kurrfarë konpenzimi prej vitit 1991 deri në vitin 1998 e që atëherë kjo zyrë luante rolin e një ambasade shteterore. Salihu ishte jurist me profesion, prandaj barra kryesore në hartimin e rregulloreve dhe dokumentave të tjerë të degës sonë i takonte atij. Nga kjo zyrë informohej pala kombëtare dhe nderkombëtare për situaten dramatike që zhvillohej atëherë në Kosovë.
Takimi i sotëm këtu në afërsi të Stuttgartit nuk është krejt i rastësishëm. Salihu jetoi dhe veproi këtu. Ishte ndër më të merituarit që nëndega e LDK-së në Baden-Württemberg u bë nëndega më e madhe në diasporë ku numronte 75 aktive të LDK-së.
Salihu kishte titullin e eprorit rezervë dhe kishte njohuri të shumta të artit ushtarak. Ai dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë kishin evidentuar gati të gjithë ushtaraket që kishin braktisur ish-ushtrinë jugosllave dhe që ishin të gatshëm t´i dalin zot Kosovës. Ndër ta ishin Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Agim Mehmeti, Sylejman Kollçaku, Brahim Ukëhaxhaj, Burhan Jahiu e shumë e shumë të tjerë. Ne mendonim se duhet të organizojmë një ushtri të mirëfilltë e të përgatitur mirë me kuadër të kualifikuar në lëmin e artit ushtarak. Pas shumë peripecive LDK- ja arriti një marrëveshje me strukturat e atëhershme udhëheqëse të Shqipërisë, ku në tetor të vitit 1991 na u lejua një vend për stërvijtjen e formacioneve të para ushtarake. Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, Adem Jashari ishin të parët që filluan stërvijtjen e luftetarëve të lirisë.
Në dhjetor të vitit 1991 nën udhëheqjen e Komandantit legjendar Salih Çekaj u kalua kufiri me detyra konkrete, ku u uganizuan aksionet e para guerile në Deçan, Drenicë e Llap.
Vrasja në Tiranë e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, Salihun e kishte tronditur thellë. Ai më priti në Rinas, ishte hera e parë që e shihja me lot në sy. – tha Hazir Krasniqi. Pasi më shprehu ngushëllime iu drejtova: Salih në Stuttgart do të kthehemi së bashku! Kishim frikë se radhën e kishte ky të likuidohej nga dora e zezë tradhtare që vrau ministrin. Me shoqëroi tërë kohën sa isha atje dhe biseduam gjërë e gjatë dhe për gjithçka. Kur u ndamë nuk pata forcë t´i them eja me mua. Ai me tha: Bac shokët i kam në front dhe iu kam thënë se do të kthehem gjithësesi, edhe pse ai ishte i vetdijshëm për rrezikun që i kanosej pas shpine.
Me aktin e tij heroik, si aktin më sublim në jetën e njeriut, Salih Çekaj në mënyrën më të ndritur iu bashkua piemontit te burrave më të mëdhenjë të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Salihu si i tillë që ishte, intelektual i llojit të veçantë, si ushtar i devotshëm, prijes dhe komandant është si zjarr komete që nuk shuhet kurrë. Kosova do ta kujtojë përjetësisht komandantin martir Salih Çekaj. – tha Hazir Krasniqi.
MT/ Sali Çekaj ishte luftëtar largpamës për çështje kombëtare
Në përvjetorët si ky i sotmi, 10 vjetorit të rënies heroike të heronjve, sipas konceptit gjithmonë-përkujtim, ose akademi përkujtimore, shpesh nga çasjet se si nisemi, ndodhë që nuk arrijmë ta prekim rolin e rëndësishme që ka figura e heronjve siç është figura shumë kuptimplote e Sali Çekaj. - tha Arif Molliqi, shkrimtar. Përpjekjet tona, gjithmonë qëllimmirë, herë-herë dalin jashtë vlerësimeve kur nuk kanë taban studimi shkencor, institucional dhe gjithëkombëtar.- tha ai. Me ngushtimin e përfytyrimit të figurës, duke e veshur me folklorizëm të tepruar, shpesh biejmë në kundërshtim me karakterin kryesor që kishte heroi, dhe kam frikë, se sikur të na dëgjonte vete heroi, do të shqetësohej për ne. Biem në kundërshtim më virtytin themeltar të personalitetit për të cilin marrim guxim dhe flasim si: për guximin intelektual, moral, guximin si luftëtar, si intelektual, politikan e diplomat.
Prandaj, kur flasim për Sali Çekajn, duhet të jemi të kujdesshëm, ashtu siç ishte ai i kujdesshëm ndaj kauzës sonë kombëtare. Sepse, në kapërcimin e fundshekullit që lamë pas, personaliteti me i kompletuar dhe më shumëdimensional në çlirimin e Kosovës, ishte Sali Çekaj. Ai së pari ishte prind i mirë, jurist, politikan, diplomat, organizator dhe si luftëtar largpamës për çështje kombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi