Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajraktarët dhe çaushët e Bashkësisë Islame- skandalizues të atdheut!

Shko poshtë

Bajraktarët dhe çaushët e Bashkësisë Islame- skandalizues të atdheut! Empty Bajraktarët dhe çaushët e Bashkësisë Islame- skandalizues të atdheut!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 12:55 pm

Bajraktarët dhe çaushët e Bashkësisë Islame- skandalizues të atdheut!


Bajraktarët dhe çaushët e Bashkësisë Islame- skandalizues të atdheut! Largea_bajramidias1351356212
Qysh moti ka shpërthyer një papërgjegjësi, një abuzim dhe një torturë psikologjike dhe fizike ndaj shqiptarëve të besimit islam nga organet e larta, nga bajraktarët dhe çaushët e Qendrës Islame në Kosovë. Këtë dukuri karikaturiste dhe qesharake e vërtetoi edhe rasti i fundit lidhur me kremtimin e Kurban Bajramit. Duket se bajraktarët e kanë "ndarë" Shqipërinë dhe Kosovën, sikur të ishte atdheu ynë i ndarë në ndonjë kontinent apo planet tjetër. Festa e kurban bajramit do të festohet në dy data të ndryshme në Shqipëri, dhe Maqedoni u festua të enjten, më 25 tetor, ndërsa në Kosovë një ditë më vonë të premten, më 26 tetor.
Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet zyrtare të tri bashkësive fetare, të cilat në mënyrë të shkurtër e precize njoftojnë vendimin e marrë para do ditësh, që festa do të mbahet e përbashkët, në të njëjtat ditë. Shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë (në Tiranë) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër (në Prishtinë), marrja për bazë e ditës së Arafatit. Për të shkuar më tej, e gjithë bota islame duket se do ta festojë në dy data të ndryshme Kurban Bajramin, ku në njërën anë qëndron data 26 e vendosur nga Arabia Saudite e në anën tjetër, një numër i madh vendesh pranë Evropës ose pjesë e saj siç veprojë edhe Shqipëria u festua me 25 tetor. Këta bashibozuk të BIK-ut në Kosove sikur janë vegël e shteteve serbo-arabe-sllave , qe as urinën nuk guxojnë me bërë pa i pyetur ata te mëdhenjtë e tyre të cilët ishin xhelat,dhe armiq të përbetuar të popullit shqiptar!




(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi