Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

​Thirrja inkriminuese e Bashkësisë Islame për kosovarët që të shkojnë në Siri

Shko poshtë

​Thirrja inkriminuese e Bashkësisë Islame për kosovarët që të shkojnë në Siri Empty ​Thirrja inkriminuese e Bashkësisë Islame për kosovarët që të shkojnë në Siri

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 17, 2014 4:02 pm

​Thirrja inkriminuese e Bashkësisë Islame për kosovarët që të shkojnë në Siri KushtrimTernava_20140814062629
​Thirrja inkriminuese e Bashkësisë Islame për kosovarët që të shkojnë në Siri


BIK’u në korrikun e 2012’ës obligoi mbi 800 imamët e saj që të ligjërojnë për vlerat e tokës ‘Sham”, ku po fuqizohet grupi terrorist ISIS, në lidhje me të cilin u arrestuan 40 kosovarë. BIK’u aty edhe bëri nxitje të urrejtjes kundër sektit “shiitë” të islamit. A është kjo thirrje inkriminuese e BIK’ut, pjesë e hetimeve penale që Prokuroria po bënë kundër terrorizmit, pasi që Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina tha se po hetohen edhe hoxhallarë?
Gjykata vendosi që të mbajë në paraburgim 40 kosovarë të dyshuar por terrorizëm, pjesë e një grupi në hetim prej 57 personash (17 janë në arrati). Disa nga ta folën në Gjyq, duke thënë se shkuan në Siri pas thirrjes së Ministrit Enver Hoxhaj.
Grupe politike islamike në vend madje edhe kërkuan arrestimin e Hoxhajt për këtë, por e vërteta është që nëse ka një thirrje inkriminuse për t’i çuar këta kosovarë në dorën e grupeve terroriste në Siri është ajo Bashkësisë Psalme të Kosovës (BIK).
Kjo bashkësi fetare, si rrallëherë, kur nisi lufta në Siri, lëshoi një urdhër që në të gjitha xhamitë e Kosovës në fillimin e korrikut të viti 2012 të mbahej e njëjta hytbe (ligjëratë javore – mbahet ditën e premte).
Kjo qarkore e BIK’ut, bashkësisë fetare që udhëhiqet nga myftiu Naim Tërnava që mbi një dekadë, dhe siç ka raportuar Express, mandatin tij të rij e ka të kontestuar, flet fillimisht për vlerat e tokës që quhet ‘Sham”, pjesës ku edhe u fuqizua organizata terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS).
Kjo ligjëratë e përgatitur nga Kryem-imami kosovar, Sabri Bajgora ndër të tjera thuhet edhe se ‘Toka e Shamit është tokë e bekuar”, “Shami është toka e përzgjedhur e Allahut”, “Shtylla e Fesë është vendosur në Sham”, ‘Besimtarët e Shamit qëndrojnë stoik në Fe”, “Damasku do të jetë fortifikate besimtarëve në kohët e fundit”, “''Do të ketë hixhret (shpërngulje) pas hixhreti, e njerëzit më të mirë të tokës janë ata që më së shumti i përmbahen vend-shpërnguljes së Ibrahimit a.s.- Shamit”.
Sikur të mos mjaftonte, në këtë ligjëratë, BIK’u i obligoi imamët e tyre, që janë mbi 800, që të u thonë njerëzve nëpër xhami edhe se “obligim i prerë për të gjithë besimtarët është që vëllezërve besimtarë”.” Të kontribuojnë materialisht”.
Për t’i nxitur kosovarët që të shkojnë në Sham, pos thënieve të Profetit Muhamed që atje jetojnë veç njerëzit më të mirë, BIK’u në deklaratën zyrtare nxiti rrejtje kund kombit “alevi” të cilit i takon Presidentit sirian, “Bashar Al-Asad”.
“Siria është me mbi 98% myslimanë ku shumica absolute janë musliman suni, ndërsa figurat kryesore të qeverisë janë Alevi sekt i devijuar që lidhen me Shiat e Iranit. Ky sekt mban pushtetin me hekur e zjarr qe plot 42 vite, pa zgjedhur mjet e as metodë. Prandaj mu për këtë, qeveria është mbështetur publikisht dhe zyrtarisht nga Shiat e Iranit dhe Hizbullahu (parti shiite) në Liban”, thuhet në deklarëton e postuar në faqen zyrtare te BIK’ut.
Nuk dihet nëse kjo thirrje e BIK’ut në lidhje është pjesë e hetimeve penale që Prokuroria po bënë kundër terrorizmit, por Kryeprokurorja e Speciales, Sevdije Morina tha se po heton edhe hoxhallarë.


Lexojeni të plotë këtë deklaratë:

Hytbe kushtuar refugjatëve dhe të zhvendosurve në Siri

Prishtinë, 3 korrik 2012

(Kjo Hytbe do të mbahet në të gjitha xhamitë e Kosovës më 6 korrik 2012)

Të nderuar mysliman, i nderuari xhemat.

Sot me lejen e Allahut do të prezantojmë para jush një hytbe të formuluar dhe unifikuar nga BIK-u anekënd Kosovës. Fjala është për një gjendje të jashtëzakonshme lufte të një populli të gjorë në një prej vendeve të bekuara të botës islame. Siria është një shtet fqinj me Turqinë ku tash e një vjet e gjysmë po ndodhin masakra të tmerrshme. Me lejoni fillimisht që të flas pak për rëndësinë e kësaj toke që njihet ndryshe si Sham ose Vendet e Shamit.
Hadithe të sakta mbi vlerën dhe rëndësinë që ka toka e Shamit në Islam.
Territori i Shamit, term ky i mirënjohur për gjeneratat e vjetra të popullit tonë por ndoshta edhe jo për këto të rejat, është një term shumë i vjetër që përfshin brenda vetes Palestinën; Sirinë, Jordaninë dhe Libanin.
Kjo është një nga tokat më të bekuara të rruzullit tokësor ashtu siç e dëshmojnë argumentet e shumta të Kuranit dhe hadithit. Privilegje dhe shumë të mira ia atribuuan kësaj toke, prej tyre:

1. Toka e Shamit është tokë e bekuar.

Allahu na tregon se e shpëtoi Ibrahim dhe Lutin a.s. dhe i bëri që të shpërngulen për në tokën e bekuar, Allahu a.v.xh. thotë : ''Dhe Ne e shpëtuam atë (Ibrahimin) dhe Lutin për në tokën të cilën e kemi begatuar për të gjitha botët'' (El- Enbija:71) e me konsensusin e mufesirinve kjo është toka e Shamit për ku u shpërngulën këta dy pejgamber të Allahut.
Shamit ju shtua edhe më shumë bekimi me duan e njeriut më të bekuar Muhamedit s.a.v.s. kur ndër tjerash u lut tri herë radhazi: ''O Zoti im Bekoje Shamin dhe Jemenin''. Transmeton Buhariu.

2. Shami është toka e përzgjedhur e Allahut.

Transmeton Abdullah ibn Havaleh se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ''Synoni-Mësyjani Shamit sepse ajo është Toka e përzgjedhur nga Allahu, aty i vendos robërit-besimtarët e Tij më të mirë.
Po ashtu Pejgamberi s.a.v.s. thotë: ''Do të ketë hixhret pas hixhreti, e njerëzit më të mirë të tokës janë ata që më së shumti i përmbahen vend-shpërnguljes së Ibrahimit a.s.- Shamit''. Transmeton Ebu Davudi dhe Hakimi.

3. Melekët e Allahut i kanë shtrirë krahët e tyre mbi Sham.

Transmeton Zejd idn Thabiti r.a. se Pejgamberi s.a.v.s tha: ''Lum për Shamin, lum për Shamin, lum për Shamin.'' Të pranishmit e pyetën: për çfarë arsye ja Resulullah? ''Ngase melekët e Allahut i kanë shtrirë krahët e tyre mbi Shamin'' tha ai. (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen.)

4. Shtylla e Fesë është vendosur në Sham

Pejgamberi s.a.v.s. thotë: ''Natën kur e bëra Isran pashë një shtyllë të bardhë sikur të ishte margaritar të cilën e bartnin melekët. I pyeta: Çfarë po bartni? Thanë: Shtyllën e Islamit, jemi të urdhëruar që ta vendosim në Sham. Dhe derisa unë një natë isha duke fjetur pashë se baza e Librit – Kuranit mu tërhoq prej përfundi kokës sime, e mendova se Allahu po heq dorë nga banorët e tokës dhe fillova të shikoj pa nda. Pash një nuri që shkëlqente përpara meje dhe u vendos në Sham.'' Transmeton Taberaniju, me zinxhir të saktë- sahih.

5. Besimtarët e Shamit qëndrojnë stoik në Fe

Pejgamberi s.a.v.s. thotë: ''Kur të prishen banorët e Shamit nuk ka më hajr në juve''. Transmeton Imam Ahmedi. Po ashtu Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Një grup nga Umeti im do të vazhdojë të qëndrojë stoik në dinin e Allahut, nuk ju bën dëm kushdo që i len në baltë apo i kundërshton, derisa të vijë caktimi i Allahut- Kijameti dhe i gjen ata në atë gjendje, e ata do të jenë në Sham''

6. Damsaku do të jetë fortifikate besimtarëve në kohët e fundit

''Fortifikata – qyteti i muslimanëve në kohën e ''luftës së madhe'' do të jetë në Guta – kopshte pranë qytetit të Damaskut, i cili do të jetë nga vendbanimet më të mira të muslimanëve në atë kohë.'' Transmeton Ebu Davudi, Ahmedi dhe Hakimi.
Po ashtu Pejgamberi s.a.v.s. thotë: ''Do të zbret Isa i biri i Merjemes tek minarja e bardhë në lindje të Damaskut.'' Transmeton Muslimi.

Këto janë vetëm disa nga citatet e shumta Kuarnore e profetike të cilat na flasin për peshën dhe vlerën e kësaj toke të bekuar dhe rëndësisë madhe historike që do të bartë në vazhdimësi.

1. Gjendja aktuale në Siri

14 muaj më parë që prej Marsit 2011, qeveria e Sirisë vendosi ta përdor forcën-dhunën për të shuar protestat paqësore mbarë popullore nëpër qytete të ndryshme të cilat i kishte rrethuar më të gjitha forcat dhe mjetet që i posedon. Me gjithë këtë nuk mundi t’i shtyp dhe ndal trazirat, madje as edhe të zbeh aspiratën e popullit për liri.
Beshar el Esedi – kryetari i Sirisë dhe gjenerali suprem i forcave të armatosura ky diktator i biri i diktatorit, mizor i biri i mizorit, gjak pirës e i biri i gjak pirësit me elitën e tij ka instaluar një sistem të plotë terrori e dhune mbi popullsinë civile e cila ka vetëm një ''faj'' se kërkon të jetoj e lirë dhe me dinjitet.
Sipas dëshmitarëve okular, ushtarët, të cilët refuzojnë të hapin zjarr ndaj civilëve po ekzekutohen nga ushtria siriane. Me gjithë atë që në fillim të vjeshtës 2011, civilët dhe ushtarët që kishin ikur nga ushtria shtetërore formuan disa njësi luftarake, e cila filloi një fushatë kryengritëse kundër ushtrisë shtetërore siriane. Kryengritësit e bashkuar nën flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane po luftojnë në mënyrë të organizuar gjithnjë e më shumë, megjithëse u mungon udhëheqja e organizuar politike e tyre.
Është me rëndësi të dihet, vëllezër, se Siria është me mbi 98% muslimanë ku shumica absolute janë musliman suni, ndërsa figurat kryesore të qeverisë janë Alevi sekt i devijuar që lidhen me Shiat e Iranit. Ky sekt mban pushtetin me hekur e zjarr qe plot 42 vite, pa zgjedhur mjet e as metodë. Prandaj mu për këtë, qeveria është mbështetur publikisht dhe zyrtarisht nga Shiat e Iranit dhe Hizbullahu (parti shiite) në Liban.
Sipas burimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe burimet e Kombeve te Bashkuara, 11,500 -16,500 njerëz janë vrarë, nga të cilët shumica civilë, pleq, gra e fëmijë. Shumë me shumë janë plagosur, dhe besohet se 100 mijë protestues janë burgosur, që vetëm Zoti din për fatin e tyre.
Sipas qeverisë siriane, 7,480-9,785 persona, përfshirë 2,845 - 3,375 anëtarë të forcave të sigurisë, 1,155-3,000 kryengritësit dhe deri në 3.500 civilë, janë vrarë në luftë me atë që ata i quajnë si "grupe të armatosura terroriste" edhe pse ata janë popull i thjeshtë që u ka ardhur zullumi në fyt.
Për t'i shpëtuar dhunës, dhjetëra mijëra refugjatë sirian janë larguar nga vendi për në vendet fqinje si Jordani, Liban dhe Turqi. Numri i përgjithshëm zyrtar nga ana e OKB-së për refugjatët sirian arrin në 42 mijë, ndërsa numri jozyrtar arrin më shumë se 130 mijë refugjat të ikur jashtë shtetit, ndërsa rreth 1milion janë refugjat të zhvendosur brenda shtetit.
UNICEF-i raporton se mbi 500 fëmijë janë vrarë, në një tjetër raport thuhet se 400 fëmijë janë arrestuar dhe torturuar në burgjet siriane.
Për më tepër, mbi 600 të burgosur dhe të burgosura politikë kanë vdekur në burgje si pasoj e torturave. Human Raits Ëatq akuzoi qeverinë dhe Shabiha-Paramilitarët se po përdorin civilët si mburoja për të depërtuar në zonat që janë nën kontrollin e opozitës. Kryengritësit anti-qeveritar kanë akuzuar Shabiha/Paramilitarët dhe ushtarët qeveritar për shkeljen e të drejtave të njeriut, abuzime, dhunime, tortura, rrëmbime, paraburgime të paligjshme dhe ekzekutim të civilëve. HRË gjithashtu shprehu shqetësim për rritjen e rrëmbimeve nga ana e paramilitarve iranianë në shërbim të qeverisë siriane.
Pamjet televizive, të nderuar xhemat shfaqin të njëjtat skenarë që na i patëm përjetuar prej shkaut 12-13 vjet më parë, vetëm se këtuqë të jetë ironia edhe më e madhe rolin e shkaut- armikut po e luan qeveria dhe ushtria e po atij vendi që po e vret popullin e vet i cili gjatë e gjatë i ka ushqyer me taksat dhe tatimet e veta. Madje që të arrijë kulminacionin kjo ironi xhelati pretendon, siç pretendonte xhelati i Ballkanit- Millosheviqi, se është duke e mbrojtur popullin nga rreziku i terroristëve të armatosur

2. Obligimi ynë në drejtim të myslimanëve në Siri

S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër në Fe dhe ata i lidh lidhja më e fortë që ekziston, lidhja e besimit dhe e fesë. Allahu fuqiplotë thotë : ''Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër''. Andaj besimtarët si të tillë kanë ndjenja reciproke njëri për tjetrin si në gëzim po ashtu edhe në hidhërim. Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: ''Besimtarët janë si një trup, nëse ankohet ndonjë pjesë e tij alarmohet pjesa tjetër ...''
Pra obligim i prerë për të gjithë besimtarët është që vëllezërve besimtarë tu dilet në ndihmë sipas mundësive ekzistuese dhe kompetencave përkatëse. Por janë disa gjëra të përgjithshme për të gjithë besimtarët pavarësisht pozitës dhe gjendjes që janë në të.

1. Besimtari t’i gëzohet gëzimeve të vëllezërve të tij besimtarë dhe të mërzitet për mërzit e tyre në përgjithësi.

2. Duaja-lutja e besimtarëve njëri për tjetrin, mjet ky i cili për fat të keq është duke u nënçmuar me të madhe nga ana e një pjese të madhe të besimtarëve. Lutja e besimtarit për besimtarin në jo prezencë është e pranuar madje Pejgamberi s.a.v.s. na njofton se melaqja lutet për lutësin me të njëjtën lutje që ai lutet me të, thotë s.a.v.s.: ''Duaja e besimtarit për vëllanë e tij në jo prezencë është e pranuar, dhe tek koka e tij është një melaqe e autorizuar të thotë sa herë që ai të lutet: Amiin, edhe për ty qoftë njësoj''. (Muslimi). Andaj është obligim i pa tjetërsuar për çdo besimtar që të lutet për vëllezërit e tij të cilët janë në vatrat e krizës dhe në gjendje të keqe siç është çështja me vëllezërit e tonë në Siri. Të bëjmë dua sa më shumë për ta. Ti shfrytëzojmë të gjitha kohët e volitshme për pranim, të lutemi për ta që Allahu ti shpëtoj ata vëllezër tanë nga ai diktator- xhelat, t’i gëzoj me liri e çlirim, e tiranin-zullumqarin ta poshtëroj duke u dhënë fitore muslimanëve.

3. Të kontribuoi materialisht në rast nevoje siç qëndron puna me vëllezërit tanë në Siri, të cilët kanë nevojë tepër të madhe dha janë të privuar edhe nga kafshata e gojës dhe gerçama e ujit, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah.
E sadaka është një ibadet i kërkuar në vazhdimësi nga muslimanët e sidomos në raste të veçanta kur nevoja është imediate dhe urgjente, siç është ky rast, sepse në ditën e kiametit çdo njëri prej nesh do të futet nën hijen e sadakës së tij dhe sa më e madhe të jetë sadaka e tij aq më shumë do t’i bëhet hije.
Në mëngjesin e çdo dite Allahu dërgon dy melekë: i pari lutet dhe thotë: “O Zot atij që jep kompensoja”, e tjetri lutet e thotë: “O Zot atij që është koprrac, shkatërroja pasurinë”
. E në këtë iniciativë humanitare, të iniciuar nga Bashkësia Islame e Republikës sonë, është obligimi ynë që t’i përgjigjemi vëllezër sa më shumë, pra nuk duhet nënçmuar asnjë formë e kontributit as edhe më e vogla sepse bashkimi bën fuqinë dhe tek Allahu arrin edhe centi siç arrijnë edhe mijërat e milionat, Pejgamberi s.a.v.s. thotë: ''Mbrohuni nga zjarri i Xhehnemit qoftë edhe me një gjysmë hurme''. Madje për një Allahu na shpërblen, ashtu siç na ka njoftuar në Kuran, me dhjetëfishin e saj e 70 fishin deri në 700 e edhe më shumë.
Në fund lusim Allahun fuqiplotë që vëllezërit tonë t’i liroj sa me parë, diktatorin e tyre ta poshtëroj e ta shkatërroj, t’i kthehet qetësia e rehatia atij vendi të bekuar populli i të cilit vazhdimisht ka kontribuar për neve. Mos të harrojmë se atje kemi së paku 15 mijë shqiptarë të shpërngulur në fillimin e shekullit të kaluar nga vise të ndryshme tonat, të cilët gjetën prehje e strehë që nga atëherë dhe ku se e kësaj dite gëzojnë respektin e duhur në mesin e atij populli. Po ashtu edhe kur ne e patëm luftën e zullumin më herët nuk mungoj ndihma e tyre.
Bashkohuni në këtë iniciativë vëllezër me sa të keni se të Allahu nuk humbet as centi e as metaliku. Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij çdo kontribut që e jepni! 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi