Gëzim Mekuli:Fokusimi në person në gazetarinë e Kosovës
Faqja 1 e 1

Fokusimi në person në gazetarinë e Kosovës
Gëzim Mekuli
Mediat dhe politika
Në çfarë shkalle gazetat shqipe janë duke u përqendruar në person, para se këto të fokusohen në çështjen apo procesin e ndodhisë? Si zhvillohet e fryhet ky fokusim në person dhe, në çfarë shkalle është dallimi në mes të gazetave rreth fokusimit në person?
Gazetaria politike është duke mbidominuar në tërë mediat shqipe, sepse fokusimi në person është me i shpeshtë në gazetarinë politike se në tjerat fusha të gazetarisë.
Teoria e mediave thotë se gazetat me mundësi pajtimi janë më pak të orientuara në person, se sa ato gazeta që shitën një nga një nëpër dyqane e qoshqe. Artikujt të përqendruar në person, shpesh, janë shkelës të kodeksit gazetaresk dhe, jo rrallë, vlera informative e këtyre artikujve pakësohet, e bile-bile, edhe shtrembërohet.
Këto mund të shihen nëse përfillim metodën kualitative dhe atë kuantitative. Në analizën e 207 artikujve nga fusha e gazetarisë politike-kam numëruar se sa artikuj i takojnë apo i përkasin tri kategorive të fokusimit gazetaresk: 1. "Fokusimi në person", 2. Drejtpeshimi person - ndodhi/çështje dhe, 3. Fokusimi në çështjen/ndodhinë.
Vlerësimin e artikujve, mbi atë se cilës kategori i përkasin këto, e kam ndërtuar duke shikuar lidhshmërinë në mes fotografisë, kryetitullit, nëntitullit dhe përmbajtjes së tekstit. Edhe analiza e artikujve, ku emri i personave është i potencuar në kryetitull apo nëntitull është kryer, po ashtu, me ndihmën e metodës kuantitative. Kjo vlen edhe për analizën e artikujve të cilat janë të mbidominuara nga fotografia. Fotografia, po ashtu, është kategorizuar në: a) Fotoportret të personit, b) Fotografia "person - ndodhi" dhe c) Fotografia "ndodhi e pastër".
Si gazetari politike kam kategorizuar artikullin si lajm, ese, dhe komentet redaksionale. Secila gazetë ka edhe fushën e gazetarisë tjetër, siç është ajo e kulturës, sportit, ekonomisë etj. Por, dyshimi im i madh ishte, se gazetaria politike është më shumë e fokusuar në person, se sa në procesin dhe ngjarjen. Qëllimi është të bëjë krahasimin në mes të dy gazetave shqipe dhe, po ashtu, të bëjë krahasimin e mbulimit të një rasti por, të shikuar nga prizmi i dy gazetave të ndryshme. Kisha dëshirë të bëjë edhe një intervistë me gazetarët të cilët kanë publikuar artikujt e tyre në këto gazeta e në këtë periudhe, me qëllim që të zbulohet se në çfarë shkalle gazetarët janë të vetëdijshëm për të kapur vëmendshmërinë e lexuesve me përqendrimin ne person, apo nëse këta, këtë, e bëjnë "alla tahminqe". Por, intervista me këta gazetarë ishte e pamundshme...
Pse u zgjodhën këto ditë? U zgjodhën pikërisht këto ditë për arsye së kjo javë ishte "java e lajmit politik": Kosova (a) është top agjendë në mediat kombëtare e ndërkombëtare; ndodhi tragjedia në Grodec ku humbën jetën më shumë se 25 vetë dhe u plagosën me qindra të tjerë; Serbët e Kosovës janë hallakatur e janë rebeluar; po përdorin aktet terroriste për të sabotuar pavarësinë e Kosovës; Të gjitha këto ndodhi e procese më shtyhen të besoj se jemi të mbingarkuar me "gazetarinë politike". Pra, si janë formësuar këto artikujt dhe, se cili është këndvështrimi i tyre gazetaresk?
Çka është fokusimi në person? Me fokusimin në person, personifikimin, apo orientimin në gazetarinë e vetëm "të një njeriu" kemi të bëjmë atëherë kur një apo disa person shpeshidentifikohen në një artikull dhe, kur një artikull, në shkallë në rritjeje, ka si pikëvështrim personin e veçantë. Personifikimi mund të konsiderohet edhe si një ndër kriteret e formësimit të lajmit. Fokusimi në person mund të ndodh në mënyra e forma të ndryshme: P.sh. Me Fotografinë e tij, cekja e emrit/mbiemrit në kryetitull dhe nëntitull, roli aktiv i një personi në artikull etj.
Fokusimi në person, këto viteve të fundit, e veçanërisht pas rrënimit të komunizmit dhe, pas luftës në Kosovë, ka marrë përmasa të mëdha, andaj, edhe është me rëndësi të analizohet e të komentohet ky zhvillim gazetaresk. Në këtë analizë fokusimi në person do të ndahet në tri kategori: 1. Ndodhia me fokusim në person: janë këto tema/ndodhi ku personi apo personat luajnë një rol shumëqendror në artikuj; Pra artikulli është skajshmërisht i shkruar nga pikëvështrimi dhe pikëkoncentrimi në person. 2. Person – ndodhi: tema ku fokusimi në person bëhet me qëllim për të paraqitur ngjarjen më të qartë e më të kuptueshme për lexuesin. Këtu personi dhe tema janë barabarësisht të njëjtë. 3. Fokusimi në temë: sqarimi apo shtjellimi i një çështjeje, apo lënde, i cili nuk fokusohet fare në person të paracaktuar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzim Mekuli:Reagim idioteskt dhe i poshtër i Qeverisë së Kosovës, ndaj humanistit dhe atdhetarit J. DioGuardi
» Gëzim Mekuli:Bruksel, ku je?
» Gëzim Mekuli:T'marroftë Zoti, Hashim!
» Gëzim Mekuli:Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!
» Gëzim Mekuli:Mediat e Thaçit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi