Gëzim Mekuli:T'marroftë Zoti, Hashim!
Faqja 1 e 1
Gëzim Mekuli:T'marroftë Zoti, Hashim!
Gëzim Mekuli:T'marroftë Zoti, Hashim!
Hashimi e di se gjuha është shndërruar në mjet të fuqishëm për të ndikuar tek populli.
Fjalë kundërthënëse e kundërvepruese tha HTH me familjei, sot për festën e Bajramit. Retorika mashtruese e tijë ishte sulmuese dhe ofenduese. Edhe në ditën e Bajramit. Aspak e cuditshme kjo! Sepse politikanët dhe njerëzit e sojit të tijë kanë nevojë për dukje, prezencë dhe për të qenë i pari. E këtu, në ndihmë po i dalin mediat, qofshin ato pamore, të dëgjuara apo qofshin këto edhe mediat sociale.
Ja cfarë tha sot Hashimi për Bajram. Ja, se si e shfrytëzon fenë, median, dhe pozitën e tijë "HTH me familje":
Citoj:
"Urojmë të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Kurban Bajramin duke ju dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Ftoj për edhe më shumë solidaritet me njëri-tjetrin, sidomos me të varfërit, dhe më shumë bashkim dhe dashuri për njëri-tjetrin. HTH me familje"
Hashimi po luan dhe po shfrytëzon religjionin/fenë dhe ndjenjat e popullit për qëllime përsonale/familjare, pra përmes Bajramit dëshiron të "meremeton" karakterin, veprimet dhe karrieren e tijë. Përmes retorikës ndërtuese Hashimi provon të duket sa më "afër popullit" dhe "sa më njerëzor".
Ndërtoj apo varrosi personalitetin e tijë?
Hashimi përmes facebook-ut uron e dëshiron "paqe" për popullin, Paqe për familjen?
Mora fjalorin e gjuhës se sotme shqipe dhe i hodha një sy domëthenjes së fjalës "Paqe". Ja cfarë thoshte këtu për fjalën "paqe": "Marrëdhënje të mira ndërmjet njerëzve, pa grindje e pa armiqësi..."
A është e mundur që, ai që shkakton grindje e armiqësi, të na uron e të na dëshiron "paqe" e "qetësi"? Jo e logjikshme! E pamundur!
HTH me familje, sot, për Bajram, na uron e na dëshiron "shëndet". Shëndet për fëmijët, për popullin?
Retorika në sulm e "HTH me familje" përqendrohet tek "jeta" dhe natyrisht tek "shëndeti i popullit". Fjala e fjalia e tijë tenton të na bindë, se ne kemi nje ish-kryeminstër që preokupohet për shëndetin e këtij populli, për shëndetin e fëmijëve të këtijë populli. Por, fjalia e tijë shkakton nervozizëm, pakënaqësi e dhimbje. Shkakton lot e ta vret zemrën kur kupton se qëllimi i sajë është manipulimi dhe "shitja e tijë" tek publiku.
E kush është më i sëmurë e më pak shëndet sesa populli i Hashimit? Sa fëmijë të sëmurë nga kanceri "po presin në rresht" për të vdekur? Sa nëna e gra po vdesin në mungesë të shëndetit e në mungesë të shtettit? Sa pensionist po vdesim në vetmi e në mungesë të trajtimit të sëmundjeve të pleqërisë.? Po ma vret zemrën e shpirtin kur kujtoj fjalët e një miku të babit tim: "Xhepat plot recepta i kam o Gëzim, s'kam mundësi të blejë medikamentet që më përshkruan mjeku. I fus në xhep, po, e i ndrydhi fort e fort me grushtin e plogësht në xhep. Më mbushet xhepi plot receta, o Gëzim. Me cka, me cka ti blejë..."
Përdorimi i shprehjeve të zgjedhura, për Bajram, nga Hashimi nuk është i pafajshëm dhe i rastësishëm. Ky njeri tenton që t'ia mbush mendjen popullit se ai është duke menduar për popullin dhe familjen. Pra, përmes ndihmës së gjuhës, të ndikoj tek familja e populli.
"HTH me familje", sot, për Bajram, na uron e na dëshiron "begati". Shpalosa përsëri fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe i hodha një sy fjalës "begati". Ja cfarë thoshte, këtu, fjalori për fjalën "begati": Të pasurit me shumicë të gjithckaje; jetë me të mira të shumta e të qëndrueshme, mirëqënje, bollëk..."
Si mund të na uron Hashimi "begati", "jetë të mirë e me bollëk", kur është po ky nHashim, i cili përmes veprimeve të tijë varfëroj, ç'nderoj, e zhvleftësoj vet "Jetën" si koncept, filozofi, e si biologji. Si është e mundur që kjo fjali të shkruhet e të mendohet nga ai, ku fëmijët e popullit të tijë vdesin për mos shëndetësi e varfëri?
Secila fjali e tijë është e mbushur me "mirëqenje", "butësi" dhe me "humanizëm". E, ku, "familja" është kryeshigjetimi i tijë. Kjo strategji retorike është karakteristike e veçantë dhe dalluese e retorikës ndërtuese e mashtruese.
Qëllimi i "urimit" dhe "përgëzimit" të Thaçit, për Bajram, është të "bëjë" për vete familjen time e tënde, të ndikoj tek ne, populli. Sepse festat fetare janë edhe familjare. Pa familje festa s'ka kutptim. Por, përsëri pyetja e madhe: Si mund të uroj të mira për familjen, ai që shkatërroj atë, ai që degjenerojë atë, ai që e varfëroj atë.
Fjalia dhe "urimi" i Thaçit ka elemente të propagandës. "Urimi" i tijë ndërton një botëkuptim, se "fuqia e tjë" është shpëtimi i shqiptarëve. Ky njeri, përmes këtijë "përgëzimi" tenton të paraqitet si "dorëdhënë" e "zemërgjërë", "i ndershëm e shpirtëgjërë". "Fisnik!"
Ky pretendon të ndërtojë një publik i cili nuk do të ishte në gjendje të shohë e të përdalloj dallimin në mes botës "së rrenave" dhe botës së të "vërtetave".
E vërteta për gjendjen e vështirë e të mjerë të popullit nuk mund të ndikohet dhe formësohet nga Hashimi, e vecanersisht jo për Bajram!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzim Mekuli:Bruksel, ku je?
» Gëzim Mekuli:Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!
» Gëzim Mekuli:Fokusimi në person në gazetarinë e Kosovës
» Gëzim Mekuli: Barbi-gazetaria
» Gëzim Mekuli:UNË INSISTOVA…! UNË E SHPALLA…! UNË E FINACOVA…!
» Gëzim Mekuli:Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!
» Gëzim Mekuli:Fokusimi në person në gazetarinë e Kosovës
» Gëzim Mekuli: Barbi-gazetaria
» Gëzim Mekuli:UNË INSISTOVA…! UNË E SHPALLA…! UNË E FINACOVA…!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi