Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Padi për Bajram Rexhepin

Shko poshtë

Padi për Bajram Rexhepin Empty Padi për Bajram Rexhepin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 6:04 pm


Padi për Bajram Rexhepin


Padi për Bajram Rexhepin Largea_dsc_53631351860733
Sot deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzuan padi penale në Prokurorinë komunale të Prishtinës në Prishtinë kundër Ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, kundër Ilir Qapallekut, truprojë e Kryeministrit, truprojave të tjerë të kabinetit qeveritar, policëve të njësisë speciale dhe kundër eprorit të njësisë speciale përgjegjës për njësinë speciale që ka intervenuar.

Kjo padi është lidhet me ngjarje e datës 17 tetor 2012 ku deputetët e VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Albana Gashi, Afrim Hoti, Afrim Kasolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca, janë ndaluar për të hyrë në hapësirat e kompleksit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht Deputetët VETËVENDOSJE!-s nuk kanë mundur të hyjnë në Kuvend, pasi që dyert ishin të mbyllura dhe zyrtari policor tek dyert e Kuvendit iu ka thënë “shkoni nga hyrja tjetër” Më pas, deputetët janë nisur në drejtim të hyrjes e cila është e dedikuar për veturat zyrtare të Kuvendit të Kosovës, kështu që duke hyrë brenda objektit të Kuvendit kanë dalë në oborrin e Kuvendit, ku është një hapësirë e përbashkët pa ndarje fizike me objektin e Qeverisë. Deputetët e VETËVENDOSJE!-s janë nisur në drejtim të objektit të Qeverisë, duke pasur qëllim të jenë prezent në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës së Privatizimit të Distribucionit të KEK-ut. Grupi i deputetëve me të afruar pranë hyrjes së objektit të Qeverisë janë ndaluar nga truprojat e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës që janë të angazhuar për sigurimin fizik të institucioneve publike. Deputetët pasi kanë prezantuar kartelat e deputetëve me qëllim për të hyrë në objektin e qeverisë dhe shpjegimit të së drejtës së tyre ligjore për të pasur qasje në institucione publike, truprojat e anëtarëve të kabinetit qeveritar nuk kanë lejuar hyrjen e deputetëve në objektin e qeverisë. Deputetët e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë respektuar të gjithë procedurën për identifikim dhe janë thirrur në të drejtën për qasje në hapësirat e institucioneve publike, janë ndaluar në mënyrë arbitrare nga sigurimi personal i anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës.
Në pajtim me Nenin 11, Paragrafi 1, të Ligjit për drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve, në këtë dispozitë u garantohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës që, Kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet e shtetërore dhe të administratës publike. Sipas kësaj dispozite, në momenti që personi zyrtar i institucionit publik legjitimon deputetin përmes kartelës së identitetit, atij i garantohet hyrja e lirë në të gjitha organet shtetërore, përfshirë dhe objektin e qeverisë. Deputetët afërsisht për 35 minuta, prej orës 10:05 deri 10:40, janë munduar që të sqarojnë të drejtën e tyre për qasje në institucione publike, zyrtarët policor dhe sigurimi personal i kabinetit qeveritar kanë refuzuar lejimin në objektin e qeverisë. Në momentin kritik, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dalë pranë dyerve të hyrjes së qeverisë duke iu drejtuar zyrtarëve policor dhe truprojave me këto fjalë: “Me i largu menjëherë, për një (1) minutë!”. Zyrtarët policor dhe truprojat menjëherë pas këtyre fjalëve kanë filluar që me forcë të largojnë deputetët që gjendeshin ne shkallët e objektit qeveritar.


Të bëmat, shkeljet e rënda ligjore të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk mbarojnë me këto që përshkruhen në padinë e sotme. Kemi dëgjuar së fundi Ministrin Bajram Rexhepi duke paragjykuar qëllimet e aksioneve tona protestuese. Pra ai ndër të tjera ka thënë që urdhrat janë të tillë pasi që “informatat tona i bazojmë në Njësia e inteligjencës”.
Janë dy momente kur ai ka përmendur Njësitin e Inteligjencës brenda policisë së Kosovës”. E para ka ndodhur në 18 tetor 2012, Ditën e rrethimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga policia me urdhër të Bajram Rexhepit, kur në çdo cep të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën deri në tërheqjen e policisë. Dhe kur u pyet Bajram Rexhepi në lidhje me këtë, tha që “kemi pas informata nga Njësia e Inteligjencës brenda policisë se VETËVENDOSJE! do të ndërmarrë veprime që do të pengojnë votimin e rezolutës”.
Dhe i dyti deklarim i Ministrit Rexhepi është në aksionin tonë protestues kundër takimit Thaçi-Daçiç të datës 22 tetor 2012. Ministri për këtë tha që “i kemi ne disa informata të inteligjencës” dhe e kemi ditë që ata do t’i sulmojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Nga informata e parë Bajram Rexhepi organizoi agresion Kuvendit, dhe nga e dyta shkaktoi gati gjenocid urban në rrugët e Prishtinës. Ndërkohë këto deklarata nënkuptojnë që Ministri Rexhepi po urdhëron që të mbikëqyrë, monitorojë, e përgjojë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Njësia e inteligjencës për të cilat flet ministri janë të parashikuara në strukturën e policisë në drejtorinë e analizës së krimit, në departamentin e hetimit të krimit.


Asnjë ligj nuk ja lejon policisë së Kosovës e për më tepër Ministrin e Punëve të Brendshme që të mbledhë dhe përpunojë informata për VETËVENDOSJE!-n. Kushdo që e ka bërë këtë duke shkelur edhe ligjin për policinë edhe atë për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës por edhe kundër secilit ligj respektiv të nxjerrë nga Kuvendi, e ka bërë me qëllimin e vetëm për të pasur nën përgjim e nën mbikëqyrje Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të vetëdijshëm që brenda policisë së Kosovës ekziston drejtoria e analizës së krimit, në departamentin e hetimit të krimit mirëpo ai departament merret me krimin, me ata të cilët janë në hetim për vepër penale dhe jo me përgjimin e një organizate politike në këtë rast një lëvizje politike siç është VETËVENDOSJE!. Siç e dini hetimet për çfarëdo dyshimi për vepër penale është individuale e jo kolektiv. Për më tepër Ligji për Policinë e Kosovës, në Nenin 3, Paragrafi 5 thotë “policia nuk duhet të mbledh dhe të ruaj informata dhe të dhëna personale për personat me qëllim të mirëmbajtjes së regjistrave që kanë të bëjnë me bindjet apo anëtarësimet politike, religjioze apo filozofike”. Ne edhe tani jemi duke u vëzhguar, veturat me policë civil qëndrojnë të parkuar afër zyrave tona duke përcjellë çdo lëvizje të çdo aktivisti të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, madje edhe personat që takohen me ne. Ministri Rexhepi duhet ta dijë që vetëm organet e drejtësisë kanë të drejtë të japin urdhër për përgjimin e një personi dhe atë kur ekziston dyshimi i bazuar që ai person ka kryer krim, vepër penale.

Ministri Rexhepi është fytyra e shpërfytyruar e shtetit të së drejtës. Ai po keqpërdor maksimalisht instrumentet shtetëror të ngritur për mbrojtjen e qytetarëve kundër tyre. Ai dhe shefi i tij Hashim Thaçi po përpiqen të na heshtin e kërcënojnë me rrethime policore. Por protestën e mospajtimin qoftë për privatizimin e dëmshëm apo për bisedimet politike me Serbinë nuk ka polici që i ndal dot. Ata nuk mund të na arrestojnë apo përgjojnë, të gjithëve. Për me tepër një shoqëri qoftë dhe një si kjo e jona ka më shumë Protestues sesa përgjues.

I bëjmë thirrje oficerëve të policisë dhe çdo polici në detyrë, që të zbatojë ligjin duke e mbrojtur të drejtën. Urdhrat e Bajram Rexhepi nuk janë as e drejta e as ligji. Bajram Rexhepi duhet ta ketë parasysh që nuk do të jetë përjetë Ministër i brendshëm.

Ndërkohë që VETËVENDOSJE! do të organizojë aksione e protesta të tjera kundër bisedimeve me Serbinë dhe kundër privatizimit. BS



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi