Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për Titon

Shko poshtë

Për Titon Empty Për Titon

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:55 pm

Për Titon

Për Titon Osbe-thaqi1-490x320

Bërrylat e politikanëve shqiptarë dhe serbë janë prekur në një tryezë ku është biseduar për raportet mes komuniteteve në Kosovë. Kjo ka ndodhur për shkak të ambientit të ngushtë ku ishin mbledhur ata, por diskutimet janë zhvilluar në atmosferë të relaksuar dhe me shaka për kohën e Titos

Nga Shpend Limoni më 23.04.2009 në ora 9:08

Pavarësisht deklaratave kundërshtuese që i bëjnë kryesisht rreth pavarësisë dhe pozitës së serbëve, politikanët shqiptarë dhe serbë të Kosovës shkojnë mirë mes vete.
Këtë ata e kanë provuar të mërkurën derisa po përgatiteshin për një debat rreth bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë.

Pjesë e debatit ka qenë edhe Rada Trajkovic njëra nga përfaqësueset e serbëve të Kosovës e cila nuk ka kursyer edhe humorin me thumba për kolegët shqiptarë.

Trajkovic ka filluar së pari ta ngucë Azem Vllasin rreth kohës së Titos, për të vazhduar me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepin të cilët i ka thënë se “nuk po e bashkon Mitrovicën për shkak të mëditjeve nëpër konferenca të ndryshme nëpër botë”.
Politikania serbe e cila pas fundit të luftës së Kosovës mezi duronte shqiptarët të cilët shpeshherë me mllef i quante “shqiptari” ka ndryshuar pozicionet e saj duke u bërë më e moderuar dhe më kritike ndaj Beogradit.

Derisa pjesëmarrësit në tryezë pjesë e së cilës ishin ish - Kryeministri Agim Çeku, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Tina Kaidanow, Momcilo Trajkovic, Ylber Hysa dhe të tjerë kanë pritur fillimin e debatit, Rada Trajkovic ka treguar për dëshirën e saj për tu bërë ambasadore e Kosovës në një vend ku nuk ka shqiptarë.

“Mund të provosh ndoshta në Grenlandë”, i është përgjigjur me shaka Bajram Rexhepi Rada Trajkovicit.

Takimi është organizuar nga Projekti për Marrëdhënie Etnike në një nga sallat e ndërtesës së OSBE’së.

Bërrylat e politikanëve shqiptarë dhe serbë janë prekur për shkak të hapësirës së ngushtë përderisa organizatorët mezi kanë siguruar karrige për t’i mundësuar të ftuarve që të ulen rreth tryezës.

Mediat të cilat janë lejuar që të përcjellin vetëm pjesën hyrëse mezi kanë kryer punën e tyre për shkak të ambientit të ngushtë.

Kryeministri Hashim Thaçi i cili po ashtu ka marrë pjesë në këtë debat një pjesë të kohës e ka kaluar duke biseduar me Momcilo Trajkovic nga Lëvizja Serbe e Rezistencës.
Thaçi më pas ka bërë edhe komentet hyrëse duke thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe demokratike.

Thaçi ka thënë se në forma të ndryshme serbët megjithatë janë pjesë e institucioneve të Kosovës, por ka thënë se megjithatë në mbetet akoma për t’u bërë rreth integrimit të tyre në Kosovë.

Ai më pas ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qëllim që të sigurojë edhe vende të punës për komunitetet si dhe për kthimin e serbëve në Kosovë.

Thaçi ka thënë se Qeveria është e gatshme të ndërtojë shkolla, ndërtesa banimi, ura anekënd Kosovës për serbët.

Ai ka përmendur një projekt konkret për komunën e Artanës. Livia Plaks Presidente e Projektit për Marrëdhënie Etnike fjalët e Thaçi i ka quajtur “mesazh të mirë” përderisa duke folur rreth raporte ndëretnike ka thënë se në Kosovë akoma ka mungesë të besimit dhe të komunikimit.

Më pas debati ka vazhduar prapa dyerve të mbyllura, sipas agjendës edhe për katër orë tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi