Patatet dhe bashkimi kombëtar
Faqja 1 e 1
Patatet dhe bashkimi kombëtar
Patatet dhe bashkimi kombëtar
Herën tjetër kur Presidenti, Kryeministri e edhe Ministrat takohen me Presidentin, Kryeministrin e Ministrat e Shqipërisë, mos të vrapojnë vetëm pas fotografive. Le të flasin edhe për “patate”, sepse ashtu përmirësohet kualiteti i jetës për të dyja palët e jo përmes memorandumeve të përgjithshme të kota të bashkëpunimit
Nga Shpend Ahmeti më 23.04.2009 në ora 12:41
Muajve të fundit në Kosovë është shtuar debati në lidhje me bashkimin kombëtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kemi dëgjuar argumente nga të dyja palët, përfshirë këtu edhe kontekstin momental të Kosovës, që pamundëson një gjë të tillë se paku nga aspekti i realizmit politik dhe kompromiseve që pala kosovare i ka paguar për pavarësi. Para se të vërshohem nga kritikat e njërës apo tjetrës palë, po them që këtu nuk dua të argumentoj as për njërën e as për tjetrën anë.
Mirëpo nga aspekti ekonomik, dua të argumentoj, si gjithmonë deri më tani, që Kosova si edhe shtetet e tjera të regjionit kanë nevojë për një treg regjional ku do të përfitonin të gjithë. Në qoftë se e shohim nga këndvështrimi i Kosovës, kjo do të duhej të fillonte me Shqipërinë e pse jo edhe me Maqedoninë e Malin e Zi. Bashkimi i tregjeve nuk është ndonjë koncept i ri, të cilin po e prezantoj unë, por po e mbështes, duke besuar që nga tregu i përbashkët regjional do të përfitonin të gjithë. Në këtë mënyrë, secili shtet do të forconte sektorët ku janë më të fortit.
Po e them me Shqipërinë së pari, sepse aty përveç arsyeve natyrore shqiptare, e kemi edhe retorikën më të fortë nga të dyja anët, të cilat garojnë njëra me tjetrën se kush është më bashkues. Kur vjen Presidenti apo edhe Kryeministri i Shqipërisë në Kosovë, partitë tona politike vrapojnë për të treguar se cila parti është më e afërt me ta. Poashtu në Shqipëri, edhe pse në një nivel më të ulët, retorika e lidhjes Shqipëri-Kosovë është bërë megjithatë temë e zgjedhjeve. Ndërtimi i rrugës është një hap në atë drejtim. Mirëpo, a janë pjesa tjetër vetëm retorikë zgjedhore apo me të vërtetë vizion për zhvillim të përbashkët? Këtu nuk po veçoj as partitë e as shtetin, pra po flas për establishmentin politik në të dyja shtetet.
Një prej shtyllave kryesore të vizionit të zhvillimit ekonomik të Kosovës duhet të jetë bujqësia, që të ketë ndikim të posaçëm edhe në zbutjen e varfërisë. E në qoftë se mendojmë për bujqësinë atëherë duhet të mendojmë edhe ku jemi më të fortë në prodhim. E vetëm pastaj mund edhe të negociojmë marrëveshjet e tregtisë së lirë, në mënyrë që ajo të fokusohet në anët tona të forta.
Ekspertët e bujqësisë më bindin se Kosova mund të jetë shumë e fortë në prodhimin e qumështit, vezëve dhe patateve. Sa i përket patateve, Kosova është një fuqi regjionale në prodhimin e tyre. Po, po mirë e lexuat: Kosova është ndër prodhuesit më të mëdhenj të patateve në regjion. Është e njohur për patatet e vonshme të cilat në një masë të madhe edhe i eksporton. Në anën tjetër, ne importojmë shumë pak patate, më së shumti patatet e hershme, të cilat për shkak të klimës nuk mund t’i zhvillojmë. Një pjesë të madhe të patateve i eksportojmë edhe në Shqipëri. Për shkak të zhvillimit të këtij sektori, sot në pjesën veriore të Kosovës po zhvillohet një industri e patateve, pasi që fermerët po e shohin rentabilitetin e patates.
Çmimi i sotshëm i patateve në tregun e Kosovës (me shumicë) është 11 Euro centë (0.11) për kilogram. Mund të lëvizë edhe në 12 centë, varësisht prej kërkesës dhe ofertës. Eksporti në Shqipëri është i thjeshtë: në këtë shumë të tregut prej 12 centë i shtohet TVSH-ja e Shqipërisë (20 për qind) dhe aplikohen normat tjera doganore. Në këtë mënyrë, patatet e Kosovës mund të shiten në tregun e Shqipërisë me çmim prej më pak se 20 Euro centë. Patatet e Kosovës janë lehtë konkurruese në tregun e Shqipërisë, sepse atje çmimi i patateve është 22 deri në 25 Euro centë.
Megjithatë, në mars të këtij viti, Doganat e Shqipërisë sjellin vendimin se çmimi i tregut prej 12 centë nuk do të merret parasysh në kalkulimin e TVSH-së, por do të merret për bazë çmimi 50 centë për kilogram. Në këtë rast TVSH-ja bëhet marramendëse. Sipas këtij kalkulimi, një maune me patate që kushton 2.700 Euro duhet të paguajë 2.500 Euro TVSH për të hyrë në Shqipëri. Si rezultat, patatet kosovare bëhen shumë të shtrenjta dhe jokonkurruese në tregun e Shqipërisë. Si rezultat, kompanitë kosovare nuk mund të investojnë edhe më shumë për mbjellat e ardhshme dhe dështon një vit i tërë i prodhimit bujqësor të një produkti.
Nuk dua të diskutoj mbi arsyet e një vendimi të tillë nga Doganat e Shqipërisë, sepse realisht nuk i di. Mund të supozoj se ka të bëjë me mbrojtjen e prodhuesve të patateve në Shqipëri para zgjedhjeve. Ky vendim për të mbrojtur vetëm patatet (dhe dy produkte tjera) patjetër se është një goditje e rëndë për Kosovën në njërin prej sektorëve të rrallë ku ne shesim jashtë vendit. Përveç se është kundër CEFTA-s, marrëveshje që po zhvlerësohet për çdo ditë, ky vendim është edhe kundër retorikës së përditshme të politikës mbarëkombëtare. Mos vallë duhet ta thërrasim Brukselin për të intervenuar në raste të tilla.
Patatet janë vetëm një sektor ku ndodh një gjë e tillë, kam edhe shumë raste të tjera nga sektorë të tjerë. Mjafton vetëm të shikohet se sa i duhet një distributori të Kosovës të depërtojë në tregun e Shqipërisë në çfarëdo sektori. Të njëjtën do ta them edhe për distributorët e Shqipërisë në Kosovë edhe pse më duhet të them se është mjaft më e lehtë. Nga të gjitha shtetet fqinje, Shqipëria ndoshta na e bën më së paku këtë, mirëpo dhemb më së shumti.
Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë shihet në “patate” e jo në debate zgjedhore. Ky vendim duhet të anulohet. Retorika mbetet retorikë. Koha është për politika konkrete të bashkëpunimit, në qoftë se dy shtetet e kanë njëmend të bashkëpunojnë. E shtetet duhet ta kenë njëmend sepse kjo është e ardhmja. Herën tjetër kur Presidenti, Kryeministri e edhe Ministrat takohen me Presidentin, Kryeministrin e Ministrat e Shqipërisë, mos të vrapojnë vetëm pas fotografive. Le të flasin edhe për “patate”, sepse ashtu përmirësohet kualiteti i jetës për të dyja palët e jo përmes memorandumeve të përgjithshme të kota të bashkëpunimit. Le të diskutohet edhe për turizmin shqiptar dhe promovimin e tij në Kosovë. E edhe për shumë sektorë të tjerë, ku Shqipëria mund të shet në Kosovë e Kosova në Shqipëri me përfitim të dyfishtë.
Koha është për një samit ekonomik. Ky samit do të mund të ishte disa-ditorë, ku sektorët specifikë do të takoheshin dhe do të diskutonin propozime konkrete, propozime të patateve, që në fund do të rezultonin me një marrëveshje konkrete, me një zhvillim ekonomik më të mirë të dyanshëm e më vonë edhe të tre apo të katër-anshëm me shtetet që i përmenda më lartë. Këtë vështirë se do ta kritikojnë përkrahësit apo kundërshtarët e bashkimit kombëtar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Krasniqi: Ideali im - bashkimi kombëtar
» Bashkimi kombëtar një proces i pandalshëm
» Samir Lleshi:Bashkimi kombëtar ka nisur
» Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë
» Lajmërim-Njoftim nga Klubi "Bashkimi Kombëtar" Jülich

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi