Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë

Shko poshtë

Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë Empty Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 05, 2012 9:47 pm

Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë


Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë Largea_hasjim1352117480
UNDP lansoi sot Faktet e Shpejta të Pulsit Publik, ku u dhanë rezultate të anketës së tetorit. Sipas sondazhit aktual, vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë dhe kryeministrit.

Zyrtari i projektit, Atdhe Hetemi, tha se në krahasim me muajin prill të këtij viti, niveli i kënaqshmërisë me punën e Qeverisë është rritur për gjashtë pikë në përqindje, përderisa niveli për punën e Parlamentit dhe Zyrës së Prokurorit nuk ka shënuar ndonjë ndryshim të madh.

Ai tha se në bazë të rezultateve niveli i kënaqshmërisë për punën e Kryetarit të Kuvendit ka rënë për më shumë se 3 pikë përqindje që nga prilli i këtij viti.

UNDP publikon sot Faktet e Shpejta të Pulsit Publik

UNDP do të lansojë sot në një konferencë për shtyp Faktet e Shpejta të Pulsit Publik V të cilat janë një rezyme e shkurtër e indikatorëve kyç dhe rezultateve të anketës.

Rezultatet e anketës së tetorit 2012, ofrojnë perceptimet e njerëzve mbi zhvillimet demokratike dhe ekonomike, çështjet e sigurisë si dhe shfaqin tendenca të ndryshme të nivelit të kënaqshmërisë me punën e institucioneve, në krahasim me ato të prillit 2012.

Përderisa ka ngritje të kënaqshmërisë me punën e gjykatave, Qeverisë dhe Kryeministrit, ka rënie në kënaqshmërisë së njerzëve me punën e Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Kuvendit
Raportet e Pulsit Publik publikohen dy herë në vit.


Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës që është zhvilluar gjatë muajve shtator dhe tetor 2012. Anketa bazohet në intervista të drejtë përdrejta dhe përfshiu 1,290 respondentë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi