Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministri Rexhepi ftohet të raportojë për intervenimin e Policisë në protestat e VV-së

Shko poshtë

Ministri Rexhepi ftohet të raportojë për intervenimin e Policisë në protestat e VV-së Empty Ministri Rexhepi ftohet të raportojë për intervenimin e Policisë në protestat e VV-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 07, 2012 1:14 am

Ministri Rexhepi ftohet të raportojë për intervenimin e Policisë në protestat e VV-së


Ministri Rexhepi ftohet të raportojë për intervenimin e Policisë në protestat e VV-së Largea_vetvendosje_protesta061352234891
Ministri i Punëve të Brendshme do t’i duhet t’i kthehet shumë shpejt edhe një herë ngjarjeve të tetorit. Bajram Rexhepi është ftuar të raportojë për intervenimin e Policisë në dy protestat e Vetëvendosjes nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri. Anëtarët e këtij Komisioni të Kuvendit kanë shqyrtuar raportet informuese të Ministrisë dhe Policisë rreth protestave të Vetëvendosjes, atë kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut dhe kundër bisedimeve. Raportet janë vlerësuar si përshkruese dhe pa detaje rreth ngjarjeve.

Madje është thënë se raporti i MPB-së ka ndryshime të pakta nga raporti i PK-së. Kritika të shumta ka marrë ministri Rexhepi, sidomos për urdhrat e tij dhënë Policisë. Përfaqësuesi i PDK-së në këtë komision e ka vlerësuar veprimin e policisë në përputhje me kërkesën e momentit për të vepruar. Komisioni do të kërkojë nga Inspektorati i Policisë që të sjellë një raport rreth masave të ndërmarra ndaj atyre që kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Për datën se kur do të raportojë Bajram Rexhepi do të vendoset në mbledhjen e radhës. Në takim ka munguar Rexhep Selimi nga “Vetëvendosje”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi