Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sparks do të kërkojë sqarim nga ministri Rexhepi

Shko poshtë

Sparks do të kërkojë sqarim nga ministri Rexhepi Empty Sparks do të kërkojë sqarim nga ministri Rexhepi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 7:19 pm


Sparks do të kërkojë sqarim nga ministri Rexhepi

Sparks do të kërkojë sqarim nga ministri Rexhepi Sp-sparks-


Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes, tha sot se do të kërkojë sqarim nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, i cili në deklaratat e tij e ka vlerësuar jo efikase punën e zyrtarëve të misionit evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ai gjatë një konference të përbashkët për media të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se do të kërkojë takim të menjëhershëm me ministrin Rexhepi, në mënyrë që të dijë se cila është arsyeja, e cila e ka shtyrë këtë të fundit të dalë me vlerësime të tilla.

“Mendoj se këtë pyetje do t’ua bëja juve. A mendoni se kësisoj është gjendja? A mendoni se njerëzit kanë të drejtë të mendojnë kështu. Nëse është kështu atëherë nuk ka asnjë qëllim që ne të jemi këtu. Unë do ta takoj zotëri Rexhepin së shpejti dhe do të kërkoj nga ai shpjegim për fjalët e tij”, ka thënë Sparks.

Duke folur rreth skandalit “Leo”, numri dy i EULEX-it ka theksuar se ka qenë në dijeni për veprimet e tilla, porse raste të tilla të brendshme nuk duhet të rrjedhin në opinion pasi sipas tij deklaratat e tilla e dëmtojnë imazhin e EULEX-it karshi qytetarëve.

“Unë kam reaguar menjëherë dhe ne kemi krijuar hetimin tonë të brendshëm dhe për këtë kërkohet kohë. Çështja “Leo” nuk është dashur të bëhet publike dhe dikush e kishte rrjedh në media, mbase dikush nga ata të cilët e kishin ndërmend ta dëmtojnë EULEX-in para syve të popullatës”, ka vlerësuar ai.

Për më tepër, ambasadori Sparkes ka pohuar se EULEX-i asnjëherë nuk i ka “mbyllur sytë” dhe se hetimet ndaj rasteve të tilla gjithnjë janë marrë shumë seriozisht nga ana e tij dhe shefit të këtij misioni.

Ruajtjen e fshehtësisë së punës, Sparkes e ka arsyetuar me faktin se qytetarëve të Kosovës nuk duhet t’u “servohen” gjëra, të cilat do të krijonin opinion negativ për punën, të cilin është duke e zhvilluar EULEX-i në vendosjen e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

“Jo, dikush e ka rrjedh informacionin në media derisa ai ka qenë një hetim i brendshëm. Ne sikur çdo organizatë tjetër nuk dëshirojmë që gjërat të rrjedhin në media, por meqë ka dalë në media, ne po e bëjmë të qartë se çfarë po ndodh. Por, unë do të dëshiroja që ta shfrytëzoj këtë rast me ju dhe me gazetarët tjerë të pranishëm që thjesht ta them një gjë të qartë. Ka shumë çka që po flitet në mënyrë negative në media për EULEX-in aktualisht. Ne i kuptojmë këtë negativitet dhe unë mund ta vë veten time në lëkurën e një qytetari të rëndomtë të Kosovës dhe provoj të ndjehem sikurse ata”, ka thënë Sparkes.

ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi të martën në një prononcim të tij dhënë njërës nga gazetat ditore, ka thënë se në të gjitha rastet, misioni i BE-së nuk ka reaguar siç obligohet me mandatin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi