Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Hashim Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë”

Shko poshtë

“Hashim Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë” Empty “Hashim Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 08, 2012 9:55 pm

“Hashim Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë”


“Hashim Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë” Largea_th-vllasi1352372943
Kuvend, Konjufca: Thaçi u takua me vëllain e vogël të Millosheviqit


(I plotësuar) - Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me akuza në drejtim të kryeministrit, Hashim Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, kjo parti opozitare ka akuzuar edhe partitë opozitare, që siç thonë ata po i bashkohen karvanit të Qeverisë së Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se mbrëmë kryeministri Hashim Thaçi ka darkuar me kryeministrin serb Ivica Daçiq, për kompromiset që po i bëhen Kosovës.

Madje, ai kryeministrin Thaçi e ka quajtur një Azem Vllasi të dytë në këtë kohë.

“Të ia besosh këtij njeriu mbrojtjen e interesit të Kosovës, është sikur të ja besosh “ujkut se do të i ruaj delet”. Kësi opozite do të kishte ëndërruar për liderë qeveritar autoritar tipi i Llukashenkos, një opozitë që e përkrah Qeverinë bllanko dhe gratis. Opozitë e cila nuk e sfidon Qeverinë, por i nënshtrohet asaj. Zonja dhe zotërinj kryeministri Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë. Ju e mbani mend Azem Vllasin kur ishte koha të mbronte autonominë, ai nuk e mbrojti as republikën, në këtë mënyrë, Thaçi nuk po e mbron planin e Ahtisaarit, e lëre Republikën e Kosovës”, ka theksuar Konjufca.

Por për këtë kanë reaguar drejtuesit e Lidhjes Demokratike e Kosovës, duke i quajtur fyese dhe dëmshme deklaratat e kësaj lëvizje.

“Konjufca në deklarimin e tij shpifi, ai mund të fol vetëm në emër të Lëvizjes Vetëvendosje. LDK ka thënë vazhdimisht se dialogu me Serbinë duhet të ndodhë, mirëpo me obligime në mënyrë që mos të preket sovraniteti dhe në fund Kuvendi të vendos për çdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK'së, Ismet Beqiri.


Ligjvënësit do të shqyrtojnë katër projektligje

Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit do të shqyrtojnë për herë të parë: Projektligjin për investimet e huaja, Projektligjin për Avokaturën Shtetërore, si dhe Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.


Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohet Raporti vjetori Auditimit për vitin 2011, kurse do të ratifikohet Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe të Universitetit të Pejës.

Do të shqyrtohet edhe Propozim-vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, si dhe Rekomandimi i Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi