Hysen Ibrahimi:VEPËR PËR NJË MISION FISNIK
Faqja 1 e 1
Hysen Ibrahimi:VEPËR PËR NJË MISION FISNIK
Hysen Ibrahimi:VEPËR PËR NJË MISION FISNIK
DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM
Libër dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi,
1991-1994, i autorit, Prof. Fetah Bahtiri
Libri i radhës ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, Libër dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991-1994”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, është njëra ndër dëshmitë më të fuqishme, me argumente të forta e të bindshme për një realitet dhe veprimtari. Mund të them se ky është libri i parë në Suedi i këtij lloji, i cili dëshmon në mënyrë të detajizuar fillimin e një shkolle shqipe të mësimit plotësues qysh në muajin tetor 1991 dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në strehimoren Svenshögen me refugjatë shqiptarë, Shkolla shqipe kishte filluar me 13 nxënësit e parë, ku autori i jep ata nxënës me emër dhe mbiemër.
Libri është një shembull për një angazhim me përkushtim në shërbim të fëmijëve tanë në mërgim. Ndër të tjera autori na ofron edhe një horizont të ri: atë se si duhet pasqyruar një punë praktike në zhvillimin e mësimit, si duhet të mbahen shënimeve me pedantëri, si në mungesë mund të ”prodhohen” e rregullohen vetë ditarët e punës me nxënës dhe deri te skicat e tjera përcjellëse të cilat kanë qenë të nevojshme për ta realizuar një mision fisnik. I tërë ky material shkollor e dokumentacion pedagogjik shërbeu edhe për disa vende të tjera, ku ndodheshin shqiptarët mërgimtarë nëpër strehimore, për t’u shërbyer me te. Pra, ky dokumentacion pedagogjik ishte i përgatitur dhe ”i prodhuar vetë”, siç shprehet autori i librit, Prof. Fetah Bahtiri.Ndërkaq, ana tematike, është dëshmi për vlera arsimore, formë, e cila prezenton veprimtari, dashuri dhe ndjenja ndaj mësimit në gjuhën e të parëve tanë. Në libër shfaqet një energji enorme e autorit, që me çdo kusht, të startojë mësimi në gjuhën shqipe, posa ka ardhur në Suedi. Në fillim puna ishte zhvilluar me ndonjë abetare dhe libra të tjerë shkollorë të sjellur nga atdheu, kurse më vonë edhe me një udhëzim, i cili kishte ardhur nga Kosova. Mirëpo, shtrirjen e gjerë të temave në punën me nxënës, autori e ka ideuar dhe zgjëruara me shembuj të motivuar siç ishte vendlindja dhe mërgimi. Kjo, me gjasë, është arritur duke u mbështetur në faktin se autori ka qenë njohës i mirë e me një përvojë të madhe nga vendlindja për mbarëvajtjen e mësimit me fëmijë. Në libër shihet qartas se autori dhe mësuesit e tjerë bëjnë çdo gjë që fëmijëve t`ua mësojnë lëndët: gjuhë shqipe, dituri natyre e shoqërie, histori, gjeografi matematikë, art figurativ, art muzikor, dhe gjithëçka tjetër që ka të bëjë me çështjen shqiptare.
Autori Prof. Bahtiri, në këtë vepër rrezaton një dashuri të pa masë për nxënësin, për gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Kjo vërehet qysh në ballinën e këtij libri. Aty jepet një fotografi e zgjedhur me nxënësit e shkollës, e disa prej tyre me nga dy gishtërinj të ngritur spontanisht (”Viktoria”) shprehinë dashurinë për Fitore. Edhe veshjet e tyre me simbolin e kombit tonë – shqiponjën me dy krenare dhe Flamurit shqiptar, thjesht shprehin të vërtetën se nxënësit e Fetah Bahtirit ishin plotësisht të indoktrinuar me ndjenjën e atdhetarisë.
Duke lexuar këtë libër, në te hasim faktet se si autori nxit imagjinatën me një princip disiplinor, për të krijuar lidhshmëri mes ambientit dhe nxënësit. Shihet edhe metodologjia e suksesshme e një pune kryekëput profesionale pedagogjike.
Libri ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, për nga vëllimi është modest, por me vlerë të madhe arsimore dhe historike. Përfshin harta, bukur shumë fotografi dhe më shumë dokumente, prej të cilave secila fotografi e secili dokument flet më shumë se njëmijë fjalë, siç janë shprehur moti studjuesit. Të gjitha këto veprës ia japin dimensione argumentuese, faktografike, të cilat do të mbesin vlera të përhershme arsimore në sfondin e krijimtarisë të librave të ngjashme në Suedi, Kosovë dhe më gjerë. Po ashtu, shkalla e lartë e ruajtjes së një arkivi, pastaj pedantëria e evidentimit të nxënësëve, përmes ditarëve, bashkëpunimi me Kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” – Dega në Suedi me në krye Prof. Bedri Pacin, bashkëpunimi me administratën suedeze të strehimores, të dhënat për fshatin Svenshögen dhe dokumente të tjera përcjellëse, kanë mundësuar që autori të ketë ”brum” të mjaftueshëm, për të përpiluar një libër të këtillë dokumentar për shkollën shqipe, të cilin e ka quajtur ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, – dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991-1994”.
Në këtë libër servohen edhe fakte për veprimtarinë dhe qëndrimin stoik dhe besnik të Prof. Bahtirit për çështjen kombëtare. Në vija të trasha ceken edhe çështje të tjera kyqe të një ambienti të mërgimtarëve tanë, e po ashtu edhe në aspektin e angazhimit politik me bashkatdhetarë shqiptarë, duke ngritur e vlerësuar lart punën dhe angazhimin e secilit bashkëatdhetar, duke përfshirë në libër të gjithë mësuesit vullnetarë të cilët punuan në këtë shkollë, admisnitratën suedeze të strehimores, e cila ia mundësoi punën shkollës shqipe, që u siguroi lokalin dhe të gjitha mjetet e tjera të cilat kanë qenë të nevojshme për një punë normale e funksionale të shkollës. Në mënyrë shumë simpatike dhe të këndshme flitet edhe për një klub futbollistik nga të rinjtë shqiptarë të cilët arritën suksese të dalluara në këtë sport të popullarizuar. Një vend të rëndësishëm e zë edhe drama ”Jeta jonë”, të cilën e përgatitën Rashit Shabani dhe Musa Robelli. Jepet edhe një procesverbal nga Mbledhja e Nëndegës së LDK-së dhe Komisionit lokal të 3 % (Trepërqindëshit) për Svenshögen, ku shihet angazhimi i të gjithë shqiptarëve të kësaj strehimorjeje për ta ndihmuar atdheun, gjithnjë në kontekst me arsimin, shkollën shqipe, e cila, siç shihet edhe nga vetë titulli i veprës: përhap dritë e ngrohtësi, por edhe optimizëm për jetën e të ardhmen e fëmijëve tanë të cilët pa fajin e tyre u ndodhën në një labirint të vështirë jetësor.
Pikërisht, në saje të punës, aftësisë, besnikërisë dhe angazhimit të tij në punë me nxënës, autori vlerësohet dhe ngritet lart nga vetë shoqëria suedeze, deri në atë shkallë sa që Enti Shtetëror për të Huaj në Svenshögen, i ndan ”Diplomë” për punën e tij si mësues i gjuhës amtare. Më vonë, kur u shpërngul në Uddevalla, shumë shpejt u emërua zëvendës/rektor i shkollës së këtij qyteti Ramnerödsskolan.
Në përgjithësi, mund të themi, se libri ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM”, – Libër dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991-1994” është një vepër faktorgrafike dhe dokumentuese për angazhimin vullnetar të mendjeve të ndritura të kombit tonë që vepruan me mençuri e aftësi, pra edhe në strehimoren Svenshögen të Suedisë, për t`i shërbyer kombit e atdheut duke i organizuar shqiptarët në mërgim, duke realizuar mbarëvajtjen e shkollës shqipe dhe duke vepruar edhe në forma të tjera, gjë që autori arrin me sukses ta realizojë synim.
Gjuha e përdorur e autorit, është në nivelin profesional, shumë e kuptueshme dhe në mënyrë të pastër del në sipërfaqe edhe falënderimi ndaj popullit suedez, i cili ndihmoi kaq shumë fëmijët e mërgimtarëve tanë në strehimoren Svenshögen.
Dhe krejt në fund, mund të pohoj se ky libër, sa është dokumentar, po aq është edhe historik, sepse ky do të shërbejë edhe si dëshmi historike për disa raporte të një periudhe të caktuar nga e kaluara jonë përkitazi me çështjen e arsimit dhe qëndrimin tepër tolerues e dashamirës të shtetit suedez. Libri do t`u shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme për zbardhjen e gjurmëve shqiptare në Suedi, organizimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të atdheut e kombit.
Förslöv/Suedi, Nëntor 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hysen Ibrahimi: Koalicioni ''Rugovian''
» Hysen Ibrahimi: Enciklopedia e urrejtjes
» Hysen Ibrahimi: Xhelal Ferizi, poet dhe atdhetar
» Hysen Ibrahimi: Në mungesë të Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova
» Hysen Këqiku: Vepër me figura dhe invencion meditativ
» Hysen Ibrahimi: Enciklopedia e urrejtjes
» Hysen Ibrahimi: Xhelal Ferizi, poet dhe atdhetar
» Hysen Ibrahimi: Në mungesë të Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova
» Hysen Këqiku: Vepër me figura dhe invencion meditativ
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi