Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:NDERI FLET VET

Shko poshtë

MENTOR THAQI:NDERI FLET VET Empty MENTOR THAQI:NDERI FLET VET

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 12, 2012 10:54 pm



MENTOR THAQI:NDERI FLET VET 275246_100000582437455_2097760_n


MENTOR THAQI:NDERI FLET VET


(Gazullëve nëpër shekuj)

Rrënjë e Trung,
në Lashtësi motesh,

erërave meçavash, përballë,
në teh stuhishë e stihishë.
Kokën në cung, për ta e vëj,
pasha Plagët e Atdheut,
se cfilitjeve historike
kurrë gverr s´i lanë!

As Gjoni i parë i para Gjonit,
e as nipër pas stërnipërsh,
bimë të egra në Oborr
nuk lanë as lënë,
që shartim të ligë t´mos kenë,
jasht Trungut të shëndoshë,
me lindje të mbarë!

Gazullët,
në Shkodër e Malësi,
në Dardaninë-Iliri,
ambasador e konsuj
me stema e flamuj,
mijëvjeçarët, mbi supe mbajnë,
gjithmonë
krushq të Dasmës së Bekuar,
e gjithmonë në Çergë të parë,
fjalimit-kuvend, vulë!

Nderit,
rendin pa ia prishur,
në Kanun e për Kanun,
në vend të vet
për Mbretërinë Shtet,
me Hapa Kanonik të Hyjit,
Flijimi, shëntërisht bëhet
për rrnesen e lavdishme!
Matematikës dhe Yjësisë,
me profeci filozofi
ekzaktim,
shekujve në këmbë,
se aty ke Froni,
foli Pali, e tha Gjoni,
që atë ditë e më vonë,
fjala e Besa morën jehonë,
e s´i zhbëu jo, Diktatura
as vet Zia-Katrahura,
sot Danieli, ndërton Ura!!!


Mentor Thaqi VS., 28.04.2011

Daniel Gazulli """"Mirënjohjen time ma të thellë, i dashtun Mentor. Të gjtihë nga pak e ruejtem kombin, i mbrojtem këto troje. Falemnderit shumë.29. April 2011 um 06:05 · Gefällt mir nicht mehr · 5
Daniel Gazulli """"Portreti i astronomit Gjon Gazulli asht i piktorit Pjerin Sheldija. Ndihmesen ma të madhe për njohjen e jetës dhe veprës së tij e ka dhanë Profesor Jahja Drançolli me vepren "Gjin Gzulli - astronom dhe diplomat i shekullit XV". Asht meritë në radhë të parë e Profesor Drançollit njohja e Gjon Gazullit, astronom e matematikan,për të cilin kam rastin me shprehë mirënjohjen time ma të thellë.




MENTOR THAQI:NDERI FLET VET 550892_531180863577990_1844135998_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MENTOR THAQI:NDERI FLET VET Empty Re: MENTOR THAQI:NDERI FLET VET

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 12, 2012 10:56 pm





NË MBAMËNDJE TË BACËS DANIEL GAZULLI, NDERIM!

(Nderim postmortum!)

Ndjej keqardhje dhe dhimbje shpirtërore vëllazërore për ndarje nga kjo jetë të krijuesit, arsimuesit dhe arsimdashësit, atdhetarit dhe njeriut të devotshëm vertikal, FISNI
KUT të Derës Fisnike-Aristokrate-Kombëtare-Popullore të GAZULLËVE, Bacës dhe mikut tonë të dashur Daniel Gazulli, një ndarje e dhimbshme për secilin prej nesh, për Familjen dhe Kombin, për Artin-Letërsinë dhe Kulturen e Arsimin Kombëtar! Familjes së shumënderuar Gazulli, farëefisit dhe Kombit tim nga unë dhe Familja ime, ngushllimet më të përzemërta vëllazërore! Nderim të përjetshëm jetës dhe veprës së tij!!!



MENTOR THAQI:NDERI FLET VET 546777_531162726913137_1764477199_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi