Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetem Ramadani: Me anë të meditimit 20 milionë euro mund t’i bëj 100

Shko poshtë

Hetem Ramadani: Me anë të meditimit 20 milionë euro mund t’i bëj 100 Empty Hetem Ramadani: Me anë të meditimit 20 milionë euro mund t’i bëj 100

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 14, 2012 9:22 pm

Hetem Ramadani: Me anë të meditimit 20 milionë euro mund t’i bëj 100


Hetem Ramadani: Me anë të meditimit 20 milionë euro mund t’i bëj 100 Largea_inva-mula_hetem-ramadani1352902053
Biznesmeni i njohur, Hetem Ramadani, para disa kohësh pohoi se meditimi solli shtatzaninë pas 16 vitesh, të bashkëshortes së tij Inva Mulës .

“Absolutisht po. Inva ka kohë që mediton dhe ka arritur të zbulojë këtë mrekulli duke qenë pranë meje. Njeriu mediton me një qëllim dhe një nga qëllimet tona ishte të kishim një fëmijë. Bëmë disa vizita në mjekë të ndryshëm dhe na thanë që është shumë e vështirë për një grua që ka 16 vite që nuk lind, të mbetet përsëri shtatzënë. Unë përsëri besova te forca e universit dhe vendosëm që të mos bëhemi pesimistë dhe akoma më pak t’u dorëzoheshim metodave të reja të shtatzënive, sepse donim që gjithçka të vinte ashtu si Zoti e ka vendosur që të lindë një fëmijë, dhe ia arritëm. Kjo është mrekullia e meditimit, aq sa edhe mjekëve u dukej e pabesueshme”, është shprehur ai.

Dhe jo vetëm. Në një intervistë për “GSH”, ai ka pohur se meditimi i ka ndryshuar jetën aq sa nëpërmjet tij, 20 milionë i kthen në qindra milionë euro.

“Kontakti me vetëdijen, me spirit-in e zmadhon kreativitetin dhe risinë, këmbimin e informacioneve, mendimeve dhe ideve, që sillen në fushën unike energjike. Të mos harrojmë edhe mendimi është energji. Më tutje kontakti me fushën unike energjike rrit dëshirën, qëllimin me gjasën e ngjarjes. Kështu, rastësitë, në fakt nuk janë rastësi. E gjitha kjo më mundëson të meditoj, të mos punoj fare dhe, nga 20 milionë, t’i bëj disa qindra milionë euro”, ka deklaruar Ramadani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi