Krasniqi: Kosova po sundohet nga tradhtarët e rinj

Kosova po sundohet nga tradhtarët e rinj ka deklaruar sonte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ndërsa për kryeministrin Hashim Thaçi, tha se beson se është rrugaç. “Këta pushtetarë si vjedhin, pasurohen dhe shkelin interesat shqiptare”, janë “tradhtarë të rinj”.
Krasniqi ka përsëritur se nëse është nevoja është i gatshëm t’ia thyej dhëmbët kryeministrit Thaçi, por se nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë.
Deri më sot askush nuk më ka mbetur borxh, dhe askujt nuk i kam borxh”, tha Krasniqi, derisa pyetej në vazhdimësi se a do ta përdorte kanunin apo jo, meqë shpesh aludonte në një gjë të këtillë duke iu referuar nderit të lënduar nga kryeministri Thaçi, pasi sipas tij ka shpifur ai dhe partia e tij ndaj deputetit dhe familjes Krasniqi. Ai po ashtu i referohej një situate të këtillë duke theksuar se o pengohet drejtësia ndaj pasië së tij.
Krasniqi shumë muaj më parë ka ushtruar padi, pas një reagimi publik denigrues të PDK-së, si kundërpërgjigje ndaj akuzave që ai kishte bërë ndaj Thaçit dhe PDK-së.
“Unë do ti përdori të gjitha mjetet legale kundër Hashim Thaçit dhe bandës së tij për atë që kanë bërë kundër familjes time”, ka thënë Krasniqi, duke folur për atë se si kryeministri e kishte quajtur gruan e Florin Krasniqit, "çetnike".
Duke iu referuar edhe njëherë origjinës së kësaj situate, ai tha se kjo gjendje është pasojë edhe e një pjesë të ndërkombëtarëve që preferojnë regjime të korruptuara. Ai më pas e zgjeroi tezën e sundimit të kësaj kaste politike duke thënë se ata po synojnë që të pasurohen gjithnjë e më shumë, dhe në këtë mënyrë ta kontrollojnë edhe çdo lloj pushtetit që vjen pas tyre, për ta rimarrë sërish vet. Ai tha se këta janë të gatshëm të largohen nga pushteti për katër vjet, dhe me pasurinë që kanë bërë, me shumicën e medieve të blera, do të bëjnë shumë propagandë, dhe se klasa politike që do të jetë në pushtet, meqë nuk do ti mjaftojnë katër vjet as për ta stabilizuar gjendjen, do të rikthen sërish në pushtet.
Ai fajësoi sërish SHIK-un dhe e quajti tallje me popullin kinse anëtarësimin e Kadri Veselit në SHIK. Si mund të anëtarësohet dikush në një parti, të cilën për kaq shumë kohë e ka kontrolluar, dhe është bashkëfajtorë për gjithë ato të këqija që i ndodhën vendit pas luftës.
Departamenti Amerikan i Shtetit i mbështet regjimet e korruptuara dhe sipas Krasniqi, është duke e mbështetur edhe regjimin e Hashim Thaçit. Florin Krasniqi ka thënë se kryeministri Thaçi është i shantazhuar, duke thënë se ka ardhur në pushtet pas vjedhjes së votave.
“Një njeri që nuk ka prejardhje të pasur dhe tani është i pasur, është kriminel”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe për bashkimin kombëtar duke u shprehur se Amerika duhet të bindet që Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen.
“Politika amerikane për Kosovën, nuk është e shkruar në gur, por në letër dhe ne së bashku mund ta ndryshojmë këtë politikë dhe t’i tregojmë Amerikës së Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen”, ka thënë Krasniqi në “Rubikon”.
Ai tha se jetën e tij e flijon më parë për Amerikën se për Kosovën. Krasniqi me një fjalë ka lënë të kuptohet se e donë Amerikën më shumë se Kosovën.
“Unë e jap jetën për sigurinë kombëtare të Amerikës, përpara se ta jap jetën për sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Florin Krasniqi.
Ai tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet ta pranojnë këtë situatë, duhet të jenë më aktiv për ta ndryshuar situatën, vendi është gjithnjë e më i varfër, por njerëzit e ndershëm nuk duhet të lejojnë një politikë të këtillë, ‘ta marrin fatin e vendit në duart e tyre’. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shoqëria "Bashkimi Shqiptar": TRADHTARËT E VJETËR DHE TRADHTARËT E RINJ nga i madhërishmi Jusuf Gervalla (Histori)
» Xhihadistët e rinj vijnë nga Kosova - Ballkani, një fuçi baruti e radikalizmit islamik
» Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
» Policia brenda Kuvendit, Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video)
» Zana Krasniqi: Miss Universe Kosova 2008 ne Miss Universe Pageant

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi