Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlash, na ka ardhur Mbreti!

Shko poshtë

Vlash, na ka ardhur Mbreti! Empty Vlash, na ka ardhur Mbreti!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 2:29 pm

Vlash, na ka ardhur Mbreti!


Vlash, na ka ardhur Mbreti! Largea_e02d8172-b588-4c86-b660-9128295dd33c_w443_r1_cy3_cw93-11353113573
Sekëlldi në PS. Kryetari nuk është i qetë. Sokol Balla e pyeste pak ditë më parë në emisionin e tij "Top Story", nëse do të nderonte kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe dhe përgjigja ishte një fytyrë e vrenjtur që dukej se ishte e gatshme të përpinte intervistuesin. Nga goja i erdhi në mënyrë të vetëvetishme përgjigja: JO.
Në mënyrë hokatare dhe në dukje të pafajshme intervistuesi këmbënguli, "Po pse?". Fytyra e të intervistuarit nga e vrenjtur kaloi në nxirje. Një pyetje jashtë çdo programimi dhe që si rëndom në të tilla raste e nervozon së tepërmi Kryetarin Rama. Intervistuesi jo vetëm që nuk ishte mjaftuar me përgjigjen që ai kishte marrë nga pyetja e parë, por po kërkonte edhe më tej sqarime ose llogari. Përgjigja e radhës e Ramës ishte një JO e menjëhershme e shoqëruar me një pamje kërcënuese ndaj Ballës, që të mos guxonte të vijonte më tej në këtë temë.
Duke e kuptuar se mimika e tij u bë e frikshme, i thirri mendjes se ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Për zbutje, fytyrës së nxirë i bashkoi një buzëqeshje nga ato tipiket e tij, jashtë çdo konteksti normal ku cepat e buzëve gati sa prekin majat e veshëve dhe dhëmbët e rinj të vënë janë gati të dalin nga goja e Kryetarit për të kafshuar. Këtu Balla u tërhoq. Rama është i paparashikueshëm në të tilla raste.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë. Si është e mundur që Kryetari i PS nuk mund të artikulojë një qëndrim politik publik për një personalitet si Ahmet Zogu? I mirë apo i keq qoftë qëndrimi, Kryetari i partisë më të madhe të opozitës duhet të japë argumente për "popullin opozitar". Të thotë të paktën atë që thoshte Enver Hoxha, që "Mbreti ishte Satrap". Të thotë fjala vjen atë që thonë historianët e tij nga Paskali tek Xhufi dhe me radhë, se e shiti Shqipërinë, se ishte tradhtar, se vodhi floririn apo broçkulla të tjera që kemi 75 vite që i dëgjojmë. Por, Rama as nuk i pohon këto dhe as nuk na jep publikisht arsyet se përse nuk duhet respektuar dhe nderuar Mbreti Zog, duke e veshur përgjigjen e kësaj pyetjeje me një vello misteri, jo më vetëm në planin partiak, por në atë personal.
Në një mbledhje të grupit parlamentar të muajit shtator, deputeti Braçe kërkoi nga Rama që të dinte qëndrimin që do të mbante PS për figurën e Ahmet Zogut dhe nuk mori asnjë përgjigje. Kjo vinte pas deklaratës së bërë nga deputeti Majko, i cili e vlerësoi ndryshe nga deputetë e tjerë të PS largimin e Ahmet Zogut nga Shqipëria.
"Mendoj se ka akte që duhen vlerësuar dhe p.sh një akt që duhet vlerësuar është ai i largimit të Ahmet Zogut jashtë vendit në pushtimin e Italisë. Shumë historianë e kanë cilësuar si akt tradhtie, por për mua akti i largimit të mbretit Zog është akti i vetëm juridik që i tregonte botës së Shqipëria ishte pushtuar nga Italia dhe duhet vlerësuar me pozitivitet. Këtë e tregojnë edhe eksperiencat e huaja te mbretërve të tjerë. Këtu ka një hile, pasi një pjesë e shoqërisë shqiptare dhe e formacioneve antizogiste e përqafuan si pozitiv aktin e pushtimit nga Italia dhe pothuajse nuk flitet fare për deputetët që kanë firmosur për dorëzimin e kurorës të mbretit Zog, Italisë dhe ky është krim shtetëror. Nuk po them që kjo e zhvesh Ahmet Zogun nga të metat e tij, por ky akt mendoj se duhet te ndriçohet.".
Kjo ishte deklarata publike e Majkos, e cila solli reagimin e Braçes. Ndërsa dje, një tjetër deputet i PS, Balla i kërkonte llogari Presidentes së Kosovës, Jahjaga se përse po vinte nw Tiranw qw të nderonte figurën e Ahmet Zogut, ndërkohë që këtë po e bëjnë publikisht edhe deputetë të tjerë të PS.
Dyzimi që ka përfshirë PS në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj figurës së Ahmet Zogut, në fakt është një dyzim, të cilit nuk po mund t'i japë përgjigje Kryetari i PS. Vetë Rama është njeriu më i dyzuar në këtë histori. Nga njëra anë, përmes heshtjes, Rama po mundohet të fshehë diçka nga historia e familjes së tij. Kjo e bën atë të hezitojë që të mbajë një qëndrim kritik publik ndaj figurës së Zogut. Nga ana tjetër i druhet vlerësimit të figurës së Ahmet Zogut duke e parë atë si kosto tek një e majtë që është ushqyer për më shumë se gjysëm shekulli me çorbën e "satrapit".
Në librin e tij "Kurbani", Rama flet për Ahmet Zogun, por jo duke e gjykuar për Mbretërinë dhe sistemin politik që ai implementoi, por duke e gjykuar në planin personal. "Nga dora e hekurt e një beu hamshor prej Mati….", shkruan Rama.
Rama bëhet i pari ndër të gjithë politikanët, studiuesit dhe historianët që kanë shkruar rreth personalitetit të Zogut në këto dhjetëra vite dhe që na zbulon dhe evidenton se Mbreti paska qenë një hamshor. Se ku dhe nga kush i ka zbuluar këto fakte Rama nuk jep shpjegim.
A mund të jetë ky një argumentim i denjë për një lider politik kur ai i drejtohet lexuesve apo mbështetësve të tij me thirrjen për të mos e respektuar Ahmet Zogun vetëm e vetëm se ai paska qenë hamshor ?! Për më tepër që të qenit të tillë nuk është mëkat, as shkelje e ligjit dhe as përbën vepër penale?!
Ky lloj vlerësimi për një figurë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë ngre pikëpyetje të tjera që lidhen me perversitetin e Ramës në politikë. Mos vallë Rama i do impotentë ata që e rrethojnë? Dhe pyetja tjetër, mos vallë Rama si lider politik ka si kriter vlerësues në rrethin e tij pikërisht anën seksuale, duke kujtuar se një pjesë e mirë e meshkujve që e rrethojnë pozojnë të veshur si gra?
Mënyra se si Rama e shikon figurën e Ahmet Zogut nuk ka të bëjë aspak me politikën dhe as me figurën e Mbretit dhe Mbretërisë. Qartazi është një urrejtje personale e shoqëruar me një xhelozi prej kopili ndaj familjes që krijoi Ahmet Zogu. Dhe Rama e shfaq qartazi këtë xhelozi të trashëguar, ndërsa tek libri "Kurbani" ai flet me një urrejtje edhe për fëmijën, Princin Leka I, i lindur nga Ahmet Zogu me Mbretëreshën Geraldinë. "…bashkë me Mbretëreshën rrezatuese që mbante në gjirin e bukur djalin dyditësh të dashurisë së tij pasionante…".
Edhe ky përshkrim për Mbretëreshën Geraldinë, ashtu sikurse edhe për Ahmet Zogut nuk i shpëton konteksit pervers të Ramës, i cili imagjinon njëlloj sikurse imagjinonte shumë vite më parë dhe që rrefehej tek tregimi i tij me titullin "Ina, Ina hiqi brekët". Nëse urrejtja për Zogun si hamshor edhe mund të mirëkuptohet për Ramën, për Geraldinën është absolutisht e pa kuptimtë.
Është evidente se emri i Ahmet Zogut e komplekson Ramën. E bën të ndjehet keq edhe ashtu i vdekur. E shfaq inferioritetin e tij edhe kur flet edhe kur hesht. Arsyet? Ndoshta Ahmet Zogu i kujton jo vetëm historinë e shtetit shqiptar, por edhe të familjes së tij.
Nëse do ti duhej ti përgjigjej Ramës, Ahmet Zogu mund ti thoshte sot shumë pak. Po unë isha "hamshori" me një grua konteshë dhe të respektuar në kombe të ndryshme, personifikimi i femrës fisnike dhe të bukur që lindi një Princ dhe që i qëndroi pranë bashkëshortit të tij edhe në ditët më të vështira, ndërsa ti… pa të kujtuar fillimet, së fundmi një zvarranik i pa moralshëm që merr për bashkëshorte gratë e miqve të tu.
Ndërsa në planin politik, Rama është aq i vogël përpara figurës së Ahmet Zogut sa bën mirë që hesht. Një karrierë impresionuese me rezultate spektakolare në shtetformimin e shtetit shqiptar, për të cilët historianët anglezë janë shprehur se, Ahmet Zogu ishte njeriu që fiset i ktheu në komb dhe kombin e bëri shtet.
Komplekset dhe Inferioriteti që e mundon Ramën ndaj figurës së Ahmet Zogut nuk përbëjnë asnjë motiv përse shqiptarët të mos bashkohen sot në nderimet që do t'i jepen këtij burri shteti. Edhe i vdekur ai triumfoi mbi të vdekurit e gjallë që enden sot si hije fatkeqe pa mundur të shkëputen nga dogmat enveriste.
Shqiptarët e pritën dje Ahmet Zogun si një Mbret, me nderimet që i takojnë një burri shteti. Edhe Vlashi po të ishte gjallë do të ishte në Rinas dje, dhe jo me nipin e tij në selinë e PS.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi